U arrestua një polic gjatë operacionit kundër spiunazhit, ka konfirmuar ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përcjell albinfo.ch.
Ai ka thënë që është aksion shumë i rëndësishëm dhe që e rrit sigurinë.
Na ndiqni:
U arrestua një polic gjatë operacionit kundër spiunazhit, ka konfirmuar ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përcjell albinfo.ch.
Ai ka thënë që është aksion shumë i rëndësishëm dhe që e rrit sigurinë.
Raportohet se një 23-vjeçar me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë tragjikisht ditën e djeshme në Treviso të Italisë, pasi automjeti që drejtonte doli nga rruga gjatë një ndjekjeje policore, përcjell albinfo.ch.
Mediat italiane raportojnë se viktima është identifikuar si Kevin Anghele. I riu po udhëtonte me një automjet tip Alfa Romeo Brera, kur në përpjekje për t’iu shmangur një kontrolli të policisë, ka humbur kontrollin mbi makinën dhe është përplasur me një pemë anës rrugës.
Përplasja ka qenë fatale, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme në vendngjarje.
Gjatë kontrollit të zonës ku ndodhi aksidenti, policia italiane gjeti pranë automjetit disa doza kanabisi, të cilat dyshohet se i riu i kishte me vete në momentin e ngjarjes. Ende nuk dihet nëse droga ishte arsyeja e përpjekjes për t’u larguar nga patrulla.
Sipas Corriere della Sera, Kevin Anghele kishte jetuar deri vonë me familjen në Motta di Livenza, por së fundmi ishte zhvendosur në rajonin e Friuli Venezia Giulia, në zonën e Pordenones.
Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit dhe për të kuptuar arsyet që çuan në ndjekjen policore.
Sot zhvillohet seanca e 48-të me radhë në përpjekje për të konstituar Kuvendin e Kosovës, i cili vazhdon të mbetet në ngërç institucional që prej mbledhjes së parë më 15 prill, përcjell albinfo.ch.
Deputetët do të takohen sërish në një tjetër tentativë për të tejkaluar bllokadën që ka shënuar procesin, i cili që nga fillimi ka vijuar me ndryshime të shpeshta çdo 48 orë, por pa asnjë rezultat konkret.
Seanca do të nisë nga ora 11.
Tashmë janë bërë plot tre muaj qëkur seanca konstituive është hapur, e as të martën e kësaj jave deputetët nuk i dhanë zgjidhje ngërçit të krijuar në Kuvend. As në tentimin e 47-të, legjislatura e nëntë nuk u konstitua. E, sikurse herët e tjera, përfaqësues të dy taborëve politikë akuzuan prapë njëri-tjetrin për dështime.
Një operacion me dyshimet për spiunazh ka filluar në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, operacioni po kryhet në bashkëpunim me Inspektoratin Policor dhe Agjencinë për Inteligjencë.
Operacioni është ende në zhvillim dhe, për shkak të ndjeshmërisë, detajet, thotë Prokuroria, do të bëhen publike më vonë.
Komunikatë e përbashkët
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
Inspektorati Policor i Kosovës
Prishtinë, 17 korrik 2025
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se, nën udhëheqjen e saj, është duke u zhvilluar një operacion në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, në lidhje me dyshimet për kryerjen e veprës penale të spiunazhit.
Operacioni është ende në zhvillim dhe, për shkak të ndjeshmërisë së hetimeve, më shumë detaje do të bëhen publike pas përfundimit të operacionit.
Prokurori i Shtetit do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me ligjet në fuqi.
Alesia Toska ka përmbyllur me sukses një kapitull të rëndësishëm dhe të ndritur të jetës së saj akademike, duke u diplomuar në Universitetin prestigjioz të Sapiences në Romë, shkruan albinfo.ch.
Universitetin Sapiences në Romë vlerësohet si një ndër institucionet më prestigjioze të arsimit të lartë në Itali dhe Evropë.
Ajo ka arritur të shkëlqejë gjatë gjithë rrugëtimit të saj universitar, duke e përfunduar studimin me maksimumin e notave.
Ky arritje e lartë është dëshmi e përkushtimit, punës së palodhur dhe talentit të saj, dhe një shembull frymëzues për të gjithë të rinjtë që synojnë ekselencën në fushën e arsimit.
Diploma nga një prej universiteteve më të njohura në Evropë i hap rrugë mundësive të shumta për Alesian në të ardhmen akademike dhe profesionale. /Albinfo.ch
Sipas shkencëtarëve, deri në vitin 2030 ngrohja globale mund të kalojë 1.5°C, duke shkaktuar ekstreme klimatike dhe “stuhinë e shekullit”. Vetëm në qershor dhe korrik, Evropa përjetoi valë të fuqishme të të nxehtit me temperatura mbi 40°C, që sollën rritje të numrit të vdekjeve. Më shumë se 1.500 vdekje shtesë u shënuan në 12 qytete në fund të qershorit.
Vitin e kaluar, Evropa u godit nga përmbytjet më të rënda që nga viti 2013, me 335 viktima dhe dëme prej 18 miliardë eurosh. Ndërkohë, thatësirat dhe stuhitë e forta po bëhen më të zakonshme, duke rritur edhe rrezikun e zjarreve.
