Ndeshja Shqipëri-Serbi pa tifozat “Kuq e Zi”, për herë të parë jashtë stadiumit

Për herë të parë që nga themelimi i tyre 21 vite më parë, grupi më i madh i tifozëve shqiptarë, Tifozat Kuq e Zi (TKZ), ka njoftuar se nuk do të jetë i pranishëm në stadium për të përkrahur Kombëtaren në ndeshjen e shumëpritur kundër Serbisë, që do të luhet më 7 qershor 2025 në “Air Albania”.

Në një deklaratë publike, TKZ shprehet se kjo është hera e dytë në historinë e tyre që nuk do të jenë në tribunë për të mbështetur Kombëtaren. Herën e parë, më 14 tetor 2014, kjo ndodhi për shkak të ndalimit nga autoritetet serbe në Beograd. Kësaj here, sipas tyre, pengesa vjen nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), të cilën ata e akuzojnë për përjashtim të tifozëve të vërtetë dhe organizim të padrejtë të shpërndarjes së biletave.

TKZ kundërshton ashpër sistemin e aplikimit me short, që e cilësojnë si të manipuluar dhe të ndërtuar për të favorizuar agjencitë turistike dhe spekulimet me çmime. Ata theksojnë se nuk kanë marrë pjesë në këtë proces, duke e cilësuar si “farsë”, transmeton albinfo.ch.

Sipas tyre, çmimet e larta të biletave që shkojnë nga 150 deri në 1000 euro kanë kthyer një ndeshje futbolli në një aktivitet luksi të papërballueshëm për tifozin mesatar. “Është e paimagjinueshme që një familje e zakonshme shqiptare të shpenzojë rreth 600 euro për të ndjekur një ndeshje futbolli”, thuhet në deklaratë.

TKZ shpreh zhgënjim të thellë ndaj politikave të FSHF-së, të cilat sipas tyre përjashtojnë ata që kanë qenë pranë Kombëtares në çdo ndeshje, në çdo shtet dhe në çdo mot, për më shumë se dy dekada.

“Gjithpërfshirja i ka të gjithë brenda përveç se TKZ-në. Aty janë agjencitë e udhëtimit dhe politikanët, por vetëm BESNIKËT e përjetshëm JO,” theksohet në reagim.

Megjithatë, pavarësisht bojkotit të ndeshjes, TKZ përfundon mesazhin e tyre me një shpresë të thjeshtë, por domethënëse:

“Le të fitojë njëherë Kombëtarja.”

 

Zvicra do të ashpërsojë masat ndaj shtetasve me nënshtetësi të dyfishtë që shmangin shërbimin ushtarak

Një marrëveshje e vjetër mes Bernës dhe Parisit, e lidhur në vitin 1997, i lejonte shtetasve me nënshtetësi të dyfishtë zvicerano-franceze të shmangnin shërbimin ushtarak në Zvicër, nëse ata merrnin pjesë në “Ditën e Mbrojtjes dhe Shtetësisë” në Francë (Journée défense et citoyenneté). Çdo vit, rreth 800 të rinj me shtetësi të dyfishtë përfitojnë nga kjo rregullore për të shmangur detyrimet ushtarake në Zvicër.

Mirëpo, përballë mungesës së rekrutëve dhe përkeqësimit të situatës së sigurisë në Evropë, autoritetet zvicerane fillimisht parlamenti, e më pas edhe Këshilli Federal kanë vendosur të rishikojnë këtë marrëveshje, transmeton albinfo.ch.

Qëllimi është që një kurs gjysmë-ditor teorik në Francë të mos konsiderohet më i mjaftueshëm për të përjashtuar një shtetas të dyfishtë nga shërbimi ushtarak zviceran. Zvicra do të kërkojë rinegocimin e marrëveshjes me Francën për këtë çështje.

Nisma për ndryshimin e marrëveshjes është ndërmarrë nga deputeti Pascal Schmidt nga Partia Popullore Zvicerane (SVP), i cili në shkurt 2025 dorëzoi një mocion parlamentar për këtë qëllim.

Sipas tij, qytetarët me shtetësi të dyfishtë duhet t’i nënshtrohen shërbimit ushtarak zviceran nëse trajnimet që marrin jashtë vendit nuk përmbushin standardet e Zvicrës siç ndodh me Francën.

Sipas Ministrisë franceze të Mbrojtjes, “Dita e Mbrojtjes dhe Shtetësisë” është një aktivitet gjysmë-ditor që synon të ndërgjegjësojë të rinjtë për rëndësinë e lirisë dhe ofron informacione mbi karrierat civile dhe ushtarake. Gjithashtu, ofron mbështetje për të rinjtë në vështirësi që kërkojnë orientim profesional.

Por kjo përvojë është shumë larg nga ajo që kërkohet në Zvicër, ku rekrutët duhet të përfundojnë 18 javë trajnim bazë dhe të marrin pjesë në gjashtë trajnime të përsëritura nga tri javë secili, përgjatë nëntë viteve.

“Personat me nënshtetësi të dyfishtë janë në një pozicion të favorshëm,” deklaroi Schmidt. “Vetëm në pesë vitet e fundit, ushtria zvicerane ka qenë me 5,000 rekrutë më pak, pikërisht për shkak të kësaj dispozite.”

Ai shtoi se nuk e imagjinon që shumica e parlamentit të dëshirojë të ruajë këtë situatë.

 

Si mund të penalizoheni në Zvicër nëse dilni në pension herët

Nëse po ëndërroni të ndërprisni punën para moshës zyrtare të pensionit prej 65 vjeç, mund t’ju duhet ta rishikoni këtë plan  të paktën kështu kërkon qeveria zvicerane.

Edhe në kushtet më të mira, dalja në pension para kohe nuk është e leverdishme financiarisht – përveç nëse jeni të pasur dhe keni mjete të mjaftueshme për të jetuar rehat për pjesën tjetër të jetës.

Por nëse nuk jeni në këtë kategori, përgatituni për pensione më të ulëta.

Për shembull, nëse dilni në pension një vit më herët (në moshën 64), pensioni juaj nga shtylla e parë (AHV/AVS) do të reduktohet përgjithmonë me 6.8 përqind, shkruan the local transmeton albinfo.ch.

Nëse dilni dy vite më herët (në moshën 63), reduktimi arrin në 13.6 përqind.

Kjo do të thotë se, nga një pension maksimal mujor prej 2,520 frangash, do të humbisni 171 franga në rastin e parë dhe 342 franga në të dytin.

(Natyrisht, shumica e njerëzve në Zvicër kanë gjithashtu pensione nga shtylla e dytë dhe e tretë, të cilat ndihmojnë në zbutjen e këtij reduktimi.)

Penalizimet mund të thellohen

Aktualisht, rreth 11 përqind e popullsisë në moshë pune zgjedh të dalë në pension herët, dhe qeveria po përpiqet të dekurajojë këtë praktikë.

Për këtë arsye, po shqyrtohet rritja e penaliteteve për ata që largohen nga tregu i punës përpara kohe  goditja më e madhe do të jetë në portofol.

Në vend të një penaliteti 6.8 përqind për daljen në pension në moshën 64, kjo shifër mund të rritet në 7.5 përqind.

Ndërsa ata që dalin në pension në moshën 63, mund të përballen me një shkurtim prej 15 përqind.

Pse këto masa të ashpra?

Gjithçka lidhet me financat.

Popullsia e Zvicrës po plaket dhe njerëzit jetojnë më gjatë  një zhvillim pozitiv që gjithsesi paraqet sfida të mëdha.

Sipas institutit të mendimit Avenir Suisse, “numri i pensionistëve në Zvicër do të rritet me 61 përqind deri në vitin 2035, ndërsa popullsia aktive do të shtohet vetëm me 7 përqind.”

Kjo do të thotë se shpenzimet për pensionet (AHV/AVS) do të rriten ndjeshëm gjatë dhjetë viteve të ardhshme, por kontributet nga të punësuarit nuk do të mjaftojnë për ta mbajtur sistemin të qëndrueshëm financiarisht.

Nëse nuk merren masa, pritet që AHV/AVS të ketë një deficit prej 2.5 miliardë frangash brenda pesë viteve të ardhshme.

Për këtë arsye, qeveria zvicerane po përpiqet të inkurajojë njerëzit që të punojnë përtej moshës zyrtare të pensionit dhe të shmangin daljen para kohe nga puna.

Sipas ministres Elisabeth Baume-Schneider, përgjegjëse për Zyrën Federale të Sigurimeve Shoqërore, “do të shqyrtojmë normat e reduktimit për pensionin e parakohshëm.”

 

“Larg së qenuri ideal”

Jo të gjithë në Zvicër janë dakord me këto propozime.

Gabriela Medici, përgjegjëse për çështjet sociale në Federatën e Sindikatave të Zvicrës, mendon se ky propozim nuk është thjesht një taktikë frikësimi  qeveria mund të marrë me të vërtetë masa për të rritur penalitetet.

Megjithatë, sipas saj, kjo do të ishte “larg së qenuri zgjidhja ideale.”

“Ka njerëz me të ardhura të ulëta që nuk mund të gjejnë më punë dhe detyrohen të dalin në pension herët,” tha ajo, duke shtuar se masa e propozuar “do t’i penalizonte këta njerëz.”

Çfarë pritet më tej?

Për momentin, nuk ka ende vendime konkrete  është një propozim në fazë shqyrtimi.

“Sot për sot, bëhet fjalë për një mandat shqyrtimi, dhe nuk janë paraqitur masa të detajuara para Këshillit Federal,” tha zëdhënësi Harald Sohns.

Një lajm i mirë është që qeveria nuk ka ndërmend të rrisë taksat për të kompensuar mungesat në fondin e AHV/AVS.

Në një komunikatë të fundit për shtyp, Këshilli Federal deklaroi se “ka vendosur të mos prezantojë burime të reja financimi, si taksë mbi transaksionet financiare, taksë trashëgimie apo taksë mbi fitimet nga pasuritë e paluajtshme.”

 

Kombëtarja e Kosovës vazhdon përgatitjet për miqësoret e qershorit

Përfaqësuesja A e Kosovës ka vazhduar sot me seancën e radhës stërvitore në Kampin Nacional në Hajvali, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet miqësore që do të zhvillohen në fillim të muajit qershor, ndaj Armenisë më 6 qershor dhe Komoreve më 9 qershor.

Në seancën e sotme kanë munguar mbrojtësi Ismajl Beka dhe portieri Amir Saipi. Beka ka pësuar një lëndim të lehtë gjatë stërvitjes së parë dhe, me rekomandim të stafit mjekësor, është stërvitur individualisht. Ndërkohë, mungesa e Saipit është për shkak të arsyeve shëndetësore.

Përzgjedhësi Franco Foda, së bashku me stafin teknik, ka zhvilluar një seancë dinamike duke u fokusuar në aspektet taktike dhe filozofinë e lojës që synohet të aplikohet në dy ndeshjet në vijim, përcjell albinfo.ch.

Gjatë ditës, Kombëtarja është vizituar edhe nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili ka përshëndetur lojtarët dhe stafin teknik, duke u dëshiruar mirëseardhje futbollistëve të rinj dhe duke i inkurajuar të gjithë të japin më të mirën në paraqitjet e ardhshme.

Mesfushorët Bledian Krasniqi dhe Florian Haxha, që janë për herë të parë pjesë e Kombëtares A, janë shprehur të lumtur për ftesën dhe të motivuar për sfidat që i presin.

“Jam shumë i kënaqur me pritjen në ekip dhe krenar që jam përzgjedhur për të përfaqësuar Kosovën. Stërvitja ishte shumë pozitive dhe besoj se do të kemi paraqitje të mira në dy ndeshjet e ardhshme,” u shpreh Bledian Krasniqi. Ndërsa Florian Haxha tha se është shumë i lumtur për këtë mundësi.

“Seanca e sotme ishte intensive dhe besoj se nga nesër do të fokusohemi në mënyrë specifike për ndeshjen kundër Armenisë. Objektivi ynë është të kemi paraqitje serioze dhe të marrim rezultate pozitive, pasi këto ndeshje janë përgatitje për kualifikimet e ardhshme të Botërorit.”, u shpreh ai.

Ndeshja ndaj Armenisë do të zhvillohet më 6 qershor, ndërsa ajo ndaj Komoreve më 9 qershor, të dyja në orën 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Këto miqësore do të shërbejnë si përgatitje për ciklin kualifikues të Kampionatit Botëror, i cili fillon në muajin shtator, ku Kosova bën pjesë në Grupin B së bashku me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë.

Cilat janë kompanitë më të mira për të punuar në Zvicër në vitin 2025?

Një sondazh i ri ka zbuluar cilat kompani, vendase dhe ndërkombëtare, vlerësohen më shumë nga punonjësit për kushtet dhe kulturën e tyre të punës.

Sondazhi është realizuar nga organizata Great Place To Work, e cila njihet si eksperte në kulturën e vendit të punës. Sipas tyre, 280 organizata në Zvicër morën pjesë në studim dhe 64,578 punonjës u intervistuan në mënyrë anonime për faktorët që bëjnë një kompani të jetë “vend i shkëlqyer për të punuar”, transmeton albinfo.ch.

Fituesit janë ndarë në disa kategori, sipas madhësisë së kompanisë:

Kompanitë e mëdha (250+ punonjës):

1. Hilti – pajisje dhe vegla industriale

2. Stryker – teknologji mjekësore

3. DHL – transport

4. Cisco Systems – teknologji informacioni dhe telekomunikacioni

5. Salesforce – softuer

Kompanitë e mesme (100-240 punonjës):

1. Hilton Hotel – mikpritje dhe hoteleri

2. Amgen – bioteknologji dhe farmaceutikë

3. ServiceNow – teknologji informacioni

4. APP Unternehmensberatung – konsulencë biznesi dhe teknologjie

Kompanitë e vogla (50–99 punonjës):

1. Orange Business Digital – telekomunikacion

2. Farfalla Essentials – shitje me pakicë, produkte wellness

3. Entris Banking – shërbime financiare dhe sigurime

4. ARISCO Versicherungen – konsulencë për rreziqet

5. Trek Fahrrad GmbH – tregtar biçikletash

Kompanitë shumë të vogla (20-49 punonjës):

1. Steinmann & Partner GmbH – çështje sociale dhe administratë publike

2. goSecurity AG – teknologji informacioni

3. Gambit Consulting AG – konsulencë menaxhimi biznesi

4. at rete ag – konsulencë IT

5. Medinova AG – bioteknologji dhe farmaceutikë

Kompanitë ‘mikro’ (10-20 punonjës):

1. Deciphera Pharmaceuticals AG – farmaceutikë

2. Lémanis SA – transport

3. Ergosign Switzerland AG – teknologji informacioni

4. J-eNOV SA – softuer

5. ELSIBE GmbH – inspektime elektrike

 

 

Microsoft investon 400 milionë dollarë në Zvicër për teknologji cloud dhe inteligjencë artificiale

Microsoft ka njoftuar një investim strategjik prej 400 milionë dollarësh amerikanë (rreth 326 milionë franga zvicerane) në Zvicër, duke e pozicionuar vendin si një qendër kyçe për zhvillimin e teknologjisë cloud dhe inteligjencës artificiale (AI) në Evropë.

Në kuadër të këtij investimi, Microsoft do të zgjerojë qendrat ekzistuese të të dhënave në rajonet e Gjenevës dhe Cyrihut, të cilat janë funksionale që nga viti 2019. Investimi përfshin pajisje të reja me procesorë grafikë të avancuar për të përmbushur kërkesën në rritje për shërbime cloud dhe kapacitet të lartë për AI.

Një komponent thelbësor i këtij projekti është promovimi i edukimit dhe trajnimeve në fushën e inteligjencës artificiale. Microsoft synon që deri në fund të vitit 2027, një milion qytetarë zviceranë të kenë ndjekur trajnime në fushën e AI. Ky objektiv do të arrihet përmes platformave të dedikuara si AI-Fitness.ch dhe LerneKI.ch, si dhe mbështetjes për programe të specializuara për studentët dhe punonjësit në zhvillim profesional, transmeton albinfo.ch.

Gjigandi teknologjik planifikon gjithashtu të forcojë bashkëpunimin me startup-e dhe ndërmarrje të vogla e të mesme (SME) në Zvicër, duke punuar në partneritet me rrjetin kombëtar të parqeve të inovacionit. Ky bashkëpunim synon të shpejtojë kalimin nga kërkimi shkencor drejt aplikimeve tregtare.

Në kuadër të këtij investimi, Microsoft riafirmon angazhimin e tij për mbrojtjen e privatësisë dhe sigurinë e të dhënave për përdoruesit evropianë, përfshirë ata zviceranë. Po ashtu, kompania synon të forcojë bashkëpunimin me organizata ndërkombëtare dhe agjenci të OKB-së me bazë në Gjenevë, për të avancuar dialogun politik në lidhje me teknologjitë e reja.

Kjo nismë është pjesë e një plani më të gjerë të Microsoft për të rritur kapacitetet e qendrave të të dhënave në të gjithë Evropën me 40% gjatë dy viteve të ardhshme.

 

Gjykata gjermane: Kthimet e azilkërkuesve në kufi janë “të paligjshme”

Një gjykatë administrative në Berlin vendosi të hënën se kthimet e azilkërkuesve të zbatuara nga qeveria e Friedrich Merz janë “të paligjshme”. Merz e ka bërë reduktimin e emigracionit një nga prioritetet e tij kryesore.

“Shtetasit që kërkojnë azil gjatë kontrolleve kufitare në territorin gjerman nuk mund të kthehen pas pa u aplikuar procedura e Dublinit, e cila përcakton se cili shtet anëtar është përgjegjës për shqyrtimin e kërkesës së tyre për azil,” thuhet në deklaratën e gjykatës, pas shqyrtimit të një padie të paraqitur nga tre shtetas somalezë, transmeton albinfo.ch.

Dy burra dhe një grua mbërritën me tren nga Polonia. Pas një kontrolli doganor më 9 maj 2025 në stacionin Frankfurt (Oder), ata u kthyen në Poloni të njëjtën ditë, pavarësisht se kishin paraqitur kërkesë për azil. Aktualisht ndodhen në Poloni dhe po sfidojnë këtë dëbim në gjykatat gjermane.

“Gjendja e jashtëzakonshme” nuk justifikon kthimin

“Kthimi i aplikantëve ishte i paligjshëm,” shpjegon gjykata. Meqenëse shtetasit somalezë kishin kërkuar azil, “duhej të lejoheshin të kalonin kufirin”, dhe Gjermania duhej të zbatonte procedurën e Dublinit për të përcaktuar vendin përgjegjës.

Gjermania nuk mund të “thirret në një gjendje emergjente”, siç pretendon qeveria, shtoi më tej gjykata, duke theksuar se policia “nuk ka provuar në mënyrë të mjaftueshme ekzistencën e një kërcënimi për sigurinë apo rendin publik”. “Vendimi është përfundimtar,” përmbyllet deklarata, përcjell albinfo.ch.

Menjëherë pas marrjes së detyrës në fillim të majit, qeveria e Merz njoftoi refuzimin e shumicës së azilkërkuesve në kufi dhe rritjen e ndjeshme të kontrolleve, një masë e diskutueshme që nuk u prit mirë nga vendet fqinje.

Ticino voton për projektin 16 milionësh të rindërtimit të stacionit hekurudhor në Locarno

Më 15 qershor 2025, banorët e kantonit të Ticinës do të votojnë në një referendum vendimtar për të ardhmen e stacionit hekurudhor Locarno-Muralto. Në qendër të debatit është një projekt i madh urban prej 16 milionë frangash zvicerane, që synon modernizimin e zonës përreth stacionit dhe përmirësimin e transportit publik në qytetin turistik të Locarnos, përcjell albinfo.ch.

Projekti, i përbashkët mes Kantonit të Ticinës, komunës së Muralto, qytetit të Locarno-s, Komisionit ndërkomunal të transportit Locarno-Vallemaggia, Hekurudhave Federale Zvicerane (SBB), kompanisë FART dhe PostBus, parasheh ndërtimin e një terminali të ri autobusësh përpara stacionit. Përveç kësaj, pritet që zona përpara stacionit t’u kushtohet këmbësorëve, çiklistëve dhe linjave të transportit publik.

Ndërhyrjet përfshijnë:

Riorganizimin e trafikut rrugor

Ndërtimin e hapësirave të reja për biçikleta

Parkime afatshkurtra për automjeteve

Zhvillimin e një hapësire të gjelbër përgjatë bulevardit Viale Cattori

Zvicër: Rezultati i zgjedhjeve në Vernier u manipulua

Është konfirmuar se ka pasur probleme me zgjedhjet e fundit lokale në komunën Vernier në Gjenevë  dhe autoriteti i ri i zgjedhur ende nuk do të marrë qëndrimin e tij.

Kancelarja e Shtetit e Gjenevës, Michèle Righetti-El Zayadi, thotë se disa vota mund të jenë manipuluar.

Një raport eksperti, veçanërisht mbi shkrimin me dorë, tregoi se diçka e dyshimtë ka ndodhur me disa fletëvotime.

Çështja tani është në dorë të gjykatave, transmeton albinfo.ch.

Nëse gjykata e gjen mashtrimin mjaft serioz, zgjedhjet mund të anulohen dhe të bëhen përsëri.

Kancelarja tha se kjo është një çështje serioze që ka tronditur besimin e njerëzve.

Ajo gjithashtu vuri në dyshim nëse nevojiten ndryshime në mënyrën se si kontrollohen votat  dhe madje la të kuptohej se votimi me postë mund të ketë nevojë për disa rregulla të ashpra.

Ndërkohë, qeveria kantonale ka emëruar administratorët e mëparshëm për të drejtuar komunën  ata vijnë nga Partia Socialiste, Të Gjelbrit dhe Liberalët.

 

 

Alba Festival 2025: Muzika që bashkon një brez të tërë shqiptarësh në diasporë

Disa evente janë më shumë se vetëm koncerte. Ato janë më shumë se aq, janë plot gjallëri që pulsojnë në ritmin e brezit të ri. Kështu pritet të jetë edhe Alba Festival 2025, ngjarja më e madhe open-air shqiptare në Zvicër, që më 21 dhe 22 qershor do të shndërrojë Kasernenareal në Cyrih në një skenë të përbashkët të tingujve, argëtim, kërcimit dhe përkatësisë.

Kjo nuk është vetëm një festë muzikore  është zëri kolektiv i një gjenerate që rritet mes dy botëve, që jeton në Zvicër, por akoma rreh me ritmin e gjuhës dhe shpirtit shqiptar.

