44 mijë shqiptarë morën shtetësi në BE, renditen të tretët në Europë

44 400 shqiptarë kanë marrë shtetësi në vendet e BE-së gjatë vitit 2023, duke përbërë grupin e tretë më të madhe në union. 71.5 për qind e shtetësive janë dhënë nga Italia, 22.4 për qind nga Greqia, dhe pjesa tjetër nga Suedia e Belgjika.

Në total 1.1 milionë njerëz në vitin 2023 morën nënshtetësinë e vendit të BE-së ku jetonin, një rritje prej rreth 6.1% krahasuar me vitin 2022.

Shumica e shtetësive të reja janë dhënë nga Spanja (240 200; 22.9% e totalit të BE-së), Italia (213 600; 20.3%) dhe Gjermania (199 800; 19.0%).

Shumica (87.6%) e njerëzve që iu dha shtetësia e BE-së ishin shtetas të një vendi jo anëtar të BE-së. Qytetarët e një shteti tjetër të BE-së nga vendi i banimit përbënin 10.7%.

Gjatë viti 2023, shtetasit sirianë ishin grupi më i madh i qytetarëve të rinj të BE-së, me një total prej 107 500 shtetësish të reja të dhëna. Grupi i dytë më i madh ishin shtetasit marokenë me 106 500 shtetësi të dhëna, të ndjekur nga shqiptarët (44 400).

lg.php.gif

Suedia kishte shkallën më të lartë të natyralizimit në vitin 2023

Shkalla e natyralizimit është raporti i numrit të personave që kanë marrë nënshtetësinë e një vendi ku jetonin gjatë një viti ndaj numrit total të banorëve joshtetas në të njëjtin vend në fillim të vitit.

Në vitin 2023, Suedia regjistroi shkallën më të lartë të natyralizimit midis vendeve të BE-së, me 7.9 shtetësi të dhëna për 100 banorë jo-shtetas, e ndjekur nga Rumania (5.9) dhe Italia (4.1). Në anën tjetër të shkallës, normat më të ulëta të natyralizimit për 100 banorë jo-shtetas u regjistruan në shtetet baltike: Lituani (0.1), Letoni (0.4) dhe Estoni (0.5).

Zgjedhjet në Kosovë, vijon numërimi i votave të diasporës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon numërimin e votave me postë për zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 Shkurtit. Me 14.36% të votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 2.669 vota apo 44.33% prej tyre.

Në vendin e dytë sa i përket votave të fituara është Lidhja Demokratike e Kosovës me 2.020 vota apo 33.55%, pasuar nga koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Konservatorët e Intelektualët me 9.68% apo 583 vota.

Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës, sipas rezultateve të deritanishme ka marrë 390 vota apo 6.48%.

Për këto zgjedhje, qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit kanë mundur të votojnë në dy mënyra: përmes postës dhe votimit fizik në disa përfaqësi diplomatike të Kosovës. Numërimi i votave me postë nisi më 28 Shkurt, teksa numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike të Kosovës është drejt fundit.

KQZ-ja ka thënë se ka aprovuar më shumë se 63.000 pako, që supozohet se janë me fletëvotime. Përveç votave të diasporës, pa numëruar kanë mbetur edhe votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

Pas përfundimit të numërimit të votave dhe certifikimit të rezultateve hapet rruga për formimin e institucioneve të reja. Sipas rezultateve preliminare, pas numërimit të votave të rregullta, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 40.80% të votave të fituara, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 22.05 për qind. E treta ka dalë Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.64% të votave, pasuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.46% të votave të fituara. Nga partitë e komunitetit serb, më së shumti vota ka marrë Lista Serbe, përkatësisht 4.62%.

LVV-ja po ashtu po prin bindshëm sa u përket votave të hedhura në përfaqësitë diplomatike.

Zhvillimi ekonomik në fokus: Forumi Ndërkombëtar i Bashkëpunimit, në Cyrih

Për të katërtin vit radhazi, Forumi Ndërkombëtar i Bashkëpunimit (IC Forum) në ETH Zürich i mbajtur në Cyrih, më 27-28 Shkurt 2025 –mblodhi mbi 1.500 pjesëmarrës nga më shumë se 120 vende, duke përfshirë liderë politikë, ekspertë ekonomikë, akademikë, përfaqësues të sektorit privat dhe organizata joqeveritare. Tema kryesore e këtij edicioni ishte zhvillimi ekonomik në vendet në zhvillim dhe partneritetet ndërkombëtare të Zvicrës.

