Lajme
Çollaku: Vizat hiqen më 2016
Sipas Çollakut gjatë muajve të verës do të nënshkruhet edhe Marrëveshja për Stabilizim-Asociim (MSA) mes Kosovës dhe BE-së
Vitin e ardhshëm kosovarët do ta gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë, pa viza, në shtetet e zonës Schengen. Kështu ka deklaruar ministri për Integrim Evropian në Qeverinë e Kosovës, Bekim Çollaku, transmeton gazeta “Zëri”. Sipas Çollakut gjatë muajve të verës do të nënshkruhet edhe Marrëveshja për Stabilizim-Asociim (MSA) mes Kosovës dhe BE-së, nga e cila, sipas ministrit Çollakut, vendi do të ketë edhe përfitime të shumta ekonomike.
Ministri i Integrimit Evropian ka thënë më tej se MSA-ja do të ketë ndikim pozitiv edhe në rritjen e Investimeve të Huaja Direkete, pasi që, siç thotë ai, “investitorët e mëdhenj nuk e trajtojnë njëjtë një vend i cili nuk ka asnjë marrëdhënie me BE-në dhe një vend i cili është duke e zbatuar MSA-në”.
Duke folur për kthimin kosovarëve që emigruan ilegalisht në vendet e ndryshme të BE-së, Çollaku ka bërë të ditur se nga 1 janari 2015 deri më tani janë riatdhesuar mbi 11 mijë qytetarë.
E-Diaspora
-
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë Shkolla Shqipe “Scanderbeg” në Parma feston Pavarësinë Shqipërisë... -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











