Integrimi
Çmimi i Diasporës i ndahet Fondacionit “Sali e Isa Nushi”
Fondacioni “Salih e Isa Nushi” mori çmimin e filantropit për promovimin e arsimit, kulturës dhe shkencës tek të rinjtë kosovarë, përmes bursave për student të dalluar
Fondacioni “Sali e Isa Nushi” mori Çmimi filantropik FIDES për kontribut nga Diaspora, që u nda të premten në Prishtinë nga Forumi për Iniciativa Qytetare.
Ky fondacion ka mbështetur për disa vite zhvillimin e arsimit shqip në Kosovë, respektivisht në komunën e Mitrovicës
Fondacioni “Salih e Isa Nushi” mori çmimin e filantropit për promovimin e arsimit, kulturës dhe shkencës tek të rinjtë kosovarë, përmes bursave për student të dalluar.
Këtë çmim e ndau Kim Mehmeti, publicisti dhe shkrimtari shqiptar nga Maqedonia në një ceremoni organizuar për herë të pestë më radhë, për të nderuar kontributin filantropik të bizneseve dhe individëve në Kosovë dhe Diasporë.
Çmimi FIDES për nivel lokal iu nda Organizata Humanitare “Feniks” nga Ferizaj, organizatë kjo e cila vetëm gjatë vitit 2013, ka arritur të ndërtoj 14 shtëpi për skamnorët.
Çmimi, siç u tha në ceremoni, do të bëjë të mundur që fituesit të gëzojnë edhe një përkrahje të gjerë publike për projektet që ata kanë mbështetur me aq bujari dhe të shërbejnë si shembull i mirë për të tjerët.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