Liderët e forumit dhe temat kryesore

Ngjarja e këtij viti u drejtua nga këshilltarët federalë Guy Parmelin dhe Ignazio Cassis, të cilët, së bashku me ekspertë ndërkombëtarë, diskutuan mbi strategjitë inovative për të nxitur rritjen ekonomike në mënyrë të qëndrueshme dhe të përgjegjshme. Ndër folësit e shquar ishin profesori i ETH dhe astrofizikani i njohur Thomas Zurbuchen, si dhe drejtoresha e përgjithshme e Organizatës Botërore të Tregtisë (WTO), Ngozi Okonjo-Iweala.

Forumi ofroi diskutime dhe punëtori të fokusuara në çështje kyçe si:

  • Kontributi i sektorit privat zviceran në rindërtimin e Ukrainës
  • Zgjidhjet për financim të qëndrueshëm
  • Roli i tregtisë së qëndrueshme në zhvillimin ekonomik
  • Ndikimi i shkencës në tregjet e inovacionit
  • Planifikimi i zgjuar urban për qytete më të qëndrueshme

Një aspekt i rëndësishëm i këtij edicioni ishte përfshirja aktive e të rinjve në debatet dhe zgjidhjet për sfidat globale.

Çmimet për Inovacionin në bashkëpunimin ndërkombëtar

Një nga momentet më kulmore të forumit ishte ceremonia e ndarjes së Çmimeve IC, ku kompani zvicerane, ndërmarrje të vogla dhe të mesme (NVM) dhe start-up-e u vlerësuan për zgjidhjet e tyre inovative në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar. Këshilltari federal Guy Parmelin ndau çmimet prestigjioze për fituesit, duke nderuar idetë që kanë potencial për të sjellë ndryshime të prekshme në zhvillimin global.

Organizimi dhe mbështetja institucionale

Forumi IC 2025 u organizua nga Drejtoria për Zhvillim dhe Bashkëpunim (DEZA) e Ministrisë së Jashtme Zvicerane (EDA) dhe Sekretariati Shtetëror për Ekonomi (SECO) i Ministrisë Federale të Ekonomisë, Formimit dhe Kërkimit (WBF). Këto institucione theksuan se bashkëpunimi ndërkombëtar dhe inovacioni ekonomik janë elementë kyç për ndërtimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

Forumi Ndërkombëtar i Bashkëpunimit në Cyrih pritet të sjellë ide të reja dhe partneritete të forta për zhvillimin ekonomik global. Me fokus në inovacionin dhe bashkëpunimin ndërsektorial, ngjarja synon të kontribuojë në krijimin e zgjidhjeve konkrete për sfidat që prekin vendet në zhvillim dhe ekonominë globale.

 

Ambasadori turk: Marrëdhëniet me Kosovën janë të thella, FSK-ja po ecën në drejtimin e duhur

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta mes Turqisë dhe Kosovës, duke vënë në dukje mbështetjen e Ankarasë për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Ambasadori ka thënë se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Turqisë janë shumë të thella dhe se Kosova si vend i pavarur ka kontribuar në stabilitetin në Ballkan.

Ai ka theksuar se shteti i tij është duke zhvilluar bashkëpunim në fushën e mbrojtjes me vendin tonë.

“Marrëdhëniet tona me Kosovën janë shumë të thella dhe shumë të rëndësishme për ne, sepse besojmë se një Kosovë e pavarur dhe sovrane ka krijuar ose ka kontribuar në stabilitetin në Ballkan. Në këtë drejtim dhe gjithashtu në përputhje me disa aleatë të tjerë të NATO-s, Turqia po zhvillon bashkëpunim në fushën e mbrojtjes me Kosovën. Ky është një bashkëpunim thjesht mbrojtës midis vendeve tona dhe shpresojmë që ai të kontribuojë në përpjekjet e Kosovës për ndërtimin e shtetit”, ka thënë ai.

Ambasadori Tunç Angılı ka thënë se Turqia së bashku me aleatet e NATO-s janë duke ofruar mbështetje për transformimin e FSK-së.

Ai ka theksuar se FSK-ja është duke ecur në drejtimin e duhur.

“Sa i përket transformimit të FSK-së, siç mund ta dini, brenda NATO-s ekziston një kuadër i bazuar në katër shtylla për transformimin e FSK-së. Së bashku me disa aleatë të tjerë të NATO-s, si Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria, edhe Turqia po ofron mbështetje për transformimin e FSK-së. Personalisht, mendoj se FSK-ja tani po ecën në drejtimin e duhur”, ka thënë ai.

