Prokurori planifikon të ngrejë akuza kundër Sanija Ametit

Zyra e Prokurorit Publik të Cyrihut është afër përfundimit të hetimit kundër Sanija Ametit, bashkëpresidente e Operacionit Libero dhe ish-anëtare e Liberalëve të Gjelbër, lidhur me një ngjarje që tronditi opinionin publik në shtator 2024. Ameti kishte postuar në Instagram fotografi ku qëllonte me një pistoletë ajrore një figurë të foshnjës Jezus dhe Marisë, duke e shpuar disa herë në bodrum, shkruan 20minuten, transmeton albinfo.ch.

Reagimet ndaj këtij veprimi ishin të ashpra dhe ajo u përball me kritika të shumta, duke u larguar edhe nga jeta publike për një periudhë të gjatë. Më vonë ajo dha dorëheqjen nga GLP, pas presionit të brendshëm në parti dhe kërcënimeve për përjashtim.

Pas një hetimi të thelluar, Zyra e Prokurorit ka njoftuar paditësit privatë se planifikon të ngrejë akuza për shkelje të lirisë fetare. Një nga paditësit është edhe Nils Fiechter, politikan nga Bernë dhe President i JSVP, i cili tha se veprimi i Ametit është shkelje e lirisë fetare të miliona të krishterëve dhe se ajo ka tallur në mënyrë të papërshkrueshme besimin e tyre, transmeton albinfo.ch.

Valais ndalon telefonat celularë në të gjitha shkollat e kantonit

Nga kjo vjeshtë, të gjithë nxënësit në kantonin Valais nuk do të lejohen të përdorin telefonat celularë gjatë gjithë orarit shkollor,  përfshirë pushimet dhe kohën e drekës. Lajmi u konfirmua nga Ministri i Arsimit të Valais, Christophe Darbellay, në një intervistë të botuar të enjten, shkruan RTS, transmeton albinfo.ch.

Valais bëhet kështu kantoni i tretë frëngjishtfolës në Zvicër, pas Vaud (2019) dhe Jura (2020), që vendos një ndalim të tillë. Edhe kantonet gjermanofolëse si Nidwalden dhe Aargau kanë ndërmarrë masa të ngjashme, duke ndaluar telefonat inteligjentë në shkolla.

“Është alarmante të shohësh se sa fëmijë kanë vështirësi në të nxënë dhe lexim që në moshë shumë të vogël,” deklaroi Darbellay, duke iu referuar studimeve shkencore dhe bisedave me profesionistë të mjekësisë si motivim për vendimin.

Ministri theksoi se rregullat e reja do të jenë të unifikuara për të gjitha shkollat, çka sipas tij do të lehtësojë barrën mbi mësuesit dhe prindërit. “Presioni i bashkëmoshatarëve është shumë i lartë te fëmijët dhe adoleshentët,” shtoi ai, duke nënvizuar nevojën për një qasje të qartë dhe të barabartë në të gjitha institucionet arsimore, transmeton albinfo.ch.

Darbellay gjithashtu i bëri thirrje prindërve që të vendosin rregulla të qarta edhe për përdorimin e celularëve jashtë orarit shkollor.

Ai paralajmëroi për ndikimet negative të ekspozimit të tepërt ndaj ekraneve në zhvillimin e fëmijëve: “Skanimet e trurit tregojnë se truri është shumë më pak aktiv kur një fëmijë shikon telefonin e tij celular sesa kur luan jashtë.”

Edhe pse rekomandimet e fundit nga pediatrit francezë fokusohen te fëmijët nën gjashtë vjeç, Darbellay argumenton se edhe fëmijët më të rritur janë të ndikuar negativisht nga përdorimi i pakontrolluar i teknologjisë.

Sa i përket mundësisë për një ndalim në nivel kombëtar, ai theksoi se çështjet e organizimit të shkollave janë kompetencë kantonale, duke përjashtuar për momentin një ndërhyrje federale, transmeton albinfo.ch.

OKB: Përdorimi i drogës në botë arrin 316 milionë persona

Numri i njerëzve që përdorin drogë në mbarë botën ka arritur në 316 milionë, sipas një raporti të fundit të Kombeve të Bashkuara. Këto të dhëna i përkasin vitit 2023 dhe tregojnë se përdorimi i drogës është rritur me 28 për qind gjatë dhjetë viteve të fundit, shkruan ORF, transmeton albinfo.ch.

Raporti vjetor i Zyrës së OKB-së për Drogën dhe Krimin (UNODC) tregon se kokaina është droga që po përhapet më shpejt. Prodhimi i saj ilegal ka arritur në një nivel rekord prej 3,708 tonësh, ndërsa numri i përdoruesve është rritur nga 17 milionë në vitin 2013 në 25 milionë në vitin 2023.

Sipas OKB-së, përhapja e kokainës po sjell jo vetëm më shumë vdekje nga droga, por edhe rritje të dhunës mes grupeve kriminale, sidomos në Evropën Perëndimore dhe Qendrore, ku po konfiskohet më shumë kokainë sesa në Amerikën e Veriut.

Ekspertët bëjnë thirrje për masa parandaluese, edukim dhe mbështetje për të rinjtë, për të ndaluar rritjen e përdorimit të drogës në të ardhmen, transmeton albinfo.ch.

Ambasadori Martin Berishaj intervistohet nga Prokuroria Speciale

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është intervistuar të enjten nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në kuadër të hetimeve për disa vepra penale të dyshuara ndaj tij, përfshirë shpëlarjen e parave, shmangien nga tatimi dhe mosraportimin e pasurisë, shkruajnë mediat në Kosovë, transmeton albinfo.ch.

Kjo është hera e dytë që Berishaj intervistohet për të njëjtat dyshime. Më herët, ai ishte ftuar për të dhënë deklaratë edhe në muajin mars të këtij viti.

Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë, hetimet ndaj ambasadorit janë në vazhdim dhe po trajtohen në kuadër të juridiksionit të Prokurorisë Speciale për vepra të natyrës së veçantë dhe me interes të lartë publik.

“Martin Berishaj është intervistuar të enjten nga Prokuroria Speciale, në kuadër të hetimeve që janë duke u zhvilluar ndaj tij lidhur me veprat penale ‘Shpëlarje e parave’, ‘Shmangie nga Tatimi’ dhe ‘Mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare’,” thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ndërkohë, avokati i tij, Tomë Gashi, ka reaguar publikisht përmes një postimi në rrjetet sociale, duke thënë se Berishaj ka dhënë “deklaratë sqaruese” dhe se kjo deklaratë, sipas tij, ka ndihmuar në sqarimin e çështjes.

“Për t’i ndihmuar Prokurorisë Speciale të Kosovës, sot z. Martin Berishaj ka dhënë deklaratë sqaruese, me të cilën ne besojmë që i ka ndihmuar Prokurorisë për të eliminuar çdo dyshim për aferën e ndërtuar nga gazetari serb i afërm me shërbimin sekret të Serbisë, me qëllim të dëmtimit të reputacionit të profesorit Martin Berishaj,” ka shkruar Gashi në Facebook.

Çështja ndaj ambasadorit Berishaj kishte marrë vëmendje të madhe publike dhe mediatike pas raportimeve të mediave serbe në vitin 2022, që pretendonin për përfshirje të tij në aktivitete financiare të paligjshme, përfshirë transaksione të dyshimta në rajon. Vetë Berishaj i ka mohuar vazhdimisht këto pretendime, duke i cilësuar si të motivuara politikisht, transmeton albinfo.ch.

Ballkani me temperatura përvëluese, deri 40 gradë Celsius

Shtetet Ballkanike po përballen me një valë të nxehti e cila sipas ekspertëve, pritet të sjellë temperaturë 40 gradë Celsius, që nuk janë fort të zakonta për qershorin.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) ka dalë me disa rekomandime dhe këshilla se si qytetarët të mbrohen nga nxehtësia, duke u kërkuar që të shmangin daljet jashtë dhe të mos kryejnë aktivitete të rënda gjatë periudhës më të nxehtë të ditës.

“Gjatë ditës, kur temperaturat janë më të larta jashtë, mbyllni dritaret dhe mbulojini me perde apo materiale që pengojnë rrezet e diellit”, thuhet në një nga rekomandimet që IKSHPK-ja ka publikuar në rrjetet sociale.

Në të gjithë rajonin sakaq, zjarrfikësit po përballen me paralajmërime për më shumë vatra zjarri, teksa vala e nxehtësisë vazhdon intensifikimin.

Në vendin tonë të mërkurën u arrit të viheshin nën kontroll dhjetëra vatra zjarri. Ndërkohë, një sërë banesash u përfshinë nga flakët këto ditë në jug të Kroacisë,  ku disa zona ende po përballen me pasojat e zjarreve dhe banorët janë detyruar të evakuohen gjatë fundjavës.

Nga kryeqyteti Zagreb në veri, deri në Dalmaci në jug, disa rajone do të jenë në nivelin më të lartë të paralajmërimit për rrezik nga zjarret dhe për probleme shëndetësore për banorët nga i nxehti, thanë autoritetet.

Dhe, në Serbi po ashtu janë lëshuar paralajmërime për shkak të temperaturave ekstreme, teksa të mërkurën në Beograd temperaturat arritën në 38 gradë, ndërkaq një ditë më vonë ato pritet të jenë 39 gradë Celsius.

Kjo agjenci e fluturimeve në Zvic;r pezullon fluturimet në këto dy shtete deri në fund të tetorit

Swiss po anulon fluturimet për në Tel Aviv nga orari i saj i verës – dhe Bejruti gjithashtu do të mbetet i pezulluar deri në një afat të pa caktuar., për shkak të situatës së tensionuar të sigurisë që vazhdon, përcjell albinfo.ch.

Swiss nuk do të fluturojë për në Tel Aviv të paktën deri më 25 tetor 2025.

Siguria e pasagjerëve dhe ekuipazhit është përparësia jonë kryesore ka shkruar në njoftim zyrtar.

Për më shumë:https://www.20min.ch/story/bis-oktober-2025-swiss-stellt-tel-aviv-fluege-bis-ende-sommerflugplan-ein-103370629

Francë: Dy të vdekur nga një stuhi e rrëmbyeshme

Raportohet se dy persona kanë mbetur të vdekur dhe 17 të tjerë të plagosur gjatë stuhive të rrëmbyeshme në Francë që rrëzuan pemë, përmbytën rrugët e Parisit dhe shkaktuan rrjedhje në çatinë e parlamentit ndërsa kryeministri po fliste, përcjell albinfo.ch.

Stuhia ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje, duke përmbytur me shpejtësi bulevardet e Parisit, duke rrëzuar pemë dhe duke përmbysur karrige dhe tavolina jashtë bareve, raporton AP.

Agjencia franceze e mbrojtjes civile ka thënë se një person është lënduar rëndë në stuhinë, e cila përfshiu Francën pas një vale të nxehti. Agjencia ka njoftuar se energjia elektrike i është ndërprerë gjithashtu 110,000 shtëpive.

Një pemë që kishte rënë ka lënë të vdekur një 12-vjeçar në Francën jugperëndimore teksa një burrë ka vdekur kur motori i tij me katër rrota goditi një pemë të rrëzuar në veriperëndim, raportuan mediat franceze.

Zhvillimi i energjisë së rinovueshme në Zvicër do të forcohet

Zhvillimi i energjisë së rinovueshme në Zvicër do të forcohet, duke lejuar një prodhim më të madh të energjisë elektrike në vend, përcjell albinfo.ch.

Ky plan mori dritën jeshile në një referendum në qershor 2024, kur 68.7 përqind e votuesve miratuan ligjin që përcaktonte kushtet për Zvicrën për të prodhuar me shpejtësi më shumë energji elektrike nga burimet e energjisë së rinovueshme si uji, dielli, era dhe biomasa.

Pjesa e parë e legjislacionit të ri hyri në fuqi më 1 janar.

Pjesa tjetër, duke përfshirë dispozitat që lidhen me planifikimin e përdorimit të tokës, do të futen në fuqi më 1 korrik. (Rregullat e mbetura të reja pritet të hyjnë në fuqi më 1 janar 2026).

Zvicra ‘supozon’ se tarifat amerikane nuk do të rriten

Qeveria zvicerane tha të mërkurën se bisedimet me Uashingtonin e çuan në supozimin se tarifat shtesë të larta të kërcënuara nga Presidenti Donald Trump nuk do t’i imponoheshin Zvicrës, përcjell albinfo.ch.

Presidentja zvicerane Karin Keller-Sutter, e cila është gjithashtu ministre e financave të vendit, ka thënë se diskutimet e vazhdueshme me Uashingtonin synojnë “të kthehen në zero tarifa”.

“Shtetet e Bashkuara kanë pranuar vazhdimisht se Zvicra po vepron me mirëbesim”, tha qeveria në një deklaratë. (AFP)

Pas ditëve të nxehta në Zvicër, paralajmërohen stuhi të forta

Pas ditëve të nxehta, të enjten do të ketë një efekt të përkohshëm ftohës. Janë të mundshme edhe stuhi të forta, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Stuhi të forta priten në Zvicër të enjten, veçanërisht në kodrat malore dhe Alpe.

Qeveria federale po paralajmëron për stuhi të mundshme dhe ka shpallur nivelin e rrezikut 4.

Pas ftohjes të enjten, temperaturat do të rriten përsëri deri në 29 gradë të premten.

https://x.com/MeteoNewsAG/status/1938087842904723945?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1938087842904723945%7Ctwgr%5E6fda46b2761bd9ffc382d85f9f88ba489aa40056%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.20min.ch%2F

 

 

Qeveria zvicerane merr një qëndrim më të ashpër ndaj refugjatëve ukrainas

Që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022, Zvicra ka pranuar mbi 68,000 refugjatë, duke mos i kthyer asnjë dhe duke u dhënë atyre të drejtën për të jetuar dhe punuar në Zvicër (statusi S), përcjell albinfo.ch.