Valët e të nxehtit jo vetëm që po bëhen më të gjata dhe më të shpeshta, por edhe kufijtë e stinëve po ndryshojnë. Këtë verë, stuhi të forta me breshër mbi 5 centimetra u regjistruan në fund të qershorit dhe korrikut.
Nëse emetimet e CO₂ vazhdojnë në nivelet aktuale, planeti mund të tejkalojë limitin 1.5°C brenda tre viteve të ardhshme. Kjo për shkak se buxheti global i karbonit është zvogëluar nga 500 miliardë ton në vitin 2020, në vetëm 130 miliardë ton në fillim të vitit 2025. Aktualisht, bota emeton rreth 40 miliardë ton CO₂ në vit.
Piers Forster, drejtor i Qendrës Priestley në Universitetin e Leeds, paralajmëroi se gjërat po shkojnë në drejtimin e gabuar dhe se po përjetojmë ndryshime ekstreme, nga ngrohja globale deri te ngritja e nivelit të detit.
Çdo rritje shtesë e temperaturave përkeqëson fenomenet ekstreme të motit, përfshirë shkrirjen e akullnajave dhe përmbytjet. Ekspertët theksojnë se ulja e emetimeve në dekadën e ardhshme është vendimtare për të ngadalësuar këtë trend.
Në SHBA, stuhitë e fuqishme që godasin Bregun Lindor po bëhen më të forta dhe më të rrezikshme, sipas një studimi të ri. Këto stuhi ndodhin nga shtatori deri në prill, kur masat e ftohta të ajrit arktik përplasen me rrymat më të ngrohta nga Atlantiku. E ashtuquajtura “stuhi e shekullit” në mars të vitit 1993 mbetet ndër më shkatërrueset, por ekspertët paralajmërojnë se stuhitë e ardhshme mund të jenë edhe më të forta.
Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, Shqipëria ka regjistruar një rritje të ndjeshme të numrit të automjeteve elektrike. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), deri në qershor janë regjistruar gjithsej 2.323 automjete elektrike, që përfaqëson një rritje prej 82 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Gjatë muajve janar deri në qershor 2025, 25.2 për qind e automjeteve të regjistruara për herë të parë ishin elektrike, duke reflektuar një prirje në rritje të përdoruesve drejt teknologjive të pastra dhe të qëndrueshme.
Flota totale e mjeteve elektrike në vend arriti në 8.701 automjete në qershor 2025, një rritje prej 36 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Edhe automjetet hibride kanë shënuar rritje, ku 51 për qind e mjeteve të regjistruara rishtazi gjatë këtij viti janë elektrike ose hibride plug-in.
Kjo tendencë ka ndikuar drejtpërdrejt në reduktimin e ndotjes, me 11 milionë kilogramë më pak CO₂ të emetuar në atmosferë çdo vit, duke kontribuar ndjeshëm në përmirësimin e cilësisë së ajrit. Sipas DPSHTRR-së, ulja e ndotësve atmosferikë ka arritur gati 383 metra kub, një hap i rëndësishëm për mbrojtjen e mjedisit.
Gjithashtu, 74 për qind e autoveturave të regjistruara në këtë periudhë i përkasin kategorisë Euro 5 ose standardeve më të larta, duke treguar progres të vazhdueshëm drejt një parku automjetesh më ekologjik dhe më të pastër.
Sot në orën 22:43, në rajonin e Vitisë, pranë fshatit Smirë, është regjistruar një tërmet me magnitudë 2.9, sipas të dhënave të Meteo Kosova.
Lëkundjet sizmike janë ndjerë lehtë nga banorët e zonës, pa shkaktuar dëme materiale apo lëndime personale. Autoritetet sizmologjike bëjnë me dije se tërmeti është i dobët dhe nuk përbën rrezik për popullatën apo infrastrukturën.
Ky lloj tërmeti është i zakonshëm në këtë pjesë të Kosovës dhe nuk paraqet ndonjë kërcënim afatgjatë. Instituti Meteorologjik do të vazhdojë monitorimin dhe do të njoftojë publikun në rast të ndonjë aktiviteti më të fortë sizmik.
Franca po shqyrton eliminimin e dy festave zyrtare, ndërsa qeveria synon shkurtime të mëtejshme të shpenzimeve për të mbushur një boshllëk buxhetor, shkruan CBNC.
Kryeministri francez François Bayrou ka njoftuar një sërë shkurtime shpenzimesh, duke synuar kursime prej 43.8 miliardë eurosh (50.9 miliardë dollarë) në një përpjekje për të arritur një deficit buxhetor prej 4.6 për qind në vitin 2026, nga deficiti prej 5.4 për qind i këtij viti.
Ndër propozimet janë eliminimi i dy festave zyrtare, eliminimi i 3.000 vendeve të punës në sektorin publik dhe kufizimi i lehtësirave tatimore për të pasurit.
Qeveria franceze ka sugjeruar që festat publike që mund të hiqen përfshijnë të hënën e Pashkëve, e cila thotë se “nuk ka më ndonjë rëndësi fetare”, dhe 8 majin, i njohur edhe si “Dita e Fitores në Evropë”, e cila përkujton dorëzimin e Gjermanisë naziste, duke i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore.
“Këto festa ranë në një muaj plot me fundjava të gjata dhe heqja e tyre do të nxiste aktivitetin ekonomik në biznese, dyqane dhe administratë publike, duke përmirësuar kështu produktivitetin tonë,” theksoi qeveria.
Qeveria deklaroi gjithashtu se do të kërkohej një përpjekje e veçantë nga ata që kanë kapacitetin për të kontribuar më shumë, duke propozuar një “kontribut solidariteti” nga më të pasurit.
“Sot po përjetojmë një moment të së vërtetës, një nga ato momente në historinë e një kombi ku të gjithë duhet të pyesin veten: çfarë roli jam i gatshëm të luaj në të ardhmen tonë kolektive?” tha Bayrou në një konferencë për shtyp.
Plani i kantonit Schaffhausen për të nisur skriningun e mamografisë është pezulluar për momentin. Sipas mjekut kantonal Christoph Anders, arsyeja kryesore lidhet me ndryshimet e reja në strukturat e tarifave që hyjnë në fuqi vitin e ardhshëm.
Çfarë ishte planifikuar?
Vitin e kaluar, autoritetet vendosën që gratë mbi 50 vjeç të kryenin çdo dy vite ekzaminime mamografie për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Programi duhej të fillonte në tremujorin e katërt të vitit 2025, transmeton albinfo.ch.
Por tani planet janë ndalur. Anders thekson se me sistemin e ri të tarifave, kompanitë e sigurimeve shëndetësore do të mbulojnë 60 për qind më pak të kostove, duke e bërë të pamundur ekonomikisht realizimin e programit. Aktualisht sigurimet mbulojnë rreth 170 franga për një mamografi. Me uljen e mbulimit, kantoni rrezikon një humbje prej rreth 250.000 franga në vit për këtë program skriningu.
Zëvendëspresidentja e Ligës kundër Kancerit në Schaffhausen, njëkohësisht drejtoreshë e Klinikës së Grave, Katrin Breitling, e quajti këtë vendim një “pengesë të madhe për parandalimin e kancerit të gjirit”. Sipas saj, sigurimet janë të vetëdijshme për përfitimet e programeve të tilla, ndërkohë që trajtimi afatgjatë i kancerit të gjirit ka kosto shumë më të larta sesa financimi i ekzaminimeve parandaluese.
Situata në kantone të tjera
Luzerni dhe Aargau vazhdojnë përgatitjet për programet e tyre. Luzerni ka planifikuar fillimin në verën e vitit 2026 dhe ende nuk ka ndryshuar qëndrim.
Aargau pranon që ndryshimi i tarifave do të sjellë sfida shtesë, por nuk do të ndikojë në nisjen e programit.
Glarusi po e rishqyrton situatën dhe ka lënë të hapur edhe mundësinë e tërheqjes nga programi, me një vendim që pritet pas pushimeve të verës.
Çfarë pritet më tej?
Schaffhausen do të vazhdojë të ndjekë zhvillimet në nivel federal dhe do të analizojë variante të tjera financimi. Megjithatë, synimi afatgjatë i kantonit mbetet krijimi i një programi skriningu për parandalimin e kancerit të gjirit.
Turneu në Zvicër po e ngre standardin më shumë në të gjitha aspektet se ai i kaluar në Angli, shkruan UEFA.com, transmeton albinfo.ch.
Rekordet e golave
Fitorja 6-2 e Spanjës kundër Belgjikës në javën e dytë të ndeshjes ishte hera e katërt që kishte tetë gola në një ndeshje finale të EURO-s për femra, pas Norvegjisë që mposhti Italinë 5-3 në fazën e grupeve të vitit 2005, Anglisë 2-6 Gjermanisë në finalen e vitit 2009 dhe Anglisë 8-0 Norvegjisë në fazën e grupeve të vitit 2022.
Më shumë lojtare të ndryshëm që shënuan në një ndeshje të vetme për një ekip
Spanja kundër Belgjikës, kishte qenë ekipi i tretë që kishte pesë golashënuese të ndryshme në një ndeshje (Alexia Putellas, Irene Paredes, Esther González, Mariona Caldentey dhe Clàudia Pina), por Anglia e mposhti atë në javën e tretë të ndeshjes me një humbje 6:1 ndaj Uellsit kur Georgia Stanway, Ella Toone, Lauren Hemp, Alessia Russo, Beth Mead dhe Aggie Beever-Jones u regjistruan të gjitha.
Më shumë lojtare të ndryshme që shënuan në një ndeshje të vetme: 7, Spanjë kundër Belgjikës dhe Angli kundër Uellsit
Asnjëherë më parë në vitin 2025 nuk kishte pasur më shumë se gjashtë lojtare që shënuan në një ndeshje të vetme finale të EURO-s, por kjo u tejkalua dy herë në fazën e grupeve. Në ndeshjen Spanjë-Belgjikë, Justine Vanhaevermaet dhe Hannah Eurlings shënuan për “Furia e Kuqe”, ndërsa Hannah Cain, e lindur në Angli, shënoi për Uellsin kundër Luanesses.