Ambasadori turk ka folur edhe për rëndësinë e diplomacisë dhe dialogut në zgjidhjen e çështjeve mesë Kosovës dhe Serbisë, duke rikonfirmuar gatishmërinë e Turqisë për të mbështetur procesin e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ai ka thënë se dialogu mes dy vendeve duhet që të vazhdojë.

“Së pari, ne besojmë se, si Turqi, nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç diplomacisë dhe dialogut për zgjidhje të qëndrueshme të dallimeve. Ne jemi gjithmonë të gatshëm të ofrojmë mbështetjen tonë për zgjidhjen paqësore të të gjitha dallimeve në vendet tona të Ballkanit, sepse i shohim të gjithë si vëllezër dhe miq të Turqisë. Sa i përket procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, shpresojmë që ai të vazhdojë. Si Turqi, ne jemi gjithmonë të gatshëm të kontribuojmë dhe të mbështesim procesin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ai.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën

Sekretarja e shtypit e administratës Trump, Caroline Leavitt, deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk do të ofrojnë më ndihmë ushtarake për Ukrainën, përcjell albinfo.ch. 

Ajo theksoi se tani prioritet për amerikanët janë negociatat për paqe në Ukrainë.

Ky vendim erdhi pas polemikave gjatë vizitës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, me homologun e tij amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë.

“Ne nuk do të shkruajmë më vetëm çeqe bosh për një luftë në një vend shumë të largët pa një paqe të vërtetë dhe të qëndrueshme,” tha Leavitt.

“Ishte fantastike që kamerat po rrotulloheshin sepse populli amerikan dhe e gjithë bota panë se me çfarë po merren Presidenti Trump dhe ekipi i tij pas dyerve të mbyllura në negociatat me ukrainasit”, shtoi ajo.

Më herët, The Washington Post raportoi se administrata Trump nuk po përjashton ndalimin e të gjitha dërgesave të vazhdueshme të ndihmës ushtarake në Ukrainë, me vlerë miliarda dollarë.

https://x.com/nexta_tv/status/1895731463007490383?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1895731463007490383%7Ctwgr%5E9fc1c4ea95cb6c382d5d675c27b8c74416b36cfa%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.arbresh.info%2Fbota%2Fshtepia-e-bardhe-njoftoi-se-nuk-do-te-kete-me-ndihma-per-ukrainen%2F

Vazhdon numërimi i votave me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon numërimin e votave me postë për zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit.

Me 14.36 për qind të votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 2.669 vota apo 44.33 për qind prej tyre.

Në vendin e dytë sa i përket votave të fituara është Lidhja Demokratike e Kosovës me 2.020 vota apo 33.55 për qind, pasuar nga koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Konservatorët e Intelektualët me 9.68 për qind apo 583 vota.

Ndërkaq, Paria Demokratike e Kosovës, sipas rezultateve të deritanishme ka marrë 390 vota apo 6.48 për qind.

Për këto zgjedhje, qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit kanë mundur të votojnë në dy mënyra: përmes postës dhe votimit fizik në disa përfaqësi diplomatike të Kosovës.

Numërimi i votave me postë nisi më 28 shkurt, teksa numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike të Kosovës është drejt fundit.

KQZ-ja ka thënë se ka aprovuar më shumë se 63.000 pako, që supozohet se janë me fletëvotime.

Përveç votave të diasporës, pa numëruar kanë mbetur edhe votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

Pas përfundimit të numërimit të votave dhe certifikimit të rezultateve hapet rruga për formimin e institucioneve të reja.

Sipas rezultateve preliminare, pas numërimit të votave të rregullta, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 40.80 për qind të votave të fituara, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 22.05 për qind. E treta ka dalë Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.64 për qind të votave, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 7.46 për qind. Nga partitë e komunitetit serb, më së shumti vota ka marrë Lista Serbe, përkatësisht 4.62 për qind.

LVV-ja po ashtu po prin bindshëm sa u përket votave të hedhura në përfaqësitë diplomatike./REL

Ky është rezultati i votave në Konsullatën e Kosovës në Shtutgart

Si në të gjitha konsullatat, ashtu edhe në atë të Shtutgartit, Lëvizja Vetëvendosje doli e para me përqindjen më të lartë 77.01% apo 556 vota, shkruan albinfo.ch.

