Lajme
Zvicër: Varësia nga blerjet, një fenomen i padukshëm, por i përhapur
Rreth një në njëzet persona në Zvicër vuan nga varësia ndaj blerjeve, një çrregullim i sjelljes që mund të çojë në borxhe serioze, konflikte familjare dhe izolim emocional. Sipas të dhënave të Institutit Zviceran për Shëndetin Publik dhe Kërkimin e Varësisë, rreth 5% e popullsisë, ose afërsisht 450,000 persona, klasifikohen si “shopaholikë” patologjikë, shkruan RTS, transmeton albinfo.ch.
Një prej tyre është Valeria Huber (pseudonim), e cila rrëfen për televizionin SRF se shpenzon rreth 1,000 franga në muaj për veshje dhe kozmetikë. “Është si një obsesion,” thotë ajo, duke përshkruar ndjesinë e fuqishme për të blerë gjëra që nuk i nevojiten, por që nuk mund t’u rezistojë.
Ajo e lidh sjelljen e saj me përvojat e fëmijërisë: moda kishte rëndësi të madhe në familjen e saj, dhe babai e përdorte blerjen si formë pajtimi. Ky model është përsëritur në jetën e saj të rritur, duke e çuar në borxhe që në kulmin e varësisë arritën shifrën prej 30,000 frangash. Falë ndihmës së familjes, ajo ka arritur t’i shlyejë, por barra emocionale mbetet e madhe: “Është si një peshë që ngjitet rëndë në trup”, shprehet ajo.
Psikologu Renanto Poespodihardjo, nga Qendra e Varësisë në Klinikat Psikiatrike Universitare të Bazelit, sqaron se varësia nga blerjet nuk është thjesht një sjellje e shpeshtë konsumimi, por një çrregullim që përmbush disa kritere specifike. “Kriteri më i rëndësishëm është se sjellja është gjithmonë e dëmshme për buxhetin, për marrëdhëniet, për shëndetin mendor,” thekson ai. Njerëzit e prekur përjetojnë shpesh vetmi, stres apo trishtim, dhe e përdorin blerjen si mënyrë për t’i maskuar ndjenjat negative, transmeton albinfo.ch.
Përkundër përhapjes, varësia nga blerjet nuk njihet zyrtarisht si sëmundje në Zvicër. Ky është një problem, sipas ekspertëve, pasi blerjet shihen si një aktivitet normal dhe madje pozitiv në shoqëritë industriale. Për këtë arsye, shumë të prekur nuk kërkojnë ndihmë, dhe fenomeni shpesh mbetet i padukshëm.
Në Qendrën e Varësisë në Bazel, regjistrohen vetëm rreth 15 raste në vit, një numër i vogël krahasuar me përmasat e problemit në mbarë vendin.
“Ne duhet t’u tregojmë të prekurve se ndihma është e disponueshme,” thekson Poespodihardjo. “Dhe se kjo ndihmë mund të bëjë një ndryshim të madh.”
Në krahasim, alkoolizmi prek deri në 300,000 persona në Zvicër, por varësia nga blerjet mbetet një tabu e heshtur që kërkon më shumë vetëdijësim dhe mbështetje institucionale, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh Nga 18 deri më 20 shtator 2026 në Spezzano Albanese mbahet takimi që feston historinë, artin,... -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












