E-Diaspora
Çmimi “Trëndafili argjendtë 2018” shkon në një familje shqiptare
Trëndafili argjendtë i Shën Nikollës, këtë vit do t`i jepet një familje ortodokse nga Shqipëria. Çmimi, i paraqitur nga Instituti Zviceran për Studime Ekumenike në Universitetin e Friburgut dhe Instituti për Kishat Lindore në Regensburg/Stamboll, jepet për përkushtimin ndaj misionit dhe ekumenizmit.
Familja Hoppe me bashkëshortin Nathan, gruan e tij Gabriela dhe tre fëmijët e tyre Tristan, Katherine dhe Daniel janë misionarë në Shqipëri. Nathan u dërgua nga Shtetet e Bashkuara nga “Qendra e Misionit Ortodoks” më shumë se 20 vite më parë.
Gruaja e tij e parë, Lynette, vdiq si pasojë e kancerit pas disa vitesh në Shqipëri. Me gruan e tij të dytë me prejardhje shqiptare, Gabriela dhe fëmijët e tij, Nathan po përpiqet pa u lodhur për të përhapur besimin, veçanërisht në familje, thotë në një deklaratë gjatë pranimit të çmimit, informon Albinfo.ch. Shqipëria ishte ndikuar veçanërisht nga propaganda ateiste e regjimit komunist, i cili jo vetëm që shkatërroi kishat dhe i përndjeki të krishterët, por i grabiti edhe zemrat e të gjitha shpresave, kabnë pohuar nga Instituti ekumenik, përcjell albinfo.ch
Nathan Hoppe, në nivel ndërkombëtar është i përfshirë në shumë dialogje ekumenike, duke përfshirë edhe Komisionin për dialog teologjik mes ortodoksëve dhe katolikëve, dialog me anglikanët dhe Federatën Luterane Botërore. Familja është përfshirë gjithashtu në forma të tjera të rrjeteve ekumenike, të tilla si “Forumin Global Krishter”, i cili thekson komunitetin në lutje dhe dëshminë personale, dhe të ashtuquajturën “Iniciativë ortodokse e Lozanës”, e cila kuptohet si një urë midis ortodoksëve dhe botës protestante.
Trëndafili argjendtë i Shën Nikollës, në traditën e të ashtuquajturit trëndafili arit, Papa e dhuron që nga shekulli XI, dhe jepet në të dielën e tretë të Pashkëve, për persona ose vende që kanë dhënë kontribut të shquar në unitetin e kishës.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












