Kosova
Çmimi i arit në Kosovë shënon shifra rekord
Për momentin një gram ari është duke u tregtuar me 55 deri në 56 euro.
Lëvizjet e shumta në tregjet ndërkombëtare të arit përgjatë dy vjetëve të fundit kanë bërë që edhe në Kosovë çmimi i arit të rritet në përmasa të larta.
Aktualisht çmimi i një gram ari nëpër disa prej artarive në kryeqytet sillet nga 50 deri në 55 euro, përcjell Buletini Ekonomik.
Ndërkohë, çmimi i një kilogrami të arit tani sillet deri 55 mijë euro, nga 51 mijë sa ishte më 2021, e 47 mijë sa ishte në vitin 2020.
Sipas artarëve në kryeqytet, para pandemisë çmimi i arit ishte për 10 euro më lirë për gram, ndërsa tani një gram po kushton prej 50 e deri në 55-56 euro.
Edhe në bursat ndërkombëtare, për momentin, një gram ari është duke u tregtuar me 55 deri në 56 euro.
Në bursën ndërkombëtare “Goldprice” çmimi i një kilogram ari tani po tregtohet me një çmim prej 55 mijë e 942 eurove.
Ndryshe, sipas të dhënave zyrtare, edhe interesimi i Kosovës për import të kësaj lënde është rritur shumë gjatë vitit 2021.
Vetëm nga janari deri në muajin gusht të 2021-s janë importuar mbi 72 kilogramë ari, derisa në vitin 2020, totali i importeve të arit ishte vetëm 33 kilogramë.
Kurse në vitin 2019 ishin importuar 45 kilogramë ari, më 2018- 56 kilogramë dhe më 2017- 44 kilogramë ar.
Kujtojmë gjithashtu se Kosova është vendi i vetëm në rajon, e cila nuk ka rezerva natyrore të arit.
E-Diaspora
-
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor Shëndeti mendor si rrugëtim i përbashkët: informim, dialog dhe kujdes për veten... -
Davos
House of Kosova në Davos: Diplomaci aktive gjatë ditës, tinguj rok në mbrëmje -
Gjermani
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania -
SHBA
Labearta Hasanramaj specializon në SHBA dhe bën shqiponjën me duar -
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci
Jeta në Austri
-
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin "Në rregull, po vij, dhe do të paraqitem para gjyqit", kishte thënë i akuzuari për vjedhje... -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt











