Lajme
Valais ndalon telefonat celularë në të gjitha shkollat e kantonit
Nga kjo vjeshtë, të gjithë nxënësit në kantonin Valais nuk do të lejohen të përdorin telefonat celularë gjatë gjithë orarit shkollor, përfshirë pushimet dhe kohën e drekës. Lajmi u konfirmua nga Ministri i Arsimit të Valais, Christophe Darbellay, në një intervistë të botuar të enjten, shkruan RTS, transmeton albinfo.ch.
Valais bëhet kështu kantoni i tretë frëngjishtfolës në Zvicër, pas Vaud (2019) dhe Jura (2020), që vendos një ndalim të tillë. Edhe kantonet gjermanofolëse si Nidwalden dhe Aargau kanë ndërmarrë masa të ngjashme, duke ndaluar telefonat inteligjentë në shkolla.
“Është alarmante të shohësh se sa fëmijë kanë vështirësi në të nxënë dhe lexim që në moshë shumë të vogël,” deklaroi Darbellay, duke iu referuar studimeve shkencore dhe bisedave me profesionistë të mjekësisë si motivim për vendimin.
Ministri theksoi se rregullat e reja do të jenë të unifikuara për të gjitha shkollat, çka sipas tij do të lehtësojë barrën mbi mësuesit dhe prindërit. “Presioni i bashkëmoshatarëve është shumë i lartë te fëmijët dhe adoleshentët,” shtoi ai, duke nënvizuar nevojën për një qasje të qartë dhe të barabartë në të gjitha institucionet arsimore, transmeton albinfo.ch.
Darbellay gjithashtu i bëri thirrje prindërve që të vendosin rregulla të qarta edhe për përdorimin e celularëve jashtë orarit shkollor.
Ai paralajmëroi për ndikimet negative të ekspozimit të tepërt ndaj ekraneve në zhvillimin e fëmijëve: “Skanimet e trurit tregojnë se truri është shumë më pak aktiv kur një fëmijë shikon telefonin e tij celular sesa kur luan jashtë.”
Edhe pse rekomandimet e fundit nga pediatrit francezë fokusohen te fëmijët nën gjashtë vjeç, Darbellay argumenton se edhe fëmijët më të rritur janë të ndikuar negativisht nga përdorimi i pakontrolluar i teknologjisë.
Sa i përket mundësisë për një ndalim në nivel kombëtar, ai theksoi se çështjet e organizimit të shkollave janë kompetencë kantonale, duke përjashtuar për momentin një ndërhyrje federale, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri Të martën, më 15 shtator, në orën 19:00, para Hôtel de Ville në Gjenevë, është paralajmëruar... -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili









