Bota
Coca Cola, edhe me kanabis!
Interesi i mundshëm i Coca Cola në sektorin e marihuanës vjen pasi shumë nga prodhuesit e pijeve po përpiqen ta shtojnë kanabisin si një përbërës në “modë”, duke qenë se bizneset e tyre tradicionale po ngadalësohen
Kompania më e madhe e pijeve në botë mund të jetë industria gjigande e radhës që do të hyjë në biznesin e pijeve të kanabisit.
Kompania e Coca-Cola thotë se është duke monitoruar industrinë e re dhe është e interesuar në “CBD”, përbërësin për pijet jo-psikoaktiv në marihuanë. Prodhuesi i pijeve me bazë në Atlanta është në bisedime me prodhuesin kanadez të marihuanës Aurora Cannabis Inc. për të sjellë në treg pije të reja.
Interesi i mundshëm i Coca Cola në sektorin e marihuanës vjen pasi shumë nga prodhuesit e pijeve po përpiqen ta shtojnë kanabisin si një përbërës në “modë” duke qenë se bizneset e tyre tradicionale po ngadalësohen, shkruan ‘Scan’.
Muajin e kaluar, prodhuesi i birrës Corona, Constellation Brands Inc. lajmëroi se do të shpenzonte 3.8 miliardë dollarë për të rritur aksionet e tij në Canopy Growth Corp, prodhuesin kanadez të marihuanës me një vlerë që tejkalon 13 miliardë dollarë, përcjell albinfo.ch.
Coca-Cola tashmë është duke u diversifikuar, pasi konsumi i sodës vazhdon të bjerë. Kompania, me markat e saj ikonë që variojnë nga Coca-cola deri tek Sprite, njoftoi se do të blinte zinxhirin e “Coffe shopeve” Costa për 5.1 miliardë dollarë në gusht dhe e ka zgjeruar veprimtarinë e saj në produkte të tjera, duke përfshirë lëngun, çajin dhe ujin mineral.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