© 2019 Albinfo.ch/Foto Rromir Imami

Kur popi shqiptar pushton zemrën e Zvicrës

Festivali vjen me një line-up të jashtëzakonshëm që përfaqëson më të mirët e skenës shqiptare moderne. Në qendër të vëmendjes është Adelina Ismaili, një ikonë që i bashkon të gjitha brezat. Pranë saj, emra si Alban Skënderaj, Ledri Vula, MC Kresha, Geasy, Ylli Limani, Era Istrefi, Capital T, DJ Gimi-O, Xhensila, UKAY, Singullar, Mozzik, Azet, Lluni, Lyrical Son, Lumi B, Klajdi, Bruno Miri, DJ Flow, DJ Vicky dhe Feri do të elektrizojnë skenën me energji, stil dhe përkatësi.

Albinfo.ch, si sponsor medial, ndjek këtë festival prej vitesh  jo vetëm për rëndësinë kulturore, por sepse është një hapësirë ku diaspora shqiptare e shpreh veten me krenari dhe kreativitet.

Një ndjenjë që nuk shuhet: me këngë, me vallëzim, me gjuhë të zemrës

Për shumë shqiptarë të rinj që janë rritur në Zvicër, Alba Festival është një vend ku mund të ndihen si në shtëpi, pa u shpjeguar. Ku mund të flasësh shqip pa fjalë, por me kërcim dhe këngë. Një vend ku ndjesia e përkatësisë nuk është e lidhur me kufijtë, por me emocionin kolektiv.

Ky është atdheu i përkohshëm i brezit të ri shqiptar në Evropë, një hapësirë që nuk e ndan kohën në “këtu” dhe “aty”, por që i bashkon me dashuri dhe ritëm.

Kulturë, integrim dhe shumë më shumë se një festival

Alba Festival ka tejkaluar prej kohësh kuadrin e një eventi etnik. Ai perceptohet si një platformë kulturore bashkëkohore, e hapur për të gjithë ata që e ndjejnë veten pjesë të një historie në lëvizje. Mediat zvicerane e kanë vlerësuar si një model pozitiv të bashkëjetesës kulturore, që tregon se integrimi nuk bëhet vetëm nëpër zyra – por edhe në skena, në këngë dhe në përqafime shumëngjyrëshe.

 

Për të gjitha detajet, biletat dhe programin e plotë vizitoni faqen zyrtare:
🔗 www.alba-festival.ch

Laçi: Do të japin zemrën në fushë

Qazim Laçi tha se ndeshja me Serbinë është e fortë dhe se ekipi do të përgatitet për të marrë maksimumin nga kjo sfidë.

Mesfushori luftarak shtoi se lojtarët janë profesionistë dhe do të japin zemrën në fushë, raporton FSHF, transmeton albinfo.ch.

Serbia shihet në letër si një kundërshtar më i fortë se Shqipëria, a është ky një avantazh për ne? – Kemi një ndeshje shumë të fortë, luajmë brenda në shtëpi, nuk është njëra apo tjetra skuadër e favorizuar, jemi të barabartë dhe do të duket brenda në fushë. Ne do të përgatitemi nga ana jonë për fitoren, ajo ka rëndësi për momentin. Do të mundohemi ta marrim ndeshjen si profesionistë dhe mos emocionohemi aq shumë si njerëzit jashtë. Është gjë e mirë kjo, se dhe ne në fushë mund të japim më shumë.

Thirrje për tifozët? – Besoj tifozët do të jenë gjithmonë pas nesh, siç kanë qenë gjithmonë. Patjetër është ndeshje shumë e veçantë, vetëm duhet me pas kujdes. Tifozët në gjithë këto vite që jam këtu nuk kanë bërë asnjëherë gjëra të këqija. Besoj do të jenë korrektë. I presim në stadium, na ndihmojnë dhe mbështesin sa më shumë.

Gjendja fizike e skuadrës? – Nga ana fizike të gjithë lojtarët do të përgatitemi mirë, por mentalisht besoj do të jetë më e rëndësishme. Fizikisht shumë lojtarë nuk do të jetë e lehtë të jenë në nivelin e duhur, por nga ana e mentalitetit duhet të jesh aty dhe këtë do ta tregojmë. Kur je mentalisht i fortë, ndihmon edhe trupin të jesh fizikisht mirë.

Ndeshje përballë rivalit direkt ndaj vendit të dytë, çfarë duhet të bëjë Shqipëria për të fituar ndeshjen? – Kemi një shans të madh sepse e luajmë në shtëpinë tonë. Kjo do të jetë forca jonë, besoj. Nga minuta e parë duhet të futemi me mendimin për të fituar ndeshjen, emocionet t’i lëmë jashtë. Duhet të punojmë në stërvitje, disa gjëra që kemi biseduar me trajnerin shpresoj të dalin edhe në fushë.

Më mirë në Shqipëri apo Serbi ndeshja e parë? – Nuk ka rëndësi, jemi profesionistë, do të merremi në aspektin e futbollit. Është gjë e mirë që kemi ndeshje në shtëpinë tonë, do të kemi mbështetjen e tifozëve, do të mundohemi të japim maksimumin për 3 pikëshin që do të jetë i rëndësishëm dhe për kualifikimin në Botëror.

Sa zemër do të kërkojë sfida me Serbinë? – Nuk besoj që ekipit kombëtar i mungon zemra. E kemi treguar gjithmonë. Lojtarët kanë edhe mentalitetin dhe zemrën për ta fituar këtë ndeshje.

Sa ekziston rreziku të nënvlerësojmë ndeshjen me Letoninë, që është pas përballjes me Serbinë? – Për mendimin tim nuk kemi pasur asnjëherë ndeshje të lehtë. Duhet me pas gjithmonë në mendje që kemi dy ndeshje. Nuk është vetëm ndeshja me Serbinë, edhe me Letoninë. Një fitore me Serbinë duhet të lidhet me fitoren në Letoni dhe do të jetë aq më mirë për të gjithë.

 

Ushtria zvicerane mund të shtrëngojë rregullat për kundërshtimin e ndërgjegjes

Rekrutimi ushtarak i Zvicrës aktualisht u ofron të rinjve një alternativë: shërbim civil për ata që nuk dëshirojnë të mbajnë armë. Megjithatë, kjo liri e zgjedhjes është tani nën vëzhgimin politik. Disa propozime legjislative në diskutim në parlament synojnë ta bëjnë shërbimin civil më pak tërheqës, sipas transmetuesit publik zviceran SRF, transmeton albinfo.ch.

Midis tyre është një thirrje për të rivendosur “testin e ndërgjegjes” të braktisur prej kohësh – një proces burokratik i përdorur dikur për të shqyrtuar pretendimet pacifiste të aplikantëve.

Testi, i vendosur deri në vitin 2009, përfshiu një panel prej tre anëtarësh të emëruar nga shteti i ngarkuar me hetimin e bindjeve morale të rekrutëve që kërkuan përjashtimin nga shërbimi ushtarak për shkak të kundërshtimit të ndërgjegjes. I kushtueshëm dhe i rëndë, sistemi u hoq pasi shumica e aplikantëve u miratuan dhe kostot administrative arritën në miliona. Ai u zëvendësua nga një mekanizëm më i thjeshtë: shërbimi civil i zgjatur, i cili zgjat 1.5 herë më shumë se detyra ushtarake. Numri i burrave që zgjedhin shërbimin civil është rritur që atëherë. Aty ku dikur 1,000–2,000 bënin ndryshimin çdo vit, shifra tani qëndron rreth 7,000. Ky ndryshim ka alarmuar estabilitetin ushtarak të Zvicrës. Kjo është një brigadë e tërë e humbur çdo vit, sipas Stefan Holenstein, president i Shoqatës Zvicerane të Rishikimit Ushtarak. Ai fajëson lehtësinë e procesit. Disa klikime, dhe ju jeni jashtë, tha ai.

Forcat e armatosura të Zvicrës po përgatiten për një mungesë. Ministria e mbrojtjes projekton një mungesë personeli deri në vitin 2030, e nxitur nga ndryshimet demografike dhe një reformë e vitit 2004 që shkurtoi kohëzgjatjen totale të shërbimit të detyrueshëm ushtarak nga 12 në 10 vjet. Për të adresuar këtë, avokatët ushtarakë si Holenstein duan të rivendosin testin e ndërgjegjes dhe të eliminojnë atë që ata e përshkruajnë si një liri de facto për të zgjedhur shërbimin civil në vend të shërbimit ushtarak.

Sipas sistemit të mëparshëm, aplikantëve u kërkohej të provonin se shërbimi ushtarak ishte thelbësisht i papajtueshëm me ndërgjegjen e tyre  një test në thelb subjektiv, por që dekurajonte shumë që të aplikonin.

Kritikët e kthimit të propozuar në sistemin e vjetër argumentojnë se ai është edhe i vjetëruar dhe kundërproduktiv. Luca Dahinden, drejtor i Civiva, një grup i avokimit të shërbimit civil, paralajmëron se rifutja e testit do të largonte aplikantët legjitimë dhe do t’i shtynte të tjerët të kërkojnë skualifikimin mjekësor si një zgjidhje. Nuk mund ta kthesh orën pas, tha ai. Njerëzit thjesht do ta shmangnin procesin ose do të shtireshin të papërshtatshëm.

Pavarësisht nëse parlamenti vendos të rivendosë testin e ndërgjegjes ose të gjejë mënyra të reja për të forcuar rekrutimin, çështja kryesore mbetet: si të mbahet një ushtri e rekrutuar në një vend ku vullneti i të rinjve për të shërbyer duket se po pakësohet?

Sindikata zvicerane kritikon sulmin federal ndaj pagave minimale

Ekuilibri ndonjëherë delikat i Zvicrës midis autoritetit federal dhe autonomisë kantonale është sërish nën tendosje. Federata e Sindikatave Zvicerane (USS) ka lëshuar një paralajmërim të ashpër: nëse parlamenti federal vazhdon me projektligje që do të kufizojnë ligjet kantonale të pagave minimale, ai do t’i rezistojë masës me të gjitha mjetet në dispozicion, raportoi RTS, transmeton albinfo.ch.

Debati buron nga një mocion i vitit 2022 nga Erich Ettlin, një senator centrist nga Obwalden, duke bërë thirrje që marrëveshjet e zgjeruara kolektive të punës (CCT) të kenë përparësi ndaj rregullave kantonale të pagës minimale – ku ekzistojnë të dyja. Parlamenti e mbështeti mocionin dhe Këshilli Federal, megjithëse hezitoi, që atëherë ka hartuar legjislacionin e nevojshëm. Në prill, komiteti përkatës i Këshillit Kombëtar miratoi propozimin.

USS ka frikë se ndryshimi do të çonte në një ulje të legalizuar të pagave për mijëra punëtorë me paga të ulëta. Nëse projektligji bëhet ligj, paralajmëron ai, shumë prej këtyre punëtorëve nuk do të fitojnë më mjaftueshëm për të mbajtur veten dhe mund të varen nga përfitimet suplementare ose asistenca sociale-kosto që përfundimisht përballohen nga publiku. Sindikata e ka quajtur propozimin si “anti-social” dhe “antidemokratik”.

Kundërshtimi ndaj masës është më i fortë në Zvicrën frëngjisht-folëse, ku disa kantone kanë miratuar tashmë ligjet e pagave minimale. Një shoqatë e qeverive perëndimore të Zvicrës, e cila përfshin Bernën, e dënoi propozimin në prill si një sulm ndaj autonomisë kantonale dhe një fyerje ndaj vullnetit të votuesve në rajon.

Pagat minimale janë tashmë në fuqi në Gjenevë, Neuchâtel, Jura, Bazel dhe Ticino. Iniciativat po avancojnë në Vaud dhe Fribourg, dhe nivelet e pagave komunale janë futur në Cyrih, Winterthur dhe Lucern. Kantonet argumentojnë se politika të tilla pasqyrojnë realitetet ekonomike lokale dhe gëzojnë mbështetje të qartë popullore.

Pierre-Yves Maillard, president i USS dhe një ish-këshilltar i qeverisë Vaud, e sheh projektligjin si një tejkalim demokratik. Çfarë justifikimi ka që një ligj federal të përmbysë një votë popullore në Gjenevë? pyeti ai në një konferencë për shtyp në Bernë. Kush në Obwalden, Zug apo Cyrih është i shqetësuar nga paga minimale e Gjenevës? Përgjigja është: askush, tha ai.

Sistemi federal i Zvicrës, këmbëngul zoti Maillard, është ndërtuar mbi subsidiaritetin  vendimet duhet të merren në nivelin më të afërt me qytetarët, me kusht që të mos dëmtojnë të tjerët. Mbi këtë bazë, argumentojnë sindikatat, paga minimale e Gjenevës duhet të lihet e paprekur.

Mbetet për t’u parë nëse Parlamenti ndan këtë pikëpamje. Ajo që është e qartë, megjithatë, është se çdo përpjekje për të standardizuar politikën e punës rrezikon të futet drejt kompleksitetit të federalizmit zviceran.

Shumë dhoma të mëdha – mungesa e banesave në Zvicër

Mungesa e banesave në Zvicër po rritet gjithnjë e më akute. Megjithatë, shumë banorë, veçanërisht ata të moshuar, zënë më shumë hapësirë ​​se sa u nevojitet. Nëse popullsia do të ishte më e lëvizshme, me zvogëlimin e përmasave më të zakonshme, disa presione në tregun e banesave mund të lehtësoheshin  të paktën në teori.

Mospërputhja midis banimit dhe nevojës është e theksuar. Ndërmjet atyre nën 44 vjeç, familjet mesatarisht 0,9 dhoma të tepërta. Kjo rritet në mënyrë të qëndrueshme me moshën: në 1.5 për moshat 45 deri në 64 vjeç, 2.1 për ata midis 65 dhe 79 vjeç dhe 2.2 për moshën mbi 80 vjeç, transmeton albinfo.ch.

Modeli pasqyron harkun e njohur të jetës shtëpiake. Pasi fëmijët largohen nga shtëpia, shumë e gjejnë veten duke jetuar në shtëpi që janë papritur shumë të mëdha. Një studim i fundit nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara të Cyrihut (ZHAW), në bashkëpunim me Zyrën Federale për Strehimin dhe shoqatat e industrisë, zbulon se pronarët e shtëpive të moshës 45 deri në 79 vjeç shpesh dëshirojnë të zvogëlojnë madhësinë. Motivimet përfshijnë daljen në pension, largimin e fëmijëve të rritur ose dëshirën për të shmangur rinovimet e kushtueshme. Shumë citojnë gjithashtu një preferencë për një mjedis më të qetë, lidhje më të mira transporti ose qira më të ulët.

Megjithatë, oferta nuk përputhet me kërkesën. Alternativat e përshtatshme dhe të përballueshme janë në mungesë. “Pengesa kryesore është mungesa e opsioneve të përshtatshme të strehimit”, thotë Jan Hohgardt, bashkëautor i studimit. Përtej kufizimeve të jashtme, shumë në këtë grupmoshë nuk i kanë marrë parasysh plotësisht nevojat e tyre në zhvillim. Zvogëlimi, sugjeron ai, është shpesh më pak një vendim sesa një realizim gradual. “Njerëzit zbulojnë se kanë më shumë liri nga sa mendonin – por sistemi nuk është ndërtuar për t’i ndihmuar ata të veprojnë sipas saj.”