Më shumë gola në përgjithësi në një fazë grupesh: 89
Golat fluturuan në EURO 2022 të Femrave, 78 në fazën e grupeve më shumë se numri në të gjithë turneun e vetëm final të mëparshëm me 16 ekipe, 2017. Megjithatë, Zvicra 2025 e ka kaluar këtë shifër dhe është vetëm gjashtë larg barazimit të 95 për të gjithë Anglinë 2022.
Më shumë gola në përgjithësi në një grup: 29 (Grupi D)
Duke dhënë më shumë se sa duhet kontribut ishin ekipet në Grupin D – Anglia, Franca, Holanda dhe Uellsi – gjashtë ndeshjet e të cilave prodhuan 29 gola, pesë më shumë se Grupi C i mëparshëm më i lartë në 2022 (i cili përfshinte edhe holandezët).
Më shumë gola në përgjithësi në një ditë: 14 (Grupi D, Dita e 3-të e ndeshjeve)
Grupi D ishte tetë pas Grupit B me 23 gola të Spanjës përpara ndeshjeve të fundit. Por më pas të dyja ndeshjet në fund të grupit prodhuan shtatë gola, pasi Franca mundi Holandën 5-2 dhe Anglia mundi Uellsin 6-1.
Rekordet e ekipit
Më shumë gola në një fazë grupesh: 14, Spanja (barazim rekordi)
Anglia theu rekordin e mëparshëm me tre gola kur shënoi gjithsej 14 gola në grupin e vitit 2022 (në rrugën e tyre drejt një rekordi më të mirë në përgjithësi prej 22 golash). Spanja e barazoi këtë rekord, hera e parë që ky rekord është vendosur bashkërisht nga një vend jo-mikpritës.
Më shumë gola në një fazë grupesh në total pro dhe kundër: 17, Spanjë
Anglia nuk pësoi në fazën e grupeve të vitit 2022, por Spanja lejoi tre, dhe numri i përgjithshëm prej 17 golash ishte një më shumë se në tre ndeshjet e Italisë në vitin 2005.
Më shumë pikë në një fazë grupesh: 9, Francë, Norvegji, Spanjë, Suedi (i barazuar rekordi)
Para vitit 2025 kishte pasur nëntë fushata të përsosura në grup, por kurrë më shumë se dy në një edicion të vetëm. Këtë herë të katër seksionet përfunduan me një ekip që siguroi tre fitore, por nuk ishte e lehtë pasi Franca, Norvegjia, Spanja dhe Suedia të gjitha duhej të dilnin nga disavantazhi të paktën një herë.
Goli i fundit për të vendosur kualifikimin në grup
Asnjëherë më parë ekipet nuk kishin ndërruar pozicione midis arritjes së eliminimit dhe daljes pas minutës së 90-të në ndeshjen e 3-të. Por kjo ndryshoi në Grupin A pasi Zvicra pritëse, duke qenë 1-0 në disavantazh ndaj Finlandës, shënoi një gol barazimi dy minuta pas fillimit të kohës shtesë me Riola Xhemaili, duke shkaktuar histeri në Gjenevë ndërsa ekipi vendas arriti në çerekfinalen e tyre të parë me diferencë golash.
Rekordet e lojtareve
Shumë sulmuese të shkëlqyera kanë ndriçuar turnetë finale të EURO-s për femra që nga prezantimi i fazës së grupeve në vitin 1997, por asnjëra nuk kishte shënuar në të gjitha ndeshjet e grupit të tretë në një sezon të vetëm derisa Beth Mead e Anglisë dhe Alex Popp i Gjermanisë e bënë këtë në vitin 2022. Tre vjet më vonë dhe një emër i tretë është shtuar në listë, pasi Esther shënoi dy për Spanjën kundër Portugalisë, pastaj shtoi gola të tjerë në humbjet e Belgjikës dhe Italisë.
Lojtarja më e re që shënon shumë gola në një ndeshje: Signe Gaupset, 20 vjeç e 22 ditë (Norvegjia 4-3 Islanda)
Duke pasur parasysh nisjen e saj të parë të turneut në javën e tretë të ndeshjes, Gaupset jo vetëm që shënoi dy gola në pjesën e parë për ta kthyer një disavantazh 1-0 në një epërsi 2-1, por ajo gjithashtu dha dy asiste pas pushimit për Frida Maanum. Gaupset u bë lojtarja më e re që shënon më shumë se një gol në një ndeshje të EURO-s për femra, duke thyer rekordin me saktësisht një vit, të vendosur nga Vivianne Miedema në finalen e vitit 2017.
Golashënuesja më e vjetër: Jess Fishlock, 38 vjeç e 176 ditë (Francë 4-1 Uells)
Në vitin 2022, Irlanda e Veriut debutoi dhe goli i saj i parë në një turne të madh u shënua nga Julie Nelson në moshën 37 vjeç e 33 ditë në një humbje 4-1 kundër Norvegjisë. Në vitin 2025, Uellsi debutoi dhe goli i saj i parë në një turne të madh u shënua nga ikona e ekipit, Fishlock, në moshën 38 vjeç e 176 ditë në një humbje 4-1 kundër Francës.