Partia Demokratike e Kosovës doli e dyta për nga numri i votave me 80 vota, apo 11.08%, Lidhja Demokratike e Kosovës me 5.82% apo 42 vota.

Ndërkohë AAK-Nisma ishin 30 vota apo 4.16%.

Si u votua në Konsullatën e Kosovës në Cyrih

Sipas rezultateve që janë publikuar deri më tash, Lëvizja Vetëvendosje në koalicion me Guxo dhe Alternativa, kanë marrë shumicën dërmuese të votave, shkruan albinfo.ch.

Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih, Lëvizja Vetëvendosje mori 1141 vota apo 78.91 %.

Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës 134 vota (9.27%), Partia Demokratike e Kosovës 84 vota (5.81%).

Partia Nova Demokratska Stranka mori 44 vota (3.04%) dhe AAK-Nisma 28 vota (1.94%). /Albinfo.ch

Kushdo që kërkon uljen e qirasë mund të penalizohet

Në pamje të parë, është një lajm i mirë për qiramarrësit: Të hënën, norma e interesit referencë me të cilën lidhen qiratë pritet të bjerë nga 1.75 për qind në 1.5 për qind. Një ulje zakonisht shoqërohet me të drejtën për ulje të qirasë. Megjithatë, kushdo që kërkon një të tillë këtë herë mund të duhet papritur të paguajë qira më të larta.

Redaktori i biznesit Sina Freiermuth shpjegon pse. Norma e interesit referencë synon të pasqyrojë kostot e financimit të një prone. Për ta bërë këtë, Banka Kombëtare e Zvicrës llogarit normën mesatare të interesit të të gjitha kredive hipotekare në Zvicër dhe rrumbullakos vlerën në një të katërtën e përqindjes.

Nëse hipotekat bëhen më të lira – siç ka ndodhur për disa muaj – norma e interesit referencë në mënyrë të pashmangshme bie gjithashtu. Për çdo ulje prej 0,25 pikë përqindjeje, qiramarrësit kanë të drejtë për një ulje të qirasë prej 2,9 për qind – me kusht që qiraja të bazohet në normën e mëparshme të interesit ose në një normë më të lartë të interesit referencë.
Qiraja varet gjithashtu nga vetë prona me qira. Për apartamentet e reja, për shembull, kthimi bruto që qiradhënësi arrin nëpërmjet të ardhurave nga qiraja mund të jetë deri në 3.5 pikë përqindje mbi normën e interesit referencë. Vetëm nëse qiradhënësi arrin një fitim shumë të lartë, ai duhet të përmbushë kërkesën për uljen e qirasë.
Shpenzimet e mirëmbajtjes dhe administrimit kanë gjithashtu ndikim në qira. Dhe po ashtu edhe inflacioni. Nëse niveli i çmimeve rritet, qiradhënësi mund të përballojë më pak me të ardhurat nga qiraja se më parë. Qiradhënësi mund t’ua kalojë qiramarrësve 40 për qind të inflacionit që është grumbulluar që nga rregullimi i fundit i qirasë në formën e qirave më të larta.
Në varësi të mënyrës se si është zhvilluar inflacioni që nga caktimi i qirasë së fundit, kompensimi i kostos së jetesës që qiradhënësi mund të kërkojë mund të jetë më i lartë se ulja e qirasë për të cilën ka të drejtë qiramarrësi. Prandaj, është e mundur që dikush të kërkojë një rregullim dhe në fund duhet të paguajë një qira më të lartë.
Sipas Shoqatës Zvicerane të Qiramarrësve, ata që kanë nënshkruar një kontratë midis 1 majit 2015 dhe 1 dhjetorit 2023 nuk kanë shumë gjasa të përfitojnë nga një ulje. Që nga maji 2015, për shembull, niveli i çmimeve është rritur me rreth 7 përqind; Prandaj, pronarët mund të kërkojnë një kompensim relativisht të lartë të inflacionit, i cili mund të tejkalojë të drejtën e qiramarrësve për një ulje.
Megjithatë, inflacioni ka qenë në rënie muajt e fundit. Për kontratat e nënshkruara që nga fillimi i vitit 2024, inflacioni i akumuluar është pra i vogël apo edhe negativ. Kompensimi i inflacionit që pronarët mund të kërkojnë është përkatësisht i vogël dhe shanset për një ulje të qirasë janë më të larta./SRF

Nuk ka banesa për punëtorët sezonalë – reagojnë komunat

 

Paga shpesh nuk është më kriteri më i rëndësishëm në intervistat për punë në zonat turistike zvicerane.

“Pyetja më e rëndësishme është shpesh nëse ka akomodim në dispozicion,” thotë Thomas Egger (57). Vendasja e Valais-it është drejtor i Grupit Zviceran të Punës për Rajonet Malore (SAB). Ai flet për një mungesë strehimi që është më e madhe në disa rajone turistike sesa në Cyrih apo Gjenevë.

Ekziston një furnizim veçanërisht i ngushtë i banesave për punonjësit e hoteleve ose hekurudhave malore. “Tregu i dytë i shtëpisë në rajonin e Alpeve është pastruar,” thotë Egger. “Ky është një zhvillim dramatik.” Nga njëra anë, kjo do të thotë se shumë vendas e kanë të vështirë të gjejnë strehim të përballueshëm.

Situata është më drastike për punonjësit sezonalë në turizëm. Duke qenë se ata qëndrojnë vetëm për një kohë të shkurtër, ata shpesh nuk marrin një apartament. “Pronarët duan qiramarrës afatgjatë,” thotë Egger. Pasoja: “Rekrutimi i punëtorëve të kualifikuar është masivisht më i vështirë”.

Apartamentet e shtrenjta shpesh nuk diskutohen për punë në turizëm – si p.sh. Ekziston një mungesë banesash kur shkalla e vendeve të lira të punës është 1.0 ose më e lartë. Është 0.0 në Lenk dhe 0.4 në Zermatt. Në të gjitha komunitetet turistike, shkalla e vendeve të lira të punës është përgjysmuar nga 1.5 në 0.75 midis 2020 dhe 2023.

Arsyet: Nga njëra anë, ligjet më të rrepta të planifikimit hapësinor po kufizojnë aktivitetin e ndërtimit.

Nga ana tjetër, ka pasur një rritje të kërkesës për apartamente në male që nga Covid. Egger gjithashtu beson se përgjegjësit kryesorë janë punëdhënësit. Hekurudhat malore Grimentz VS, për shembull, kanë apartamente me qira për punonjësit, dhe disa hotele bëjnë të njëjtën gjë.

Por sektori publik tani po ndërhyn gjithnjë e më shumë në treg dhe madje po nxjerr rregullore në disa raste. Shembujt e mëposhtëm e tregojnë këtë:

Bashki të ndryshme promovojnë ndërtimin e banesave jofitimprurëse, si kooperativat. Ata gjithashtu mund ta bëjnë këtë nëse japin të drejtën e ndërtimit të tokës.

Në Graubünden, kantoni po promovon kooperativat e strehimit në zonat malore në mënyrë që ato të ofrojnë apartamente në kushte tërheqëse.

Komuna e Sumvitg GR ka shkuar shumë: ka krijuar një zonë për strehimin e stafit.

Në Zermatt VS ka një zonë planifikimi: hotelierët duhet të ofrojnë dëshmi të hapësirës së jetesës për punonjësit përpara se të jepet një leje ndërtimi.

Komuna e Obergoms VS ka shndërruar kazermat e papërdorura ushtarake në dhoma për punonjësit. Interlaken dhe Unterseen BE kufizojnë marrjen me qira të përkohshme të banesave kryesore nëpërmjet Airbnb.

Të shtëna në Albisriederplatz të Cyrihut

Një operacion policor u zhvillua në Albisriederplatz mbrëmjen e së premtes. Një lexues raportoi se kishte të shtëna. Policia ka konfirmuar se një operacion ka ndodhur.

Fotografitë e një lexuesi tregojnë disa automjete të policisë së qytetit të Cyrihut pranë Albisriederplatz. Banori thotë se ka pasur të shtëna dhe se ka shumë policë në vendngjarje, në Hardstrasse.

Siç raporton Blick, vitrina e dyqanit të UBS ishte e rrethuar dhe një vrimë plumbi mund të shihet në dritare. Nuk dihet ende nëse kjo është shkaktuar nga të shtënat.

