Lajme
Çmimi i arit arrin vlerën më të lartë në 8 vjetët e fundit
Çmimi i arit ka arritur në nivelin më të lartë në gati 8 vjet, ndërsa vlera e aksioneve ra për shkak të rritjes së rasteve të koronavirusit.
Shqetësimet e investitorëve rreth rimëkëmbjes ekonomike u shtuan pasi të dhënat treguan se disa shtete të ShBA-së shënuan rekord të rasteve të reja të virusit.
Gazeta “The New York Times” ka raportuar se Bashkimi Evropian është përgatitur për t’ua ndaluar hyrjen qytetarëve amerikanë për shkak të rritjes së numrit të rasteve, duke i futur ata në të njëjtën kategori me shtetasit e Brazilit dhe Rusisë.
Për t’i shtuar edhe më shumë shqetësimet, shefi i Bankës Qendrore Evropiane, Philip Lane, paralajmëroi se ekonomia e euro-zonës do të ketë nevojë për një kohë të gjatë që të rimëkëmbet nga kriza e shkaktuar nga pandemia.
Shtetet e Bashkuara po e shqyrtojnë vendosjen e taksës ndaj eksporteve me vlerë prej 3.1 miliardë dollarësh nga Britania, Franca, Spanja dhe Gjermania, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027