Pothuajse të gjitha shtetet gjermane rotacionin e pushimeve verore e bëjnë në mënyrë të ndryshme për të shmangur bllokimin në rrugë dhe hekurudha, si dhe për të shpërndarë kërkesën në destinacionet turistike. Pakënaqësia për refuzimin e Bavarisë dhe Baden-Württemberg për t’u përfshirë në këtë sistem po bëhet gjithnjë e më e dukshme, shkruan dpa, transmeton albinfo.ch.
Si planifikohen pushimet verore?
Kalendarët aktualë të pushimeve verore, të vendosur rreth 50 vjet më parë, synojnë të shmangin kaosin e udhëtimeve në Gjermani duke shtyrë pushimet gjashtëjavore në periudhën nga mesi i qershorit deri në mesin e shtatorit, duke i lënë shtetet të ndryshme të fillojnë në javë të ndryshme.
Sloti i parë është më pak i preferuar, pasi pushimet fillojnë pothuajse menjëherë pas Pashkëve, fëmijët dhe prindërit duhet të punojnë gjatë javëve më të nxehta të vitit, dhe semestri i vjeshtës bëhet shumë i gjatë.
14 nga 16 shtetet bien dakord të rotacionojnë pushimet, duke filluar nga sloti më i hershëm dhe duke e shtyrë një javë më vonë çdo vit deri në slotin e fundit, për t’u rikthyer më pas në fillim. Ky “ndryshim i shpejtë” krijon shpesh probleme për organizimin familjar, kujdesin për fëmijët dhe planet e udhëtimit.
Pse Bavaria dhe Baden-Württemberg janë të përjashtuara?
Shumica e shteteve rotacionojnë pushimet, por Bavaria dhe Baden-Württemberg kanë gjithmonë të rezervuar një slot të privilegjuar në fund të gushtit. Kjo fillimisht u justifikua me nevojën që fëmijët në jug të ndihmonin në korrje gjatë gushtit.
Së fundmi, këto dy shtete argumentojnë se nuk mund të fillojnë pushimet më herët, pasi shkollat e tyre janë të mbyllura dy javë gjatë festës së Pentecost-it në qershor.
Pse ka një konflikt tani?
Konflikti u ndez kur ministrja e arsimit e Veri-Ren Vestfalisë, Dorothee Feller (CDU), deklaroi se familjet në shtetin e saj dëshirojnë periudhë pushimi më të vonshme.
Feller tha për Westdeutsche Allgemeine Zeitung se arsyetimet për ndihmën në korrje nuk qëndrojnë më.
Politikanë nga shtete të ndryshme shprehën mbështetje për pozicionin e saj.
Në Saksoni të Poshtme, ministria e arsimit pyeti hapur: “Pse këto dy shtete jugore nuk marrin pjesë në sistemin e rotacionit?”
Reagimi i Bavarisë dhe Baden-Württemberg
Markus Söder (CDU), kryeministri i Bavarisë, hodhi poshtë çdo ndryshim dhe tha se shteti nuk do të ndryshojë slotin, edhe nëse Baden-Württemberg e bën.
“Ritmi i pushimeve është pjesë e ADN-së së bavarezëve,” tha ai.
Anna Stolz, ministrja e arsimit në Bavari, e mbështeti dhe tha se numri total i ditëve të pushimit është i njëjtë në të gjithë vendin, por Bavari dhe Baden-Württemberg bazohen në festat publike kristiane për planifikimin.
A do të ndryshojnë rregullimet aktuale?
Karin Prien, ministrja federale e arsimit, ka kërkuar nga Konferenca e Ministrave të Arsimit një “zgjidhje moderne” që respekton traditat historike të Bavarisë dhe Baden-Württemberg, një kërkesë që nuk pritet të sjellë shumë ndryshime.
Pushimet shkollore janë të fiksuara deri në vitin 2030/31, kështu që ndryshime të mëdha priten më vonë.
Për disa vite, prindërit dhe fëmijët në veri dhe lindje do të vazhdojnë të përballen me ndryshimet e vazhdueshme në datat e pushimeve, ndërsa familjet në jug do të përfitojnë nga një sistem më i parashikueshëm dhe pushime jashtë sezonit të lartë.
Megjithatë, me shtimin e kërkesave për drejtësi nga pjesa tjetër e vendit, presioni për një marrëveshje më të gjerë do të vazhdojë të rritet.
UEFA ka marrë një vendim drastik duke përjashtuar për 10 vjet nga të gjitha garat evropiane klubin malazez FK Arsenal Tivat, si dhe duke e gjobitur atë me 500 mijë euro për shkak të manipulimit të ndeshjeve dhe shkeljes së rregullave të integritetit.
Klubi, i cili mori pjesë në Ligën e Konferencës gjatë sezonit 2023/24, u vu në hetim pas dyshimeve për trukim të ndeshjes ndaj Alashkert FC në korrik të vitit 2023.
Sipas njoftimit të UEFA-s, FK Arsenal Tivat nuk do të ketë të drejtë të garojë në asnjë kompeticion evropian deri në sezonin 2034/35, përfshirë Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës, transmeton albinfo.ch.
Në vendimin zyrtar të Organit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës (CEDB) thuhet se klubi ka kryer:
Shkelje të parimeve të përgjithshme të sjelljes (neni 11)
Manipulim të ndeshjeve dhe cenim të integritetit të garave (neni 12)
Vendimi përfundimtar përfshin:
Gjobë prej 500.000 eurosh
Përjashtim nga të gjitha garat e UEFA-s për 10 vjet
Kërkesë nga FIFA që ky ndalim të shtrihet edhe në të gjitha garat ndërkombëtare
Dënimet individuale
UEFA ka dënuar edhe disa individë të përfshirë:
Nikola Celebic përjashtohet përgjithmonë nga çdo aktivitet në futboll
Cetko Manojlovic, pezullim për 10 vjet
Radule Zivkovic dhe Dushan Puletic, pezullim për 10 vjet secili
Ranko Krgovic, drejtori sportiv i klubit, përjashtohet përgjithmonë
Ky është dënimi më i rëndë që UEFA ka dhënë për manipulim ndeshjesh që nga viti 2009, kur FK Pobeda nga Maqedonia e Veriut u përjashtua për tetë vjet.
Pas dy javësh festimesh në futboll për Kampionatin Evropian të Femrave, policia në vendet e ndeshjeve po raporton një rezultat pozitiv: nuk janë raportuar incidente të rëndësishme dhune dhe gjithçka po vazhdon me qetësi dhe në një atmosferë festive.
Faza e grupeve e turneut kontinental përfundoi të dielën, duke tërhequr 461,582 spektatorë në stadiume, sipas Unionit të Shoqatave Evropiane të Futbollit (UEFA). Megjithatë, fluksi i madh nuk shkaktoi probleme me rendin publik, transmeton albinfo.ch.
Për policinë e Cyrihut, ky është një sukses. Një total prej 67,694 personash morën pjesë në stadiumin Letzigrund, të gjithë pa probleme. E njëjta gjë vlen edhe për zonat e tifozëve përreth qytetit. Falë atmosferës festive dhe paqësore, prania e policisë ishte gjithashtu e kufizuar: krahasuar me një ndeshje futbolli për meshkuj me rrezik të lartë, vendosja e forcave ishte dukshëm më e vogël. Megjithatë, nuk u dhanë shifra të sakta. Policia e Bazelit, në një konferencë për shtyp dje, e përshkroi atë si një festë të madhe futbolli. “Do të doja që të ishte e njëjta gjë edhe për futbollin e meshkujve”, tha zëdhënësi Stefan Schmitt për Keystone-SDA. 102,361 persona morën pjesë në stadiumin St. Jakob, ndërsa midis 5,000 dhe 10,000 vizituan zonat e tifozëve. Midis 2,000 dhe 10,000 spektatorë morën pjesë më pas në marshime. Kantoni i Bernës theksoi gjithashtu se deri më tani nuk janë raportuar probleme të mëdha. Megjithatë, meqenëse demonstrata është ende duke u zhvilluar, u vendos që të mos bëhet ende një bilanc.
Mbi 66,400 tifozë u dyndën më pas në Stade de Genève, me mbi 10,000 pjesëmarrës në marshimin për Zvicër-Finlandë, sipas shoqatës së Euro 25 në Gjenevë. Atmosfera e relaksuar është e dukshme: “Kryesisht janë familje që shikojnë ndeshjet; njerëzit blejnë katër ose gjashtë bileta në të njëjtën kohë.” Rreth gjysma e turmës është femër. Ky vlerësim ndahet nga Sabine Horvath, drejtuese e projektit Euro 25 në Bazel: “Me 50 përqind gra në tribuna, atmosfera është krejtësisht e ndryshme nga një turne meshkujsh. Vëmendja dhe entuziazmi për ngjarjen janë të mëdha.”
Pas përfundimit të garave në grupe, janë përcaktuar çiftet çerekfinale në FIBA U20 Kampionatit Evropian, Divizioni B.
Dardanët e rinj për herë të parë depërtuan në mesin e tetë më të mirëve.
Kosova kishte tri fitore e një humbje, duke përfunduar e dyta në Grupin D pas Turqisë. Pikërisht ndaj kësaj të fundit pësuan humbjen e vetme që erdhi pas tri fitoreve radhazi, ndaj Suedisë, Shqipërisë dhe Hungarisë.
Dardanët në çerekfinale do të përballen me Zvicrën, shkruan FBK, transmeton albinfo.ch.
Zvicra ishte e para në Grupin C, edhe pse kishte tri fitore e dy humbje, por me koshdallim më të mirë, pasi edhe Holanda, Austria e Danimarka kishte nga tri fitore e dy humbje.
Takimi do të zhvillohet të premten, derisa ora do të përcaktohet më vonë.
Fituesi i ndeshjes Kosova-Zvicra në gjysmëfinale përballet me fituesin e ndeshjes Letonia-Britania e Madhe.
Kjo është hera e parë që Kosova U20 hyri në mesin e tetë më të mirave. Njëkohësisht suksesi më i madh te gjeneratat e reja.
Një studim i Departamentit Amerikan të Transportit tregon se fusha e shikimit të shoferëve është zvogëluar gjatë 25 viteve të fundit. Arsyeja kryesore është dizajni i ri i makinave, me kofano më të lartë dhe shtylla xhami më të trasha, që krijojnë zona të verbra më të mëdha.
Shembulli më shqetësues është Honda CR-V, ku dukshmëria përpara makinës ka rënë nga 68% në vitin 1997 në vetëm 28% sot.
Kjo do të thotë se shoferët nuk arrijnë të shohin plotësisht këmbësorët apo çiklistët që ndodhen afër makinës. Si pasojë, në SHBA vdekjet e këmbësorëve janë rritur me 37% dhe ato të çiklistëve me 42% që nga fundi i viteve ‘90.
Ekspertët thonë se teknologjitë moderne si kamerat dhe sensorët ndihmojnë, por nuk e zëvendësojnë shikimin direkt të lirë që mbetet vendimtar për sigurinë rrugore.
Anglia, kampione në fuqi, renditet e pesta në botë, vetëm një vend mbi Suedinë, e cila përfundoi në krye të grupit të saj.
Skuadra e Peter Gerhardsson mori nëntë pikët maksimale, duke i mbyllur ndeshjet e saj në grup me një fitore mbresëlënëse 4:1 ndaj Gjermanisë.
Pas fitores 6:1 të Anglisë ndaj Uellsit, mesfushorja Ella Toone i tha ITV Sport se Suedia “duhet të ketë frikë”, por Asllani nuk është dakord, transmeton albinfo.ch.
“Ne e respektojmë Anglinë, ekipin që kanë dhe gjithçka që kanë arritur deri më tani. Por frika? Jo. Nuk e kemi fjalën frikë në fjalorin tonë”, tha Kosovare Asllani.
“Ne e kërkojmë fjalën guxim. Sigurisht që duhet të respektosh një nga ekipet më të mira në botë, por ne kemi planin e lojës perfekt për këtë ndeshje.
Ne duam të arrijmë futbollin që duam të përfaqësojmë. Në mendjet tona ka vetëm një rezultat dhe ai është të fitojmë ndeshjen.”
“Padyshim që mendojmë se jemi një nga ekipet më të mira në botë nga ajo që kemi bërë. Por njerëzit rrallë flasin për ne si një ekip që mund të fitojë medaljen e artë.
Ne e dimë që mund të mposhtim çdo ekip në botë kur kemi ditën tonë më të mirë. Njerëzit patjetër duhet të flasin më shumë për ne”, u shpreh mesfushorja shqiptare, e cila luan për Suedinë.
Një studim i madh në Danimarkë ka konfirmuar se vaksinat e fëmijërisë nuk shkaktojnë autizëm apo sëmundje të tjera serioze. Kjo teori, e cila u përhap në vitin 1998 nga një artikull që më vonë u tërhoq, vazhdon të jetë mit edhe pse është hedhur poshtë nga shumë studime.
Në kërkimin e fundit, të publikuar në Annals of Internal Medicine, studiuesit analizuan të dhënat e mbi një milion fëmijëve të lindur në Danimarkë midis viteve 1997 dhe 2018. Ata zbuluan se vaksinat që përmbajnë alumin, i cili përdoret në sasi shumë të vogla për të rritur efektivitetin e vaksinave, nuk rrisin rrezikun e autizmit, astmës apo sëmundjeve autoimune.
Dr. Niklas Andersson nga Instituti Statens Serum i Danimarkës i quajti rezultatet “qetësuese”, duke theksuar se nuk ka asnjë dëshmi që vaksinat shkaktojnë 50 probleme të ndryshme shëndetësore të analizuara.
Teoria se vaksinat shkaktojnë autizëm u bë e famshme pas studimit të publikuar nga mjeku britanik Andrew Wakefield në vitin 1998, i cili më vonë u vërtetua se kishte të dhëna të manipuluara. Ky mit vazhdon kryesisht sepse ende nuk dihen të gjitha shkaqet e autizmit, ndërkohë që rastet janë rritur për shkak të diagnostikimit më të mirë dhe përkufizimeve më të gjera të spektrit autik.
Studiuesit thonë se këto rezultate duhet të përdoren për të luftuar dezinformimin, i cili ka bërë që shumë prindër të mos i vaksinojnë fëmijët e tyre, duke rrezikuar rikthimin e sëmundjeve të parandalueshme si fruthi dhe kolla e mirë.
“Është e rëndësishme të ndahet shkenca nga propaganda politike, sepse në fund fëmijët janë ata që rrezikohen më shumë,” tha studiuesi Anders Hviid nga SSI.
Më shumë se gjysma e punëdhënësve të mëdhenj në SHBA planifikojnë të zvogëlojnë përfitimet e kujdesit shëndetësor vitin e ardhshëm, pasi kostot në rritje nga ilaçet për humbje peshe dhe barnat e specializuara po kufizojnë buxhetet e tyre, sipas një sondazhi të ri të publikuar të mërkurën nga firma këshillimore Mercer.
Nga punëdhënësit me 500 ose më shumë punonjës, 51% thanë se planifikojnë të rrisin ndarjen e kostove në vitin 2026, përfshirë rritjen e deduktuesve dhe të shpenzimeve maksimale që duhet të paguajnë vetë punonjësit. Kjo shifër është rritur nga 45% e punëdhënësve të mëdhenj që thanë se do të rrisnin ndarjen e kostove për vitin 2025, transmeton albinfo.ch.
77% e punëdhënësve thanë se kostoja e ilaçeve për humbje peshe GLP-1, si Wegovy i Novo Nordisk dhe Zepbound i Eli Lilly, është shqetësimi i tyre kryesor.
“Gjithnjë e më shumë klientë po thonë… ‘Nuk e dimë edhe sa gjatë mund t’i mbulojmë këto ilaçe’,” tha Alysha Fluno, lidere inovacioni farmacie në Mercer.
Ndërsa disa punëdhënës fillimisht i mbuluan këto ilaçe duke shpresuar kursime afatgjata në kujdesin shëndetësor, rritja e çmimeve po i detyron të rimendojnë. “Disa punëdhënës që po përballen me rritje të mëdha kostosh në 2026, mund ta konsiderojnë të pamundur mbulimin e tyre,” shtoi Fluno.
Konkurrenca më e madhe në tregun e ilaçeve për humbje peshe në vitet e ardhshme pritet t’u japë menaxherëve të përfitimeve farmaceutike (PBM) më shumë fuqi negociuese me kompanitë farmaceutike, duke ulur ndjeshëm kostot.
Aktualisht, Wegovy dhe Zepbound listohen përkatësisht me çmime prej 1.086 dhe 1.059 dollarësh, por shumë pacientë paguajnë më pak përmes planeve të tyre shëndetësore.
Kostot e barnave me recetë u rritën me 8% vitin e kaluar, ndërsa Mercer parashikon një rritje prej 5.8% të kostove të përgjithshme të përfitimeve shëndetësore për 2025.
Gjithashtu, punëdhënësit po shqyrtojnë alternativa ndaj menaxherëve tradicionalë të përfitimeve farmaceutike (PBM), si CVS Caremark, Express Scripts të Cigna-s dhe Optum Rx të UnitedHealthcare, të cilët veprojnë si ndërmjetës mes kompanive farmaceutike dhe konsumatorëve, duke negociuar zbritje dhe tarifat për llogari të tyre.
Rregullatorët i kanë kritikuar PBM-të kryesore për orientimin e pacientëve drejt barnave më të shtrenjta për të rritur fitimet, një akuzë që industria e mohon.
Fondacioni i pensioneve CalPERS në Kaliforni, blerësi i dytë më i madh publik i përfitimeve shëndetësore në SHBA, njoftoi të martën se Caremark do të zëvendësojë Optum Rx si PBM i tij në vitin 2026, në një kontratë pesëvjeçare që kërkon më shumë transparencë dhe mbikëqyrje.
Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri priti Orkestrën “Amadeus” në shenjë mirënjohjeje dhe falënderimi për pjesëmarrjen dhe çmimin e fituar në Festivalin Botëror të Orkestrave, mbajtur në Vjenë.
Udhëheqësi i misionit diplomatik, Albinot Bimbashi, takoi anëtarët dhe stafin e orkestrës duke i vlerësuar me fjalë të ngrohta dhe lavdërime për suksesin e arritur, duke theksuar kontributin e tyre në promovimin e kulturës dhe talentit të rinisë kosovare në arenën ndërkombëtare.
Anëtarët e orkestrës shprehën mirënjohje të thellë për mikpritjen dhe mbështetjen e Ambasadës së Kosovës, si dhe falënderuan Qeverinë e Republikës së Kosovës për mbështetjen e dhënë, që mundësoi pjesëmarrjen në këtë festival të rëndësishëm në qendrën botërore të muzikës klasike, transmeton albinfo.ch.
Ky takim u cilësua si një moment i veçantë motivues për të vazhduar rrugëtimin artistik me përkushtim dhe pasion në shërbim të artit dhe vendit të tyre.
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka deklaruar se nuk ka asnjë informacion që tregon për ndonjë përshkallëzim të mundshëm ushtarak mes Kosovës dhe Serbisë. Këtë e bëri të ditur për Radion Evropa e Lirë, pasi u pyet nëse ekziston ndonjë kërcënim i fundit.
Kjo deklaratë vjen pas komenteve të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila tha se ish-presidenti amerikan, Donald Trump, kishte parandaluar një konflikt të mundshëm të Serbisë ndaj Kosovës. Osmani theksoi se bëhet fjalë për “zhvillime shumë të vona”, transmeton albinfo.ch.
Deklaratat e saj u kundërshtuan nga i dërguari i Trumpit për misione speciale, Richard Grenell, i cili e akuzoi Osmanin për manipulim të fjalëve të ish-presidentit amerikan. Grenell kujtoi se Trump ishte nominuar për Çmimin Nobel për Paqe për Marrëveshjen e Uashingtonit në vitet 2019-2020, duke shtuar se Osmani nuk kishte qenë pjesë e asaj marrëveshjeje dhe se “pretendimi për ndonjë zhvillim të ri është absurd”.
Nga ana tjetër, Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë ende ndonjë koment lidhur me këtë çështje, pavarësisht kërkesës së Radios Evropa e Lirë për sqarime.