Lëvizshmëria më e madhe e banimit mund të lehtësojë presionin në tregjet e banesave urbane. Por kjo do të kërkonte më shumë se një ndryshim në mentalitet. Do të kërkonte një riorientim të politikave të strehimit dhe prioriteteve të zhvillimit: njësi të vendosura në qendër, të lidhura mirë, njësi më të vogla të përshtatura për nevojat e banorëve të moshuar. “Ka potencial për të arritur ata që janë në pension të parakohshëm  duke theksuar përfitimet e jetesës së pavarur dhe të zvogëluar,” tha Hohgardt.

Sektori i pasurive të paluajtshme nuk ka arritur ende. Mesazhet kulturore, vëren ai, po evoluojnë, me më shumë vëmendje ndaj nevojave dhe aspiratave të kësaj demografike. Në të kundërt, tregu i banesave ka qenë më i ngadalshëm për t’u përgjigjur. Kjo, argumenton ai, duhet të ndryshojë  si nga ana e ofertës ashtu edhe nga ana e kërkesës. Edhe autoritetet komunale përballen me një akt balancues. Ata duan të mbajnë tatimpaguesit afatgjatë, duke lënë gjithashtu vend për familjet e ardhura.

Tani për tani, shumë dhoma gjumi mbeten bosh. Por me shtytjet e duhura, ato mund të bëhen pjesë e zgjidhjes për krizën e strehimit në Zvicër.

Presidentja e Kosovës nderon me medalje nënat e Srebrenicës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë Medalje Presidenciale për nënat e Srebrenicës të Bosnje Hercegovinës, aty ku në korrik të vitit 1995 janë vrarë më shumë se 8.300 boshjakë nga forcat serbe.

Masakra e Srebrenicës është cilësuar si më e rënda në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore dhe njihet si gjenocid.

Presidentja Osmani ka thënë se Srebrenica është një plagë e hapur në vetëdijen e botës, dhe është simbol i tragjedisë që ka shkundur vetëdijen globale, por që ende nuk e ka marrë drejtësinë që e meriton, raporton Evropa e Lirë, transmeton albinfo.ch.

Osmani e ka ndarë çmimin në kuadër të edicionit të tretë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili ishte zotim i Kosovës në kuadër të Samitit për Demokraci, të mbajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 2021.

“Ne në Kosovë bashkëndjejmë thellësisht me vuajtjen tuaj, sepse edhe ne kemi përjetuar të njëjtin gjenocid të bërë nga i njëjti agresor. Lista e masakrave është e gjatë dhe e dhimbshme. Dhe tani, pas më shumë se dy dekadave prej kur ka përfunduar lufta, mijëra nga Kosova dhe Bosnje-Hercegovinë vazhdojnë të jenë të zhdukur. Nënat nuk kanë një varr ku të vajtojnë të dashurit e tyre, por vetëm heshtin, heshtje që godet çdo ditë”.

Ajo ka thënë se e ndan çmim në emër të të gjithë shtetasve të Kosovës, dhe u është drejtuar nënave të Srebrenicës, duke u thënë se ato janë “frymëzim dhe simbol i forcës që buron nga dashuria amnore”.

Qendra Përkujtimore e Srebrenicës është mbyllur deri në një njoftim të dytë, për shkak të situatës së sigurisë.

Ministri i Jashtëm i Bosnje-Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, ka thënë se është thellësisht i nderuar që nënat e Srebrenicës janë nderuar këtë vit me Medaljen Presidenciale, duke i përshkruar ato si simbol global i dinjitetit.

“Këto gra kanë përjetuar dhimbjen dhe vuajtjen më të madhe njerëzore, por e kanë shndërruar në forcë dhe fuqi për drejtësi, kujtesë dhe paqe. Ato asnjëherë nuk kërkuan hakmarrje, vetëm të vërtetën”, ka thënë Konakoviq, gjatë paraqitjes së tij në Forumin e mbajtur në Prishtinë, në të cilin do të marrin pjesë 150 persona nga 45 shtete të botës.

Në maj të vitit të kaluar, Kombet e Bashkuara e kanë miratuar një rezolutë, e cila njeh 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë.

Deri më tani, mbi 6.650 viktima të gjenocidit janë varrosur në Qendrën Përkujtimore Potoçari.

Më shumë se 1.000 persona të zhdukur janë ende në kërkim.

Gjykata të ndryshme kanë dënuar deri tash më shumë se 50 persona, me më shumë se 700 vjet burg, për gjenocid dhe krime të tjera në Srebrenicë.

Ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, është i dënuar me burgim të përjetshëm, ashtu si edhe ish-udhëheqësi ushtarak në Bosnje, Ratko Mlladiq.

Ngadalësoni rritjen e çmimeve në vitin 2026, thotë autoriteti federal shëndetësor

Primet e sigurimit shëndetësor në Zvicër do të rriten sërish në vitin 2026  por ndoshta me një ritëm më të moderuar se vitet e fundit, njoftoi këtë javë Zyra Federale e Shëndetit Publik të Zvicrës (FOPH).

Pas dy vitesh rritjesh të pjerrëta, zyrtarët federalë të shëndetësisë po parashikojnë me kujdes një ngadalësim. FOPH megjithatë hezitoi të mbi premtimin, raportoi RTS, transmeton albinfo.ch.

Në vitin 2024, primet mesatare u rritën me 8.7% në të gjithë vendin. Këtë vit, ato u rritën me 6%.

Primet reflektojnë kostot themelore të kujdesit shëndetësor, të cilat vazhdojnë të rriten në mënyrë të qëndrueshme. Nuk ka ndryshim në trend, vuri në dukje Thomas Christen, zëvendësdrejtor i FOPH. Një popullsi në plakje dhe trajtime të reja të shtrenjta mbeten shtytësit kryesorë të presionit në rritje mbi kostot.

Sipas shifrave të fundit, shpenzimet e kujdesit shëndetësor për frymë të mbuluara nga sigurimet e detyrueshme u rritën me 4,9% në tremujorin e parë të 2025, nga 4,7% një vit më parë. Ndërsa kjo shifër mund të rishikohet ende paksa në rënie, Christen pranoi se trajektorja është shqetësuese.

Duke supozuar se tendencat aktuale të kostos vazhdojnë, primet në vitin 2026 duhet të rriten në përputhje me ato shpenzime themelore. Kjo do të sugjeronte një rritje më të vogël se ajo e këtij viti, megjithëse ende e dukshme. Me kujdes, mund të themi se rritja në 2026 ka të ngjarë të jetë më e moderuar se në 2025, tha Philipp Muri, një drejtues divizioni në FOPH.

Një arsye për një rritje më të moderuar është stabilizimi i rezervave financiare të siguruesve. Pas vitesh erozion, 2024 shënoi një përmbysje. Rezervat parashikohen të arrijnë në 7.8 miliardë CHF këtë vit-450 milionë CHF më të larta se në vitin 2023.

Megjithatë, shifrat përfundimtare do të ndryshojnë sipas kantonit dhe siguruesit, dhe shumë do të varen nga mënyra se si do të evoluojnë kostot shëndetësore gjatë vitit të ardhshëm. Siguruesit pritet të paraqesin propozimet e tyre të primit gjatë verës, duke lejuar qeverinë federale të japë një parashikim më të fortë.

Vlerësimet paraprake sugjerojnë tashmë një rritje më pak dramatike. Javën e kaluar, Comparis, një shërbim i krahasimit të konsumatorëve, parashikoi një rritje prej 4% të primeve mesatare për vitin 2026. Për një vend të përdorur për rritje të vazhdueshme të primeve të sigurimit shëndetësor, kjo do të llogaritet si lehtësim i mirëpritur, nëse është modest.

Dardanet e diasporës

Diaspora nuk është vetëm infuzion për ekonominë e Kosovës, por edhe për fushat tjera. Një ndër to, është edhe futbolli. Përveç meshkujve, janë disa futbolliste te femrat që kanë lindur ose janë rritur në diasporë dhe luajnë për Kosovën.

Një vendim dhe zgjedhje zemre për të përfaqësuar Kosovën në garat ndërkombëtare.

Albinfo.ch ju njofton me disa futbolliste që janë ftuar në vitet e fundit nga përfaqësuesja e Kosovës.

Besarta Leci (Gjermani) – Ajo ka lindur në Gjermani ndërsa është pjesë e Kosovës nga viti 2018. Portierja e Kosovës mbron ngjyrat e FC Stuttgart, në Gjermani.

“Në shkurt të vitit  2018 Besarta luajti ndeshjen e saj të parë ndërkombëtare  ajo hyri si zëvendësuese në humbjen 6:0 ndaj Francës. Kujtimi i saj më i bukur është fitorja 2:0 ndaj Turqisë në gusht 2019 në Prishtinë, në kualifikueset e Kampionatit Evropian  ishte fitorja e parë konkurruese e përfaqësueses së re. “E gjithë familja ime ishte në stadium për atë ndeshje”, kujton mirë 29-vjeçarja, e cila tani ka 15 ndeshje ndërkombëtare dhe zemra e së cilës rreh për Gjermaninë dhe Kosovën”, shkruanin mediat gjermane për të.

Alma Demiri (Gjermani) –  Është 19 vjeçarja e cila ka pozitën në portë dhe i parashihet e ardhme e ndritur. Ajo ka lindur në Gjermani, ku mbron ngjyrat e FC Fortuna Koln. Alma premton shumë për të ardhmen.

Blerta Smaili (Gjermani/Zvicër) – Ka një histori interesante. Mesfushorja e Kosovës, më parë ka përfaqësuar Gjermaninë U17, ndërsa tani është pjesë e FC Baselit në Zvicër.

Valentina Metaj (Suedi) – Ka lindur dhe jeton në Suedi. Ajo është pjesë e Kalmarit dhe Kosovës. Me Dardanet ka nëntë ndeshje dhe tre gola si mesfushore sulmuese.

Gentiana Fetaj (Gjermani) –  Është një futbolliste që erdhi me shumë bujë te Kosova. U zhvilluan shumë bisedime që ajo të jetë pjesë e Dardaneve. Gentiana kishte përfaqësuar Gjermaninë U15, U17 dhe U17, ndërsa tani është pjesë e Kosovës.

“Ardhja e Gentiana Fetajt do t’i japë impuls Kombëtares A për paraqitje sa më të mira në të ardhmen. Ajo luan në rolin e mesfushores dhe deri më tash ka regjistruar 23 ndeshje për ekipin kombëtar të grupmoshave të Gjermanisë, derisa aktualisht është pjesë e FC Carl Zeiss Jena”, ishte njoftimi i FFK-së më 2021, që prezantoi me krenari ardhjen e Gentiana Fetajt te Kosova.

Erëleta Memeti (Gjermani) – Është njëra nga futbollistet më me përvojë tani te Kombëtarja e Kosovës. Është e lindur në Gjermani dhe luan në TSG Hoffenheim. Për Kosovën paraqitet nga viti 2019 dhe në 31 ndeshje ka shënuar dhjetë gola.

Valentina Limani (Gjermani) – Valentina ka pasur ulje e ngritje në karrierë, por asnjëherë nuk hezitoi të paraqitet për Kosovën. E lindur në Komogllavë të Ferizajt, por e rritur në Gjermani, Limani nga viti 2017 është pjesë e Kosovës. Me disa mungesa, ajo ka 23 paraqitje dhe tre gola.

Yllëza Kabashi (Zvicër) – Është një tjetër futbolliste me të ardhme të ndritur. Sulmuesen 19 vjeçare shumë shpejt mund ta shohim në një skuadër të madhe. Ajo luan për St. Gallen ndërsa ka luajtur për Zvicrën U19.

E bija e Adnan Kabashit, me prejardhje nga Opterusha e Rahovecit, ka vendosur të luajë për Kosovën.

Alketa Rama (Zvicër) 

Është e bija e futbollistit të njohur Milaim Rama. Ai ishte shqiptari i parë që luajti për Zvicrën, ndërsa tani vajza e tij përfaqëson Kosovën, duke plotësuar ëndrrën e të dyve. Alketa është pjesë e FC Zurich-ut në Zvicër. Në shtator të vitit 2022, ajo bëri debutimin e saj në kualifikueset e Kupës së Botës për Kosovën. Babai i saj, Milaimi kishte luajtur për Zvicrën në Evropian, duke sjellë shumë reagime dhe krenari në vendlindjen e tij në Kosovë.

Ajo ka luajtur për Kosovën U17 dhe U19 e më pas erdhi edhe debutimi për senioret.

Futbollistet që luajnë jashtë Kosovës

Besarta Leci-Gjermani

Alma Demiri-Gjermani

Blerta Smaili-Gjermani/Zvicër

Valentina Metaj-Suedi

Gentiana Fetaj-Gjermani

Erëleta Memeti-Gjermani

Valentina Limani-Gjermani

Yllëza Kabashi-Zvicër

Alketa Rama-Zvicër

 

 

Hysaj për ndeshjen me Serbinë: Ndeshje e veçantë, duhet të luajmë me zemër

Elseid Hysaj ka folur pas rikthimit te Kombëtarja shqiptare. Mbrojtësi kuqezi ishte sot në konferencën e paralajmëruar për shtyp në prag të duelit me Serbinë.

“Kjo është ndeshje e rëndësishme sepse janë kundërshtar direkt me ekipin tonë. Marrëdhëniet në vendet tona nuk duhet të hyjmë ne futbollistët, ka kush merret me këtë punë. Ne duhet të luajmë ndeshjen tonë, të jemi të përqendruar, të qetë, e dimë që kundërshtar direkt, dhe mos mendojmë për probleme anasjellas.

Të gjithë futbollistët janë të përqendruar, e dimë që kjo ndeshje shumë e rëndësishme, si për ne, dhe jashtë futbolli, ka shumë tifozë që po e presin mezi këtë ndeshje. Normal që kam folur me disa lojtarë për lidhjet tona që kemi pasur, edhe për ndeshjet e kaluara që kemi luajtur bashkë. Të gjithë e dinë historinë e Shqipërisë. Thjesht kam thënë të jemi sa më të qetë dhe të bëjmë ndeshjen më të mirë në fushë”, ka thënë Hysaj, duke shtuar:

“Të gjithë e kanë parë ndeshjen që kemi luajtur ne aty. Nuk është imazh i bukur për futbollin. Nuk duhet të ndodhë ashtu si në atë kohë. Është ndeshje shumë e rëndësishme, luajmë për shtetin, kombin, nëse ne fitojmë mund të jetë krenari e madhe për ne. Duhet të jemi të qetë, që ta kuptojmë, duhet të mendojmë se jemi futbollistë, për të kënaqur tifozët dhe për të fituar”, shtoi mbrojtësi i Lazios.

“Unë gjendem mirë, u riktheva nga dëmtim që kisha. Tani ndihem shumë mirë. Të gjithë mirë, është fundi i kampionatit, ndoshta mund të jemi të lodhur, por nuk besoj, kam parë çunat në stërvitje, të gjithë të përqendruar. Është ndeshje e veçantë, që duhet ta luajmë me zemër dhe shpirt, mund të jetë tifozeri e zjarrtë, por të jemi të qetë.

