Lajme
CNN: Trump, i lidhur me prodhuesin e ilaçit “Regeneron”
Presidenti Donald Trump mori një dozë të lartë të koktejit eksperimental të antitrupave Regeneron, si pjesë e trajtimit të tij Covid-19. Tani stoku i këtij prodhuesit të ilaçeve është rritur ndjeshëm – dhe pyetjet rreth lidhjeve të presidentit me CEO-n miliarder të Regeneron po shtohen, shkruan CNN, përcjell Albinfo.ch.
Ekipi i Trumpit e deklaroi të premten se kreu i shtetit ka marrë mjekimin e quajtur REGN-COV2, i cili po përdoret për të lehtësuar simptomat dhe për të zvogëluar ngarkesën virale. Fill pas kësaj, të hënën aksionet e Regeneron u rritën me 7%, duke e çuar fitimin prej tyre në më shumë se 60%.
Interesi për Regeneronin mbërriti kulmin pasi Trump shkroi në Twitter se ai do të dilte nga spitali mbrëmjen e së hënës. CEO i Regeneron Dr. Leonard Schleifer dhe Presidenti Trump janë të njohur: Schleifer ka qenë anëtar i klubit të golfit të Trump në Westchester, New York, dhe kompania e tij gjithashtu mori 450 milionë dollarë në financimin e qeverisë në korrik si pjesë e planit të Presidentit të Operacionit Warp Speed për të zhvilluar sa më shpejt një vaksinë dhe trajtime të tjera për Covid-19.
CNN pretendon po ashtu se Trump ka pasur në pronësi së fundmi aksione të Regeneron (REGN) – si dhe Gilead Science (GILD), prodhues i ilaçeve antivirale Remdesivir , të cilin presidenti po e merr gjithashtu.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