Megjithatë, në të ardhmen, vetëm njerëzit nga rajonet e Ukrainës ku jeta ose mirëqenia e tyre fizike është në rrezik real do të jenë në gjendje të marrin statusin S, njoftoi Këshilli Federal të mërkurën.

Para se të japë potencialisht lejen S, Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) tani do të duhet të bëjë dallimin midis rajoneve të Ukrainës që konsiderohen të sigurta dhe atyre që konsiderohen të rrezikshme.

Sqarimet janë duke u zhvilluar aktualisht për të klasifikuar faktorët e rrezikut në fusha të ndryshme.

Nikson Gjoka: “Me ‘Fly’ po fluturoj drejt ëndrrës time!”

Pas publikimit të këngës së tij të parë “Fly”, model dhe tani edhe artist, Nikson Gjoka hap një kapitull të ri në jetën e tij kreative. Platforma mediale albinfo.ch pati mundësinë ta intervistojë artistin e ri nga Zvicra, i cili flet për vendimin për të hyrë në muzikë, për ndikimet që e kanë formuar dhe për gjithçka që e pret përpara.

albinfo.ch: Nikson, urime për “Fly”! Si ndihesh tani si artist?

Nikson Gjoka: Faleminderit! Me shumë emocione. Ka qenë një rrugë e gjatë që më ka sjellë deri këtu. Kam pasur gjithmonë një lidhje me muzikën, por ky është hapi i parë ku e ndava me botën. Dhe kur doli kënga, u ndjeva sikur u çlirova. Ishte momenti i duhur.

albinfo.ch: Pse pikërisht titulli “Fly”? Çfarë simbolizon?

Nikson Gjoka: Për mua, “Fly” është një metaforë për lirinë dhe guximin. Është momenti për të ndjekurr ëndrrën time, edhe pse nuk e di si do të shkojë. Është për ata që guxojnë të dalin nga “comfort zone” dhe të ndërtojnë diçka që është e imja. Edhe nëse ke frikë, fluturo. Sepse jetën e kemi vetëm një herë.

albinfo.ch: Të kemi parë më shumë në botën e modelingut. Çfarë të shtyu drejt muzikës?

Nikson Gjoka: Moda ka qenë një pjesë shumë e bukur e jetës sime dhe më ka ndihmuar shumë me ndërtuar vetëbesimin dhe stilin. Por muzika ka qenë gjithmonë aty, thellë brenda meje. Nuk ndodhi thjesht një ditë që vendosa të bëhem këngëtar. Ishte një proces, një ndjenjë që më shtynte për t’u shprehur ndryshe. Kisha shumë për të thënë  dhe muzika ishte mënyra më e sinqertë për ta bërë.

albinfo.ch: A ke qenë i përfshirë në krijimin e “Fly”?

Nikson Gjoka: Po, totalisht. Personi i parë që iu drejtova kur vendosa të merrem me muzikë ishte Djaboom. Ai më ka ndihmuar në çdo hap. Më ka dhënë këshilla, më ka orientuar dhe më ka mbështetur si producent. Ishte ai që solli edhe Fuego-n në ekip, me të cilin punuam bashkë për ta sjellë tekstin ashtu siç e doja.
Beati është nga Lowtide. Kam kërkuar gjatë për një beat që kishte vërtet atë “wow-efektin” që doja për këngën e parë. Kur e dëgjova, ndjeva menjëherë që ishte i duhuri.
Mixing dhe mastering janë bërë nga Djaboom. Ai ka vendosur shumë energji dhe përkushtim që kënga të tingëllojë ashtu si duhet.
Për klipin kam punuar me Linus von Stumberg, një regjisor me përvojë që ka fituar 16 çmime ndërkombëtare me filmin e tij të shkurtër “Syncope”. Linusi kuptoi shumë shpejt çfarë doja të transmetoja dhe solli një vizion të qartë. E gjithë skuadra ka kontribuar që “Fly” të mos jetë vetëm një projekt i rastësishëm, por një nisje serioze për mua si artist.

albinfo.ch: Si reaguan njerëzit kur doli kënga?

Nikson Gjoka: Për fat të mirë, shumë mirë. Kam marrë shumë mesazhe që më kanë prekur. Disa më thanë që nuk e kishin pritur këtë anë nga unë  dhe kjo për mua është komplimenti më i bukur. Doja të surprizoja me diçka ndryshe dhe duket se ia dola. Por është ende herët për të dhënë një feedback të plotë. E di që do të ketë edhe reagime negative dhe kjo është pjesë e lojës.

albinfo.ch: A ke pasur dyshime gjatë rrugës?

Nikson Gjoka: Po, padyshim. Kushdo që nis nga e para e njeh atë ndjesinë e pasigurisë. Ka momente kur e pyet veten: “A po bëj gjënë e duhur?”. Por kur je i rrethuar nga njerëz që besojnë te ti, është shumë më e lehtë me e çuar përpara. Familja dhe shokët e mi më kanë shtyrë shumë. Në një moment thjesht i thashë vetes: tani ose kurrë.

albinfo.ch: Çfarë të frymëzon më shumë?

Nikson Gjoka: Më frymëzon kultura që mbaj me vete. Gjithmonë kam qenë mes dy botëve: shqiptare dhe zvicerane, dhe kjo ndikon në mënyrën si mendoj, si ndjej dhe si shkruaj. Frymëzim për mua është edhe vetë jeta, detajet e vogla, muzika që kam dëgjuar si fëmijë dhe padyshim besimi te Zoti. Ai është forca ime më e madhe.

albinfo.ch: Dhe tani që ke publikuar këngën e parë, çfarë vjen më pas?

Nikson Gjoka: Nuk dua ta ndal këtu. Jam duke punuar në këngë të reja, materiale që janë më personale dhe më të thella. Ndonjëherë përpunoj diçka që kam përjetuar dhe e kthej në tekst. Herë të tjera thjesht dua të shpërndaj energji të mirë dhe të krijoj emocione që i ndjen edhe publiku. Dua të ndërtoj një stil që është i imi, pa ndjekur askënd tjetër. Muzika ime është një përzierje mes ndjenjës, ritmit dhe përvojës sime. Kam shumë për të dhënë dhe kjo është vetëm nisja.

albinfo.ch: Në fund, si do ta përshkruaje veten për dikë që po të dëgjon për herë të parë?

Nikson Gjoka: Nëse doni të më përshkruani me një fjali: real, por jo i rreptë. Nuk i kam të gjitha përgjigjet, por kam një zemër që do me bo mirë dhe një kokë që s’e ul lehtë. Muzika është vendi ku i lë të dyja të flasin.

albinfo.ch: Dhe për ta mbyllur: çfarë dëshiron më shumë sot për veten dhe për botën?

Nikson Gjoka: Për veten, dëshiroj me mbet i vërtetë dhe mos me humb kurrë pasionin.  Për botën? Më shumë mirësi. Më shumë ndjeshmëri mes njerëzve dhe më pak paragjykime. E di që tingëllon thjesht, por ndonjëherë gjërat më të rëndësishme janë të thjeshta.

Intervistoi: S.Tahiri

Origjina dhe gjinia luajnë një rol të rëndësishëm në procesin e vlerësimit të shkollave

Kjo demonstrohet nga një studim i kohëve të fundit i kryer në klasat e shkollave të mesme nga studiuesit e arsimit Chantal Oggenfuss dhe Stefan Wolter, përcjell albinfo.ch.

Sipas gjetjeve të tyre, një nxënës mashkull që flet gjuhë të huaj mund të marrë deri në 0.6 pikë më pak notash sesa një vajzë që flet gjermanisht, pavarësisht se arrin të njëjtin nivel aftësie.

Dhe këto nuk janë raste të izoluara.

“Nxënësit kanë marrë nota të padrejta për vite me radhë,” tha Wolter, megjithëse shtoi se kjo praktikë nuk është e qëllimshme, por “një trajtim preferencial kryesisht i pavetëdijshëm”.

“Djemtë që flasin gjuhë të huaja janë dyfish në disavantazh,  për shkak të gjuhës dhe gjinisë së tyre,” vuri në dukje Wolter. Djemtë e huaj janë më të disavantazhuar, ndërsa vajzat zvicerane janë të favorizuara.

Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht

Një projekt i ri pilot në Austrinë e Poshtme synon të përmirësojë mbështetjen e hershme të gjuhës gjermane në kopshte ku një pjesë e madhe e fëmijëve kanë një gjuhë amtare jo-gjermane, përcjell albinfo.at.

Kopshti Otto Glöckel në Wiener Neustadt,  ku 84 përqind e fëmijëve vijnë nga prejardhje migrante  është i pari që zbaton programin duke përdorur mjete të zhvilluara nga Fondi Austriak i Integrimit (ÖIF), sipas Kurier.

Iniciativa përfshin libra, lojëra dhe materiale të tilla si kompleti gjuhësor “Mitzi the Cat” dhe është projektuar për të promovuar fjalorin, të kuptuarit dhe rrëfimin e historive. Zyrtarët shpresojnë ta zgjerojnë programin në mbi 1,000 kopshte në shtet.

