Kosova
Çmimi i vajit në Kosovë, nga 1.50 në 3.50 euro
50 për qind për vetëm një ditë është shtrenjtuar litra e vajit të lulediellit në Kosovë. Përderisa një litër dje kushtonte rreth 2.3 euro, sot në disa lokacione është gjetur me çmimin 3.5 euro. Ndërkohë që para një jave ishte 1.50, shkruan albinfo.ch.
Teksa vetëm një ditë më parë Qeveria kërcënoi me masa rigoroze tregtarët që abuzojnë me çmime, deklarata nuk është përfillur nga disa tregtare që për një muaj kanë ngritur çmimin e vajit nga rreth 1.5 euro për më shumë se dyfishin.
Madje dyqanet po shesin në sasi të kufizuar me çmimin e ri.
Ngritja e çmimeve të produkteve bazike ka shkaktuar panik te qytetarët. Rafte me miell e vaj tashmë shihen shpesh të zbrazura në dyqanet e mëdha.
Produkte të shumta kanë marrë përpjetën e ashpër ditëve të fundit. Tronditja e tregjeve globale si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës ka goditur edhe ekonominë e Kosovës. Fillimisht rritje të pandalshme të çmimit pati nafta, e që u pasua me drithërat dhe shumicën e produkteve elementare.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