Kur u pyet, policia e qytetit të Cyrihut konfirmoi se një operacion ishte duke u zhvilluar në vendndodhjen në fjalë “për shkak të të shtënave”. Ata thanë se për momentin nuk mund të jepet më shumë informacion. / Blick

Zyrtarët rusë mbështesin Trumpin pas përplasjes me Zelenskyn

 

Pas argumentit që u transmetua drejtpërdrejt në TV në mbarë botën, Dmitry Medvedev, ish-presidenti rus dhe zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, postoi në X se presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy “më në fund mori një shuplakë të duhur në Zyrën Ovale”. Ai shtoi se presidenti amerikan Donald Trump ka të drejtë për regjimin e Kievit, i cili “po luan bixhoz me Luftën e Tretë Botërore”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se ishte një mrekulli që Trump dhe zëvendëspresidenti JD Vance arritën të përmbaheshin nga goditja e Zelenskyy-t. “Unë mendoj se gënjeshtra më e madhe e Zelenskyy-t nga të gjitha gënjeshtrat e tij ishte pohimi i tij në Shtëpinë e Bardhë se regjimi i Kievit në vitin 2022 ishte i vetëm, pa mbështetje,” shkroi ajo në Telegram. /DW

Zelensky falënderon Amerikën për mbështetjen

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy falënderoi Amerikën pasi u largua herët nga Shtëpia e Bardhë pas bisedimeve të dështuara me presidentin amerikan Donald Trump.

“Faleminderit Amerikë, faleminderit për mbështetjen tuaj, faleminderit për këtë vizitë. Faleminderit President i SHBA, Kongresi dhe populli amerikan. Ukraina ka nevojë për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, dhe ne po punojmë pikërisht për këtë,” shkroi ai në X.

Studentët shqiptarë dhe ukrainas, me debat rreth hegjemonisë ruse dhe serbe

Shoqata “Studenti” në bashkëpunim me Ukrainian Association of Students and Academics in Zurich (UASAZ) dhe Center for Eastern European Studies (CEES) në Universitetin e Cyrihut, organizoi panelin akademik me temën: “From Russkii Mir to Srpski Svet: The Twin Hegemons of Eastern Europe”. (“Nga Bota Ruse te Bota Serbe: Dy Hegemonët Binjakë të Evropës Lindore”)

Ky diskutim u fokusua në analizën e strategjive hegjemoniale të Rusisë dhe Serbisë dhe ndikimin e tyre në stabilitetin rajonal.

Rëndësia e debatit akademik

Historikisht, organizatat studentore kanë luajtur një rol të rëndësishëm në debatet akademike mbi transformimet shoqërore dhe politike. Shoqata “Studenti” synon të krijojë hapësira të lira diskutimi në kohë krizash dhe të angazhojë studentët si aktorë aktivë në ndërthurjen e analizës akademike me përgjegjësinë shoqërore.

Bardh Jashari, kryetar i Shoqatës “Studenti” të Universitetit të Cyrihut, u shpreh: “Ky panel është një dëshmi e rëndësisë që ka analiza akademike në kuptimin e strategjive hegjemoniste dhe ndikimit të tyre në stabilitetin rajonal. Si studentë, kemi përgjegjësinë të kontribuojmë në debatin publik dhe të ndërtojmë ura bashkëpunimi akademik për të kuptuar dhe adresuar sfidat që ndikojnë drejtpërdrejt në të ardhmen e rajonit tonë. Në këtë debat u theksua rëndësia e analizës shkencore dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në një kontekst politik gjithnjë e më të fragmentuar. Shoqata “Studenti” mbetet e përkushtuar për të organizuar aktivitete akademike që nxisin reflektim kritik dhe dialog konstruktiv mbi çështjet rajonale dhe globale.”

 Konceptet „Russkii Mir“ dhe „Srpski Svet“

Paneli u përqendrua në dy ideologji hegjemoniale:

„Russkii Mir“ (Bota Ruse): Një koncept që prezanton Rusinë si mbrojtësen e identitetit kulturor dhe politik rus në hapësirën post-sovjetike. Kjo ideologji është përdorur si justifikim për ndërhyrjet në Ukrainë, Gjeorgji dhe vende të tjera, duke u mbështetur në diskursin e një bote të ndarë mes Perëndimit dhe „botës ruse“.

„Srpski Svet“ (Bota Serbe): Një strategji që synon të krijojë një sferë të zgjeruar serbe në Ballkan, duke promovuar një narrativë historike që e vendos Serbinë në qendër të rajonit. Kjo ideologji është shoqëruar me përpjekje për të minuar pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës.

 

Nga perspektiva shqiptare, ky diskutim është thelbësor për të analizuar ndikimin e këtyre strategjive në sovranitetin e Kosovës dhe stabilitetin e Ballkanit.

Panelistët dhe ekspertiza e tyre

Paneli përfshiu studiues të shquar ndërkombëtarë:

  • Prof. Oliver Jens Schmitt – Profesor në Universitetin e Vjenës, studiues i njohur mbi historinë e Ballkanit, me një fokus të veçantë te shqiptarët.
  • Dr. Armina Galijaš – Profesore e asociuar në Universitetin e Gracit, eksperte mbi ndarjet etnike dhe ndërtimin e identitetit pas shpërbërjes së Jugosllavisë.
  • Dr. Roman Horbyk – Studiues në Universitetin Södertörn në Suedi dhe Universitetin e Cyrihut, ekspert për dezinformimin dhe propagandën ruse.
  • Prof. Dr. Jeronim Perović (Moderator) – Profesor i historisë në Universitetin e Cyrihut dhe drejtor i Qendrës për Studime të Evropës Lindore (CEES).
  • Bardh Jashari – Kryetar i Shoqatës Studenti Cyrih.

Konkluzionet dhe domosdoshmëria e bashkëpunimit ndërkombëtar

Diskutimi theksoi se këto ideologji nuk janë vetëm doktrina teorike, por mekanizma konkretë që ndikojnë në politikën dhe sigurinë rajonale. Panelistët analizuan mënyrat se si „Russkii Mir“ dhe „Srpski Svet“ përdoren për të legjitimuar ndërhyrjet politike dhe ushtarake, duke sjellë pasiguri dhe tensione.

 

Udhëheqësit evropianë mbështesin Ukrainën pas përplasjes mes Zelensky dhe Trump

 

Presidenti francez Emmanuel Macron, duke komentuar një ndeshje të bërtitur midis Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe Presidentit të SHBA Donald Trump në Zyrën Ovale, tha se Rusia është agresori dhe ukrainasit janë populli i agresuar.

“Ne duhet të respektojmë ata që kanë luftuar që nga fillimi,” u tha Macron gazetarëve në Portugali.

Kryeministri polak Donald Tusk gjithashtu mbështeti liderin ukrainas. “I dashur President Zelenskyy, të dashur miq ukrainas, ju nuk jeni vetëm”, shkroi Tusk në X pas grindjes Trump-Zelenskyy.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez shkroi: “Ukraina, Spanja qëndron me ju” në X në tre gjuhë, spanjisht, anglisht dhe ukrainisht.

Ndërkohë, Kirill Dmitriev, kreu i Fondit të Investimeve Direkte Ruse e quajti “historike” konfrontimin e ashpër në Zyrën Ovale në X. Dmitriev ishte një nga negociatorët e Moskës në bisedimet ruso-amerikane të mbajtura më 18 shkurt në Arabinë Saudite./DW

E konfirmon Shtëpia e Bardhë, Trump përzuri Zelenskyn

Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe delegacionit të tij iu kërkua të largohej nga Shtëpia e Bardhë para kohe, gjatë takimit të tensionuar me presidentin amerikan Donald Truump.

Lajmi u konfirmua nga një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë që nuk ka qenë i autorizuar të flasë publikisht, sipas agjencisë prestigjioze të lajmeve “Associated Press”.

Zelensky u përzu nga takimi pas tensioneve që nisën pasi Trumpi e quajti mosmirënjohës. Palët kishin paraparë të nënshkruanin një marrëveshje për mineralet, por as kjo nuk u realizua.

Trump – Zelensky shkëmbime të ashpra gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë

Dy presidentët u përplasën në mënyrë të vazhdueshme ndërsa Presidenti Zelensky i kërkoi Presidentit Trump të jetë i kujdesshëm me Rusinë, ndërsa zoti Trump e paralajmeroi atë me tërheqje të mbështetjes amerikane.

Dy udhëheqësit pritej të nënshkruanin një marrëveshje që do t’i jepte Shteteve të Bashkuara qasje të konsiderueshme tek mineralet kritike të Ukrainës. Megjithatë, Presidenti Zelensky e sfidoi hapur zotin Trump për zbutje të qëndrimit ndaj presidentit rus Vladimir Putin.

Presidenti Zelensky kundërshtoi argumentet e zotit Trump se qytetet ukrainase janë kthyer në rrënoja nga lufta tre vjeçare. Presidenti Trump theksoi se udhëheqësi rus Putin dëshiron të bëjë një marrëveshje.

Por Presidenti Zelensky i tha zotit Trump se zotimeve për paqe të Presidentit rus Vladimir Putin nuk mund t’u besohet, duke renditur rastet kur udhëheqësi rus ka dalë nga fjala. Zoti Trump tha se Putini nuk i ka shkelur marrëveshjet me të.

“Duhet të jesh më mirënjohës”, “po luan me zjarr me Luftën e Tretë Botërore”, i tha Presidenti amerikan homolugn Zelenski.

Zoti Trump e kritikoi presidentin ukrainas, pasi Nënpresidenti JD Vance, njëri prej zërave më skeptik të administratës ndaj Ukrainës, i tha Zelenskyt se po tregonte mungesë respekti, duke debatuar me zotin Trump në Zyren Ovale para mediave amerikane.

“A ke thënë të paktën një herë ‘falemnderit’?, e pyeti Nënpresidenti Vance yotin Zelensky.

Presidenti Donald Trump i tha Presidentit Zelensky se ose duhej të bënte një marrëveshje, ose Shtetet e Bashkuara nuk do të vazhdonin ta mbështesnin më tej.

Presidenti Zelensky i kërkoi homologut amerikan Trump që të “mos bënte kompromise me një vrasës”, duke iu referuar udhëheqësit rus.

Presidenti Zelensky, i cili mori armatime me vlerë prej miliarda dollarësh dhe mbështetje morale amerikane nga administrata Biden për luftën kundër Rusisë, po përballet me një qëndrim krejtësisht të ndryshëm nga administrata Trump. Presidenti amerikan dëshiron përfundimin e shpejtë të luftës trevjeçare, përmirësimin e lidhjeve me Rusinë dhe rikuperimin e parave të shpenzuara për të mbështetur Ukrainën. /VOA

Policia sekuestron municion, uniforma e pajisje ushtarake në një fshat të Leposaviqit

Në një aksion të Policisë së Kosovës të kryer gjatë ditës disa kilometra brenda kufirit Kosovë – Serbi në fshatin Rodel në komunën e Leposaviqit janë gjetur e sekuestruar armë, municion e pajisje ushtarake.

Drejtori i policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se operacioni i policisë është duke vazhduar ende, ndërsa numëroi materjalet e konfiskuara.

“Një pushkë njëtytëshe, kontakt pushke, 19 fishekë për pistoletë, një çantë me 45 fishekë për armë të gjatë, një palë dylbi për snajper, një kuti me 11 fishekë për armë gjuetie, një çantë me katër karikator të zbrazët, gazmaska, pajisje ushtarake për ushqim, pajisje për ndihmë të parë, literaturë të ndryshme, substanca të dyshuara të eksplozivit, gjaketë me mbishkrimin ‘Mbrojtja Civile’ në gjuhën serbe dhe rreth 40 uniforma ushtarake të ndryshme”, tha ai.

Hoxha bëri të ditur se një person është shoqëruar në polici lidhur me rastin.

Pas dy dekadash shërbim, mbyllet aplikacioni “Skype”

Platforma Skype, shërbimi video-telefonik i Microsoft që në mes të viteve 2000 ishte mënyra dominuese për të qëndruar në kontakt me të afërmit në largësi do mbyllet.

Microsoft përmes njoftimit ka bërë të ditur se Skype “nuk do të jetë më i disponueshëm” për t’u përdorur duke filluar nga maji.

Mbyllja e Skype vjen 14 vjet pasi Microsoft bleu shërbimin për 8.5 miliardë dollarë, që shënoi blerjen më të madhe të një kompanie në atë kohë, transmeton albinfo.ch. Microsoft e integroi shërbimin në produktet e tij të tjera, të tilla si Office dhe shërbimi i operatorit celular Windows Phone.

Popullariteti i Skype është zbehur vitet e fundit, pasi produkte të tjera të ngjashme si Zoom, Google Meet dhe Cisco webEx patën një rritje në përdorim. Skype gjithashtu është përballur me konkurrencë të shtuar gjatë dekadës së fundit nga aplikacione si FaceTime e Apple dhe WhatsApp e Meta.

Skype u lançua në vitin 2003 në Estoni dhe u përhap shpejt si një mënyrë për të bërë telefonata falas në mbarë botën. Shërbimi u përhap shpejt, duke bërë që eBay ta blejë atë në vitin 2005 për 2.6 miliardë dollarë. Kompania eBay shiti 65% të aksioneve të tij në Skype një grupi investitorësh për 1.9 miliardë dollarë në 2009-ën përpara se Microsoft ta blinte atë në vitin 2011.