Bota
Cili vend në botë shpenzon më shumë për ushtri?
Në vitin 2014 shpenzimet për trupat amerikane arritën në 571 miliardë dollarë, që është dukshëm më shumë se vendi i dytë, Kina, me 129.4 miliardë
Asnjë vend në botë nuk i afrohet Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kur është fjala për shpenzimet ushtarake, shkruan Statista, përcjell albinfo.ch. Në vitin 2014 shpenzimet për trupat amerikane arritën në 571 miliardë dollarë, që është dukshëm më shumë se vendi i dytë, Kina, me 129.4 miliardë.
Megjithatë, kur analizohet buxheti ushtarak si përqindje e PBB-së, gjërat duken ndryshe.
Arabia Saudite shpenzon më shumë në ushtri si kurrë më parë, dhe vitin e kaluar e ka rritur buxhetin ushtarak me 17 për qind. Tani buxheti ushtarak është 10.4% të PBB-së së vendit, sipas vlerësimit të SIPRI.
Nga ana e saj, Uashingtoni ndan vetëm 3.5% të PBB-së për aktivitetet ushtarake.
Këtu është renditja e vendeve që shpërndajnë përqindjen më të lartë të PBB-së për nevojat ushtarake:
E para është përmendur tashmë Arabia Saudite, e ndjekur nga Izraeli. E treta, ndoshta e parashikueshme është Rusia.
Pozita e katërt është për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe pas tyre vjen India. Mund të vërehet se asnjë vend i BE-së nuk është në mesin e pesë shteteve që shpenzojnë më shumë për ushtri.
Pozicioni i gjashtë ose si pjesë e BE-së, e cila ndan fonde për Departamentin e Mbrojtjes është Franca, pastaj vjen Turqia, Mbretëria e Bashkuar, Kina dhe Australia, të cilat përbëjnë dhjetëshin e parë në listë të vendeve që ndajnë më shumë buxhet për ushtri.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












