Shqipëria
Çmimi i naftës dhe të ardhurat: Shqipëria më e shtrenjta, Zvicra ndër më të lirat
Në Zvicër nafta kushton 1.71 euro, megjithatë, të ardhurat janë shumë më të mëdha dhe kjo bën në renditje në jetë në vendin e 32-të nga 35 shtete
Një litër naftë në Shqipëri kushton 1.61 euro, duke u renditur në vlerë absolute e 11-a më e shtrenjtë në Evropë, pas shteteve të tilla si Norvegjia, Suedia, Zvicra, Italia, Danimarka, Belgjika Franca, që kanë të ardhura shumë më të larta sesa shqiptarët.
Në raport me fuqinë blerëse, Shqipëria ka naftën më të shtrenjtë në Evropë, teksa qytetarëve të saj u duhen 4.5% të të ardhurave të saj për të blerë një litër naftë.
Të dhënat janë përpunuar nga “Monitor”, bazuar në informacionin mbi çmimin e naftës që jepet nga Global Price Petrol dhe të ardhurat për frymë sipas metodës së fuqisë blerëse, të Bankës Botërore (më të fundit janë të vitit 2017). Treguesi mat përballueshmërinë, në bazë të përqindje së të ardhurave ditore që duhet për një litër karburant, përcjell albinfo.ch.
Shqipëria ka dhe të ardhurat për frymë më të ulëtat në Evropë, bazuar në fuqinë blerëse, me 12,943 dollarë ndërkombëtarë, një njësi e Bankës Botërore që mat prodhimin e brendshëm bruto sipas barazisë së fuqisë blerëse.
Pas Shqipërisë, nafta është më e shtrenjtë në Serbi (3.7% e të ardhurave ditore), Bosnja (3.6), Maqedonia e veriut (2.8), Mali i Zi (2.6).
Në Greqi, ku nafta ka çmim të njëjtë me Shqipërinë, prej 1.6 euro/litër, qytetarëve të saj u duhen 2% e të ardhurave ditore, ndërsa në Danimarkë, ku nafta kushton 1.67 euro/litër, u duhen vetëm 1.1% e të ardhurave ditore.
Në Zvicër nafta kushton 1.71 euro, megjithatë, të ardhurat janë shumë më të mëdha dhe kjo bën në renditje në jetë në vendin e 32-të nga 35 shtete. Para saj janë Austria dhe Gjermania.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë














