Clinton bisedon me Tadiqin për Kosovën

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Serbisë, për dialogun Kosovë-Serbi

Biseda me presidentin Boris Tadiq është zhvilluar në prag të vendimit për statusin e kandidaturës së Serbisë, i cili, gjatë marsit pritet të merret në Bruksel, raportojnë mediat e Beogradit. 

Ajo ka apeluar në Serbinë që të vazhdojë përpjekjet në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, raportojnë mediat e Serbisë. 

Shefja e diplomacisë amerikane, gjithashtu ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të ndihmojë të dyja palët. 

Edhe zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker, gjatë qëndrimit të tij në Beograd, ka thënë se SHBA-ja konsideron se, tash për tash, është shumë i rëndësishëm vazhdimi u dialogut në të cilin palët do të duhej të tregonin fleksibilitet dhe kreativitet në funksion të normalitetit të marrëdhënieve të të dyja vendeve.