Lajme
Çmimet e këtyre ushqimeve zvicerane janë rritur ndjeshëm
Cilat janë ato?
Në krahasim me pjesën tjetër të Evropës, Zvicra ka një normë të ulët inflacioni. Megjithatë, çmimet e ushqimeve po rriten këtu – ndonjëherë deri në 50 për qind, përcjell albinfo.ch.
Produktet ushqimore janë bërë dukshëm më të shtrenjta në 12 muajt e fundit, sipas Dirk Renkert, ekspert financiar në platformën e konsumatorëve Comparis.
Për shembull, gjalpi kushton 12.3 për qind më shumë se një vit më parë, sheqeri është rritur me 14.1 për qind, ndërsa qumështi, djathi dhe vezët tani kushtojnë 8.9 për qind më shumë.
Çmimet e disa ushqimeve u rritën edhe më shumë.
Gazeta NZZ analizoi çmimet në Coop këtë muaj dhe zbuloi se rritja më e madhe e çmimeve në krahasim me vitin e kaluar ishte pasta e domates ‘Passata di pomodoro’ nga marka e lirë Coop Prix Garantie — deri në 64 për qind. Çmimet për domatet e copëtuara, majonezën, majanë dhe qepët e kuqe janë rritur gjithashtu me më shumë se 50 për qind brenda një viti.
E-Diaspora
-
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës Hannover Airport dhe ADAC njohin Kosovën si shtet të pavarur pas ndërhyrjes së Ambasadës... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale










