Lajme
Maqedoni: Gjykata vendos se të gjithë qytetarët, përfshirë edhe mërgatën do të trajtohen si “rezidentë”
Të gjithë qytetarët e regjistruar në vitin 2021 në Maqedoninë e Veriut, përfshirë ata në mërgatë, do të trajtohen si “rezidentë” dhe jo më të ndarë në kategori
Një lajm i mirë për mërgimtarët e shtetit maqedonas vjen pasi Gjykata Kushtetuese vendosi se të gjithë qytetarët e regjistruar në vitin 2021, përfshirë ata në mërgatë, të trajtohen si “rezidentë” dhe jo më të ndarë në kategori “rezident” e “jo rezident”, përcjell albinfo.ch.
Vlen të theksohet se vendimi vjen pas iniciativës së deputetit të Frontit Evropian, Skender Rexhepi, i cili e dorëzoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese, duke kundërshtuar ndarjen që, sipas tij dhe shumë organizatave shqiptare, cenonte barazinë qytetare dhe zvogëlonte peshën e diasporës në statistikat zyrtare.
Ndërkohë, Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim theksoi se ka qenë në ballë të kësaj kauze, e cilësoi këtë vendim si një nga fitoret më të mëdha të mërgatës shqiptare në dekadën e fundit.
“Luftuam për Gostivarin, por fitoi e mbarë shqiptaria”, thuhet në reagimin e Unionit, që kishte ngritur këtë çështje si shqetësim dhe kishte apeluar për ndërhyrje ndaj këtij diskriminimi, që ishte bërë me regjistrimin e vitit 2021.
Deputeti Skender Rexhepi kishte dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shqyrtimin e pjesëve të metodologjisë së regjistrimit të vitit 2021, të cilat ndanin qytetarët në “rezident” dhe “jo rezident”.
Ai argumentoi se kjo ndarje ishte në kundërshtim me parimet e barazisë dhe përfaqësimit të drejtë të qytetarëve, sidomos ndaj shqiptarëve në mërgatë, të cilët u trajtuan si qytetarë të një kategorie të dytë.
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas











