Lajme
Çmimet e pronave në Vjenë vazhdojnë të rriten, pavarësisht pandemisë
Çmimet e pasurive të patundshme janë rritur në Vjenë, pavarësisht nga pandemia.
A është e mundur të gjesh ende një ujdi?
Shifrat nga tremujori i tretë i vitit 2020 tregojnë se çmimet e pronave janë rritur në 19 nga 23 qarqet (Bezrik) e qytetit, me disa që rriten deri në 16 për qind.
Në tërësi, kostot e pronës u rritën me një mesatare prej shtatë për qind në gjithë Vjenën. Studimi u përfundua nga faqja austriake e pasurive të patundshme Immowelt.at. Raporti krahasoi çmimet në 2019 dhe çmimet në shtator 2020, shkruan thelocal.at, përcjell albinfo.at
Ku janë çmimet në rritje?
Çmimet u rritën në një masë prej 16 përqind në qarkun (Bezirkun 18) Währing. Leopoldstadt pat një rritje prej 14 përqind, ndërsa çmimet në Mariahilf (Bezirk 6) dhe Neubau (Bezirk 7) u rritën me 13 përqind. Çmimet u rritën edhe në 15 qarqe të tjera të Vjenës. Sipas raportit, qarqet qendrore, si dhe ato pranë transportit publik patën rritjen më të madhe.
“Qarqet (Bezirk) e lidhura me qendrën e qytetit janë veçanërisht të popullarizuara nga zhvilluesit dhe kërkuesit e pronave”.
Ku ranë çmimet?
Çmimet ranë vetëm në tri nga 23 qarqet e Vjenës – ndërsa të njëjta çmimet qëndruan në Ottakring (Bezirk 16). Kishte një rënie të çmimit prej një për qind në Hernals (17), ndërsa Meidling (12) pat një rënie relativisht të madhe prej gjashtë për qind. Po ashtu qarku (Bezirk) kryesor i Vjenës Innenstadt (1), qendra, pati rënie me rreth tre për qind, përcjell tutje albinfo.at.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











