Kosova
Çmimet e naftës kanë arritur nivelin më të lartë në Kosovë
Çmimet e naftës dhe derivateve të saj kanë arritur nivelin më të lartë që nga paslufta në Kosovë.
Gjithashtu flitet për mundësinë e rritjes së mëtutjeshme të këtyre çmimeve. Nga kjo kanë filluar kërkesat në drejtim të Qeverisë për uljen ose largimin e akcizës dhe TVSH-së për derivatet.
Përfaqësues të bizneseve thonë se kjo është domosdoshmëri dhe do të ndikonte pozitivisht te qytetarët e bizneset.
Po vazhdon me ritme të shpejta rritja e çmimit të naftës në Kosovë, sidomos pas fillimit të luftës ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë. Nga 1 euro e 54 centë e deri në 1 euro e 67 centë, varironte çmimi i derivateve të naftës pasditen e së martës në Prishtinë.
Përkundër ndryshimit të çmimeve, si pasojë e shtrenjtimit të derivateve të naftës edhe në bursën ndërkombëtare, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, në vazhdimësi pohon se çmimet në Kosovë janë më të lira se në disa vende të Ballkanit.
E pas ngritjes së theksuar të çmimit, të hënën kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Qeveria aktuale po tregohet e paaftë në përballjen me krizën aktuale. Për tejkalimin e situatës, mes tjerash, ai ka rekomanduar të reduktohet akciza dhe të zvogëlohet TVSH-ja.
Edhe kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahni, thotë për Radio Kosovën se Qeveria duhet të largojë akcizën për naftën.
“Shteti i Kosovës ka hapësirë dhe mundësi pa e rrezikuar buxhetin e shtetit, të heqë akcizën e derivateve e cila është 35 centë për litër, pasi tashmë është caktuar edhe limiti i marzhës 6% për bizneset që shesin derivate. Këto të dyja do të ndikojnë në uljen e çmimit. Të marrim si shembull, nëse sot një litër naftë është 1 euro e 50 centë, ajo me automatizëm do të bie në 1 euro”, tha ai.
Shahini thotë se heqja e përkohshme e akcizës së derivateve është domosdoshmëri dhe do të ndikonte pozitivisht te qytetarët dhe bizneset.
Në situatën që jemi, monitorimi i tregut është më se i nevojshëm, ka thënë për RTK-së njohësi i çështjeve ekonomike, Ismet Mulaj, i cili si mundësi për uljen e çmimeve, përmend edhe uljen e akcizës e TVSH-së.
“Instrumenti i parë është për të krijuar sasi. Instrumenti i dytë është monitorimi i rreptë i tregut të karburanteve. Instrumenti i tretë është ulja e akcizës dhe TVSH-së. Ne për një litër naftë paguajmë rreth 36 centë akcizë, e kur kësaj i shtojmë edhe TVSH-në, diku rreth 60 centë paguajmë tatime. Nëse ulen tatimet, automatikisht ulen edhe çmimet”, tha ai.
Me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve, Qeveria e Kosovës ditë më parë vendosi që të mos lejojë më shumë se 6% fitim për shitësit e derivateve me pakicë dhe 4% për shitësit me shumicë.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