Trajneri bën punën e tij, gjithmonë na mban me mendimin që të jemi sa më të qetë, mos ta marrim me presion këtë ndeshje. Jemi të rritur ta kuptojmë rëndësinë e ndeshjes. E dimë që Serbia ka lojtarë të fortë, kemi luajtur kundër tyre në Seria A dhe jashtë. Dhe ato e dinë për ne, që mund të luftojmë dhe ta fitojmë atë ndeshje.

Të gjitha ndeshjet e grupit janë të rëndësishme, por kjo ndeshje direkte për ne. E dimë që Anglia shumë e fortë, që nëse fiton ose barazon mrekulli, por kundër Serbisë mund të luajmë letrat tona shumë mirë dhe të kemi mundësi për ta fituar ndeshjen”, u shpreh Hysaj.

Rrahmani, mbrojtësi më i mirë në Itali

Amir Rrahmani është shpallur si mbrojtësi më i mirë në Serie A për sezonin 2024/25.

Sipas të dhënave të publikuara nga CIES Football Observatory, Rrahmani është vlerësuar si mbrojtësi më i mirë në kampionatin italian, me një notë mesatare prej 7.23.

Përveç kësaj, ai është përfshirë në formacionin më të mirë të sezonit në Serie A, duke reflektuar një edicion të jashtëzakonshëm me Napolin, që kulmoi me fitimin e titullit kampion, transmeton albinfo.ch.

Në nivel ndërkombëtar, Rrahmani është renditur i katërti në botë si një nga mbrojtësit më influentë të sezonit, sipas një raporti të CIES që analizon performancën e lojtarëve në 60 liga të ndryshme. Para tij janë renditur Virgil van Dijk, Tchouaméni dhe William Saliba.

Një nga pikat më të forta të tij është loja në ajër, ku ai ka fituar 98.9 % të dueleve ajrore, duke lënë pas emra si Virgil van Dijk dhe Ousmane Diomandé.

Statistikat e tij për sezonin 2024/25 përfshijnë 38 ndeshje në Serie A, me 111 largime të topit dhe 89 duele ajrore të fituara.

Në moshën 31-vjeçare, Rrahmani ka fituar dy tituj të Serie A me Napolin dhe është një nga mbrojtësit më të vlerësuar në Itali dhe më gjerë.

Austria: Refuzimet mjekësore dhe testet psikologjike po vështirësojnë rekrutimin e policëve

Procesi i rekrutimit për Policinë e Austrisë po përballet me sfida të konsiderueshme, për shkak të një numri të lartë refuzimesh gjatë fazave të shqyrtimit, veçanërisht për arsye mjekësore dhe vlerësime psikologjike. Sipas një raportimi të gazetës Kurier, nga gjithsej 11,483 aplikime të dorëzuara në vitin 2024, mbi 1,300 janë refuzuar për arsye shëndetësore, transmeton albinfo.ch.

Një aplikant që kishte marrë më parë miratimin nga një specialist për një dëmtim të mëhershëm në shpinë, është shprehur i zhgënjyer me vendimin përjashtues të strukturave zyrtare, duke vënë në pikëpyetje fleksibilitetin e kritereve të pranimit.

Megjithatë, faza më sfiduese për aplikantët rezulton të jetë ajo e vlerësimeve psikologjike dhe psikiatrike, ku mbi 5,000 kandidatë nuk e kaluan testimin. Një tjetër pengesë u evidentua në testin e drejtshkrimit dhe gramatikës, ku rreth 30% e aplikantëve dështuan.

Pavarësisht nivelit të lartë të eliminimeve, Ministria e Brendshme austriake ka theksuar se standardet e larta në përzgjedhje janë të domosdoshme për të garantuar cilësinë dhe përgatitjen e duhur të forcave të rendit, transmeton albinfo.ch.

Arrestohet një 72-vjeçar në lidhje me zjarrin në një spital në Hamburg

Një burrë 72-vjeçar, pacient në Spitalin Marien të Hamburgut, është arrestuar si i dyshuar në lidhje me zjarrin shkatërrimtar që shpërtheu të dielën pas mesnate në këtë institucion shëndetësor, duke shkaktuar vdekjen e tre personave dhe plagosjen e të paktën 34 të tjerëve, shkruan DW, transmeton albinfo.ch.

Policia gjermane konfirmoi se burri konsiderohet një i dyshuar i fortë dhe pritet të dalë para gjyqtarit ditën e hënë. “Gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarëve, u shfaqën indikacione që sugjerojnë se pacienti 72-vjeçar mund të ketë lidhje të drejtpërdrejtë me shkaktimin e zjarrit,” thuhet në deklaratën zyrtare të policisë. Gjendja e tij mendore po vlerësohet si pjesë e hetimeve në vazhdim.

Zjarri nisi në orët e para të mëngjesit në një dhomë në katin përdhes të departamentit të kujdesit geriatrik në lagjen Hohenfelde të Hamburgut. Tymi i dendur u përhap me shpejtësi në të gjitha katet e ndërtesës, duke krijuar një situatë kritike për pacientët dhe personelin.

Sipas autoriteteve, 16 persona janë lënduar rëndë, ndërsa një prej tyre mbetet në gjendje kërcënuese për jetën. Falë reagimit të shpejtë të shërbimeve të urgjencës, zjarri u vu nën kontroll dhe u shua në orët e para të mëngjesit.

Pacientët e prekur u evakuuan menjëherë. Disa prej tyre janë duke u trajtuar në departamentin e urgjencës së vetë spitalit, ndërsa të tjerët janë transferuar në spitale të tjera në zonë.

Shkaku i saktë i zjarrit ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, por hetimet janë në zhvillim e sipër. Autoritetet lokale kanë premtuar transparencë të plotë dhe një hetim të thelluar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes tragjike, transmeton albinfo.ch.

Osmani: “Kosova flet për paqen nga barra e kujtesës, jo nga distanca”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur një fjalim në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ku theksoi se për Kosovën, paqja nuk është një koncept abstrakt, por një përvojë e jetuar dhe e ndërtuar mbi plagët e së kaluarës.

“Ne nuk flasim për paqen nga largësia, por për paqen nga barra e kujtesës,” deklaroi Osmani, duke iu referuar dhunës dhe traumës së luftës që, siç tha ajo, fëmijët e Kosovës e kanë jetuar dhe dëshmuar. Ajo kujtoi se pak më shumë se dy dekada më parë, fëmijët ishin dëshmitarë të tmerreve që nuk duhej t’i shihnin kurrë, ndërsa gratë e Kosovës mbajtën gjallë shpresën dhe qëndresën, raporton albinfo.ch.

Presidentja e përshkroi gratë e Kosovës si forca që nuk e pranuan kurrë të shiheshin thjesht si viktima, por si ndërtuese të paqes dhe të shtetit. “Ne e shndërruam traumën në politikë, heshtjen në forcë,” tha ajo, duke e lidhur përvojën e Kosovës me atë të shumë grave në zona të konfliktit sot, që po shkruajnë historinë e tyre me të njëjtën vendosmëri.

Duke iu referuar fëmijëve, Osmani theksoi se ata janë bartësit më të ndjeshëm të pasojave të luftës, por njëkohësisht edhe krijuesit e paqes së së nesërmes. “Nëse nuk investojmë në ta sot, lejojmë që konflikti të marrë udhë nesër,” paralajmëroi ajo.

Në përfundim, presidentja Osmani e cilësoi paqen jo si një pushim të përkohshëm të dhunës, por si një proces aktiv dhe transformues. “Paqja është çështje e vullnetit, kurajës dhe vendimit,” përfundoi ajo, duke dhënë një mesazh të qartë për rëndësinë e rolit të grave dhe brezave të rinj në ndërtimin e së ardhmes, transmeton albinfo.ch.