Shqipëria
Çmimet e banesave në Tiranë pritet të rriten më shumë në 2025
Ndërsa çmimet e pasurive të paluajtshme janë rritur ndjeshëm, ky fenomen ka sjellë disa ndryshime të rëndësishme në tregun e banesave, duke e bërë jetesën në kryeqytet një luks për shumë qytetarë
Tirana ka vijuar zhvillimin e saj galopant gjatë viteve të fundit, duke u shndërruar në një metropol me ritme të shpejta urbanizimi.
Ndërsa çmimet e pasurive të paluajtshme janë rritur ndjeshëm, ky fenomen ka sjellë disa ndryshime të rëndësishme në tregun e banesave, duke e bërë jetesën në kryeqytet një luks për shumë qytetarë.
Erjon Harizi, Kryetar i Bordit të Shoqatës së Ndërtuesve, thekson se rritja e çmimeve të pasurive të paluajtshme reflekton një përmirësim të cilësisë së jetesës dhe zhvillimin e urbanistikës.
Ai shton se ndërtuesit kontribuojnë në ofrimin e apartamenteve për shtresat në nevojë, edhe pse kjo është një përgjegjësi që kërkon një angazhim më të madh nga shteti, raporton RTSH, transmeton albinfo.ch.
“Kur themi kemi rritje të çmimeve kemi dhe rritje të cilësisë së jetesës, rritje të vlerës së pronave dhe zhvillimit të urbanistikës. Ky çmim për personat që e kanë një pronë është një lajm shumë i mirë dhe nuk duhet ta shohim me pesimizëm. Është një shtresë në nevojë duhet të fokusohemi se si t’jua bëjmë më të lehtë për ta pasur një pronë.
Këto janë politika të qeverisë më shumë se të ndërtuesve, por është i vetmi sektor që kontribuon në ndihmë të shtresë në nevojë ku kontribuon me 3 % të sipërfaqes totale të ndërtimit. Kjo nuk është detyrim ligjor, por është një VKM abuzive nga ana e qeverisë ku detyron vetëm ndërtuesin që të kontribuojë për të pastrehët, kur duhet të kontribuojë çdo biznes.
Sot me 3 % qe kontribuon është një faturë me miliona euro dhe është detyrë e shtetit të gjej mënyrën dhe rrugën që ta bëjë të mundur blerjen e një banese nga çdo shtresë e shoqërisë. Ndërtuesi nuk kontribuon pak, por me 3 % të sipërfaqes qe i bie deri në 500 apartamente në vit që jepen për të pastrehët dhe personave në nevojë”, u shpreh Harizi në “Mirëmëngjes Shqipëri” në RTSH.
E-Diaspora
-
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës Hannover Airport dhe ADAC njohin Kosovën si shtet të pavarur pas ndërhyrjes së Ambasadës... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale










