Shkurt.ch
Çka fshihet pas frangut zviceran?

Banka Nacionale e Zvicrës ndryshon nga bankat e tjera qendrore në atë se ajo aktualisht nuk është në pronësi nga qeveria zvicerane.
Qarkullojnë disa teori për vendimin e Bankës Nacionale të Zvicrës, me të cilin është shkaktuar „cunami“ i vërtetë financiar në tregjet financiare ndërkombëtare.
Në fakt, në pyetje është roli i qeverive lokale zvicerane në lobimin për pagesën e dividentave. Edhe pse kjo tingëllon e çuditshme, qeveritë locale, në të vërtetë, janë shumë të rëndësishme, duke pasur parasysh se kanë në pronësi Bankën Nacionale të Zvicrës.
Banka Nacionale e Zvicrës ndryshon nga bankat e tjera qendrore ngase nuk është në pronësi nga qeveria zvicerane, por ajo është një kompani aksionare dhe, mes aksionarëve janë dhe rajone zvicerane administrative, të njohura si kantone dhe organet e tjera shtetërore dhe individët privatë.
Së pari, Banka Nacionale ka paguar dividentën për aksionarët e saj në shumë deri në gjashtë për qind të fitimit neto, si dhe një tarifë paushalle për qeveritë lokale.
Një marrëveshje e tillë ofron edhe shpërndarjen e një miliard frangash në vit, duke përfshirë 26 kantone në proporcion me numrin e banorëve. Janë paguar dividentët çdo vit, më shumë se 100 vjet deri më 2013, kur kishte rënie të çmimit të arit që kishte ndikuar negativisht në rezervat e arit të Bankës Nacionale të Zvicrës. Më 2013 ishte shkaktuar humbje prej 9 miliardë frangash, kështu që Banka Nacionale e Zvicrës nuk arriti të paguante dividenta dhe kishte shkaktuar shok për kantonet.
Kantonet, nga ana tjetër, kanë bërë ankesa në bankë, duke kërkuar që të sigurojë më shumë para për vitin 2014, për të kompensuar të ardhurat nga burime të tjera.
Në fillim të janarit të këtij viti banka tha se pritet të ketë fitim neto prej 38 miliardë frangash, që hap mundësinë e ripagesës së dividentave.
Por, një javë më vonë, banka tha se ka hequr dorë nga kursi i kufizuar i këmbimit të frangut me euron.
Pse Banka Nacionale u përgjigj në një mënyrë që pothuajse me siguri do të sjellë humbje në Zvicër?
Duke pasur parasysh deklaratën e shefit të Bankës Nacionale të Zvicrës se “frangu është mbivlerësuar në mënyrë të konsiderueshme” në nivelin e tij të kufizuar, është e qartë se ka menduar të bie pak karshi euros pasi të heqet kufizimi.
“Tregu përfundimisht do të kuptojë se ky mbivlerësim i frangut nuk është i justifikuar”, thotë Jordan, duke shtuar se banka është e gatshme të dobësojë frangun nëse është e nevojshme.
Banka Nacionale e Zvicrës SNB tani ka një vit për të gjetur paratë për dividendët për 2015, edhe pse tani është më vështirë, sepse rezervat e saj valutore, në të vërtetë, kanë humbur vlerën.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Vjedhje me thyerje në Rüti ZH: Arrestohet një kosovar I arrestuari, një 41-vjeçar kosovar, ngarkohet me dyshimin për vjedhje me thyerje. Kërkimi për të arratisurin...
-
Korriku, muaji më i suksesshëm ndonjëherë për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës
-
Këln: Endrit Smaili paraqet punim shkencor në Kongresin Ndërkombëtar të Papirologjisë
-
Kulturë dhe miqësi: Austriakët vizitojnë Kosovën
-
Një orë pritje në dalje të pikës Mërdarë
Jeta në Austri
-
Austria nga alarmin për rrezik nga zjarret në pyje në disa rajone Ministria e Bujqësisë paralajmëroi të mërkurën për një rrezik të shtuar rajonal nga zjarret në pyje,...
-
Regjistrimet e makinave në Austri u rritën me 31.6% në muajin korrik
-
Austri: Nuk do të ketë kompensim për dëmet në tunelin Schmitten
-
Austri: Restorantet limitojnë kohën e qëndrimit të klientëve
-
Austri: Ministri Karner synon kufizim maksimal të ribashkimit familjar për azilkërkuesit