A do të nis ndërtimi i dy urave mbi lumin Ibër?

Duke qenë se Ura e Ibrit vazhdon të jetë e mbyllur për qarkullim të automjeteve pavarësisht testimeve të vazhdueshme që bëhen mbi të, qeveri ka në plan ndërtimin e dy urave të tjera njëra nga to do të ndërtohet  në këtë pjesë, pak metra larg Urës së Ibrit, përcjell albinfo.ch.

Thuhet se ndërtimi i urave planifikohet të bëhet në anën e majtë dhe të djathtë të urës  kryesore mbi Ibër, të cilat sipas qeverisë do ta lidhnin Mitrovicën e Jugut dhe atë të Veriut me qëllim lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve, integrimin dhe zhvillimin e dy pjesëve të qytetit.

Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës Hysen Durmishi në një përgjigje të shkurtër për RTV21 bëri të ditur se ndërtimi i këtyre urave do të nisë së shpejti.

“Jemi në procedurë, ende nuk dihet kur saktësisht do të nis ndërtimi i urave,  por shumë shpejtë”, tha Durmishi.

Ndër qytetarë shqiptarë dhe serbë në veri dhe jug të Mitrovicës ndërkaq ka mendime të ndryshme, sa i përket ndërtimit të dy urave të reja.

“Me të vërtetë s’po kuptoj, nuk duhet të ndërtohet ura e reja . Albin Kurti s’ka ku t’i harxhojë parat veç në ura, budallallëk”.

“Le t’i ndërtojnë  pse jo, si ta vlerësojnë ata, nëse duhet le ta bëjnë”

“Me të vërtetë  nuk e di. Edhe këto që janë ura nuk funksionojnë si duhet, s’di çka të them”.

Planet e Qeverisë në detyrë të Kosovës për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicën e ndarë, shkaktuan reagime të ashpra në Serbi dhe në  mesin e serbëve lokalë, të cilët e shohin këtë veprim si provokim politik dhe jo si mjet për lidhjen e komuniteteve.

Nënkryetari i Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri, thotë se urat janë të dobishme për të gjithë qytetarët pa dallim dhe se një projekt  i tillë nuk provokon tensione.

“Secila urë jo vetëm në Mitrovicë por gjithë andej Kosovës është e dobishme, kontribuon pozitivisht në mirëqenien, zhvillimin e qytetit dhe jetën e qytetarëve. Nuk nxisin tensione janë shumë të dobishme dhe i gëzohen dhe qytetarët serbë”, tha Tahiri.

Tensione nuk pret as analisti dhe gazetari serb, Branislav Krstiq sipas të cilit urat e planifikuara nga qeveria në detyrë janë të domosdoshme.

“Urat janë me bashku njerëz, me bashku komunitete. Ne kemi këtë urën aktuale, simbolin e ndarjes e trazirave…dhe ato dy ora do ta kenë rolin e vete dhe do vijën si një copë e projektit serioz për integrimin e këtij rajoni. Po të kemi mundësi të hapim edhe 10 ura tjera….Dy urat janë të domosdoshme”, tha Krstiq,

Përderisa Qeveria synon ndërtimin e urave të reja, një ditë më parë në Urën e lumit Ibër u kryen disa matje nga një kompani e kontraktuar nga Bashkimi Evropian.

Ndërkaq sa i përket urave të reja BE-ja, ka thënë se nuk janë të njoftuar për këtë projekt, duke shtuar se çdo vendim për ndërtimin e infrastrukturës mbi lumin Ibër duhet të merret me kujdes dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse.

Maqedoni: Gjykata vendos se të gjithë qytetarët, përfshirë edhe mërgatën do të trajtohen si “rezidentë”

Një lajm i mirë për mërgimtarët e shtetit maqedonas vjen pasi Gjykata Kushtetuese vendosi se të gjithë qytetarët e regjistruar në vitin 2021, përfshirë ata në mërgatë, të trajtohen si “rezidentë” dhe jo më të ndarë në kategori “rezident” e “jo rezident”, përcjell albinfo.ch.

Vlen të theksohet se vendimi vjen pas iniciativës së deputetit të Frontit Evropian, Skender Rexhepi, i cili e dorëzoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese, duke kundërshtuar ndarjen që, sipas tij dhe shumë organizatave shqiptare, cenonte barazinë qytetare dhe zvogëlonte peshën e diasporës në statistikat zyrtare.

Ndërkohë, Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim theksoi se ka qenë në ballë të kësaj kauze, e cilësoi këtë vendim si një nga fitoret më të mëdha të mërgatës shqiptare në dekadën e fundit.

“Luftuam për Gostivarin, por fitoi e mbarë shqiptaria”, thuhet në reagimin e Unionit, që kishte ngritur këtë çështje si shqetësim dhe kishte apeluar për ndërhyrje ndaj këtij diskriminimi, që ishte bërë me regjistrimin e vitit 2021.

Deputeti Skender Rexhepi kishte dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shqyrtimin e pjesëve të metodologjisë së regjistrimit të vitit 2021, të cilat ndanin qytetarët në “rezident” dhe “jo rezident”.


Ai argumentoi se kjo ndarje ishte në kundërshtim me parimet e barazisë dhe përfaqësimit të drejtë të qytetarëve, sidomos ndaj shqiptarëve në mërgatë, të cilët u trajtuan si qytetarë të një kategorie të dytë.

Indeksi Global i Paqes 2025: Kosova bie për 3 pozita

Organizata prestigjioze “Instituti për Paqe dhe Ekonomi” me 19 qershor të këtij viti ka publikuar Indeksin Global të Paqes 2025, një raport të detajuar për të gjitha shtetet e botës, përfshirë edhe Kosovën, përcjell albinfo.ch.

Vlen të theksohet se në këtë raport paraqitet një analizë gjithëpërfshirëse e bazuar në të dhënat për trendet rreth paqes, vlerën e saj ekonomike dhe mënyrën e zhvillimit të shoqërive paqësore. Për këtë raport janë përdorur 23 tregues cilësorë e sasiorë për të matur gjendjen e paqes në tri fusha, për nivelin e sigurisë shoqërore, shkallën e konfliktit të vazhdueshëm vendor dhe ndërkombëtar dhe shkallën e militarizimit.

Në renditjen e përgjithshme, Kosova ka shënuar një përkeqësim prej 3 vendesh duke u renditur në pozitën e 63- dhe gjendet në pjesën e mesit të tabelës bashkë me Serbinë, Zambinë, Moldavinë, Uzbekistanin, Qipron, Senegalin, Liberinë, Jordaninë, Tanzaninë, Malauin, Francën, Paraguain, Nepalin, Kirgistanin, Taxhikistanin, Republikën Dominikane, Tunizinë, Guinenë Ekuatoriale dhe Bolivinë.

Tek pjesa e konfliktit të brendshëm dhe ndërkombëtar në vazhdimësi, Kosova është poentuar me 1.805 pikë. Sa i përket sigurisë sociale dhe sigurisë së brendshme, Kosova është poentuar me 2.144 pikë. Tek militarizimi, Kosova ka marrë 1.67 pikë.

Në një raport tjetër të së njëjtës organizatë ku matet ndikimi i terrorizmit, Kosova është renditur ndër vendet më së paku të ndikuara, duke u ngritur për 13 pozita.

Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, rënie për një pozitë ka shënuar edhe Serbia e cilat renditet pas Kosovës në vendin e 64-të, derisa Mali i Zi ështe shteti që ka pasur përparimin më të madh në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Mali i Zi shënoi përmirësimin më të madh në rajon, me rezultatin e tij të përgjithshëm që u përmirësua me 2.3 përqind gjatë vitit të kaluar. Kjo u nxit kryesisht nga një përmirësim në fushën e Sigurisë dhe Mbrojtjes, pasi treguesi i shkallës së vrasjeve dhe treguesi i shkallës së terrorit politik u përmirësuan përkatësisht me 69.7 dhe 25 përqind. Shkalla e vrasjeve është 0.8 për 100,000 banorë, një nivel rekord i ulët për Malin e Zi. Në tetor 2024, një iniciativë rajonale për të zvogëluar posedimin e paligjshëm të armëve.  Udhërrëfyesi për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta (AVL) në Ballkanin Perëndimor  u miratua për një fazë të dytë pas suksesit të Udhërrëfyesit origjinal për Kontrollin e AVL-ve në Ballkanin Perëndimor, i cili u miratua në vitin 2018 dhe vendosi objektiva që duhen arritur deri në vitin 2024”, thuhet në raportin e IEP.

Në raportin e vitit 2024, Kosova kishte shënuar progres prej tre vendesh dhe ishte renditur në pozitën e 56-të.

Rrezik i lartë i zjarreve pyjore në Gjermani për shkak të motit

Shërbimi Gjerman i Motit (DWD) ka lëshuar nivelin më të lartë të mundshëm të indeksit të rrezikut nga zjarret pyjore për disa rajone në Bavari, përcjell albinfo.ch.

Paralajmërimi i nivelit pesë është lëshuar për rajonet përreth Rothenburg ob der Tauber, Schwandorf, Weidenbach-Weiherschneidbach, Regensburg, Garmisch-Partenkirchen dhe Wielenbach.

DWD e ka klasifikuar rrezikun e zjarreve pyjore si të lartë (niveli katër) për shumë rajone të tjera në shtet.

Për të zbuluar zjarret pyjore sa më shpejt të jetë e mundur, po kryhen fluturime mbikëqyrëse mbi Frankoninë e Mesme, Bavarinë e Poshtme dhe Pfalzin e Sipërm.

Autoritetet, siç është qeveria e Bavarisë së Poshtme, po bëjnë thirrje për “kujdes ekstrem”. Në asnjë rrethanë njerëzit nuk duhet të pinë duhan ose të ndezin zjarre të hapura brenda ose brenda 100 metrave nga një pyll.

Në një njoftim për shtyp, Ulrich Cimolino, kreu i Grupit të Punës për Zjarret Pyjore, i nxiti njerëzit të respektojnë ndalimet për pirjen e duhanit, pjekjen në skarë dhe hyrjen në zonat pyjore.

Kushdo që sheh një zjarr i kërkohet të telefonojë menjëherë në numrin 112.

A rrezikohet Kosova nga tërmetet?

Drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa ka folur rreth rrezikut të goditjeve të tërmeteve në vend, përcjell albinfo.ch.

“Ditëve të fundit kishte disa tërmete, sidomos zonë më e prekur ishte Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova. Brenda këtyre shtatë-tetë ditëve në Kosovë ndodhën afër tetë tërmete, por me një intensitet shumë të ulët, fatmirësisht nga njeriu nuk ndihet, vetëm ata që jetojnë në ndërtesa shumë të larta”, u shpreh ai.

Ai shton se Kosova, fatkeqësisht është zonë sizmike, transmeton Klankosova.

“I tërë territori i Kosovës është mbi 0.13 nxitimi, ku zonë sizmike quhet çdo zonë që është mbi 0.08. Kështu zonat sizmike janë Istogu, Pejë, Prizren, Gjakovë”, u shpreh Mustafa.

Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri

Hekurudhat Federale Austriake (ÖBB) kanë zbuluar të parin nga trenat e saj të rinj me dy kate Railjet, të cilët do të hyjnë në shërbim për distanca të gjata nga fundi i vitit 2026, përcjell albinfo.at.

I ndërtuar nga prodhuesi zviceran Stadler, secili tren do të ofrojë gati 500 vende dhe një gamë karakteristikash moderne, duke përfshirë akses në dysheme të ulët, makina shitëse, Wi-Fi dhe porta USB, siç raportoi ORF.

Investimi prej 300 milionë eurosh synon të rrisë kapacitetin në rrugë të njohura si Westbahn dhe, në të ardhmen, Linja Jugore pas përfundimit të Tunelit Bazë Semmering. Ministri i Transportit Peter Hanke (SPÖ) i quajti Railjets “një moment historik në transportin modern hekurudhor”.

Fribourg nuk do të ketë pagë minimale

E lançuar në vitin 2023 nga e majta dhe sindikatat, masa synonte të ankoronte pagën minimale të detyrueshme prej 23 frangash në orë në ligj, përcjell albinfo.ch.

Megjithatë, deputetët e hodhën poshtë këtë veprim të mërkurën, duke preferuar marrëveshjet kolektive të punës (CLA).

Ata e bazuan vendimin e tyre në një votim të kohëve të fundit në Këshillin Kombëtar, i cili deklaroi se marrëveshjet e zgjeruara kolektive të punës duhet të kenë përparësi ndaj ligjeve kantonale në lidhje me pagat minimale.

“Sistemi aktual i negociatave të pagave brenda kornizës së marrëveshjeve kolektive të punës është mënyra më e mirë për të siguruar një nivel të lartë punësimi dhe një treg pune konkurrues”, shpjegoi deputeti Olivier Curty.

Kompania e kontraktuar nga BE-ja kryen testimet në Urën e Ibrit

Mbi Urën e Ibrit në Mitrovicë janë kryer testime, por Qeveria në detyrë nuk ka qenë e informuar se kush po i kryen ato, përcjell albinfo.ch.

Ndërkohë sot thuhet se personeli i një kompanie të kontraktuar nga Bashkimi Evropian ka kryer testimet teknike në urë.

“Personeli i angazhuar në testimet teknike të kryera në Urën e Mitrovicës është i një kompanie private të kontraktuar nga Bashkimi Evropian”, ka thënë KFOR-i në një përgjigje për KOHËN.

Në testimet e së martës ishin të angazhuar punëtorë të shumtë, kamionë të rëndë e pajisje të ndryshme.

Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, pati thënë se ministria ka kryer testimet vitin e kaluar, e se për testimet e 24 qershorit pati shtuar se “ne nuk jemi duke bërë kurrfarë testime dhe nuk jemi të informuar kush po bën testime në urë”.