Lajme
Cili ujë është më i rrezikshëm për zemrën

Lëngu më i rëndësishëm, pa të cilin organizmi ynë nuk mund të funksionojë, na “vjen” nga rubineti, lëngje të tjera që konsumojmë, si kafeja apo qumështi, shumë prej nesh e blejnë në shishe.
Nëse pini ujë rubineti që nuk përmban metale të rënda apo baktere, nuk do të keni asnjë problem, sepse ka sasi të vogël mineralesh. Problemi kryesor janë mineralet, klorur natriumi nëse ka në ujë.
Nëse djersiteni shumë, kripën e humbur do ta kompensoni me ushqim.
Uji shpeshherë pasurohet me “gjithçka dhe shumëçka”, a duhet ta blini ujin e tillë?
Uji me jod është i mirë, por nuk e dimë nga vjen. Pini ujë me sasi të vogël natriumi. Blini ujë që buron nga lartësitë e maleve, ku nuk ka shumë industri, ku uji filtrohet nga uji i shiut. Ai ujë kalon nëpër tokë dhe marrim ujë me vlera të ulëta minerale. Mos pini ujë nga lartësia zero.
Një përbërës i ujit në shishe është veçanërisht i rrezikshëm për njerëzit që kanë një problem të përbashkët shëndetësor, përkatësisht sëmundje kardiovaskulare. Nëse shikoni etiketën e përbërësve, do të shihni përmbajtjen e natriumit, i cili nuk guxon të kalojë vlerat e caktuara, thonë mjekët.
Uji i rubinetit është i sigurt, mikrobiologjikisht dhe kimikisht, por edhe uji i ambalazhuar është i shkëlqyer! Nëse ka deri në 50 miligramë natrium për litër, nuk do të rrisë natriumin në gjakun tuaj. Shikoni etiketën, deri në 50 miligramë është mirë. Është rekomandim kudo, edhe për foshnjat. Tek ne, në dyqane, për fat të keq ka më shumë ujëra me natrium të lartë ose me përmbajtje të reduktuar. Shikoni menjëherë etiketën. Ujërat me natrium të lartë janë të rrezikshëm sidomos për pacientët e zemrës.
Ujë me natrium të lartë duhet të pimë vetëm nëse bëjmë shumë aktivitet fizik, në mënyrë që të zëvendësojmë kripën që humbim nga djersitja.
E-Diaspora
-
Nikson Gjoka: “Me ‘Fly’ po fluturoj drejt ëndrrës time!” Pas publikimit të këngës së tij të parë “Fly”, model dhe tani edhe artist, Nikson Gjoka...
-
Maqedoni: Gjykata vendos se të gjithë qytetarët, përfshirë edhe mërgatën do të trajtohen si “rezidentë”
-
Artistja nga Kosova fiton çmimin “Aktorja më e Mirë” në Madrid
-
Shqiptarja nga Prishtina finaliste në çmimin global “Cybersecurity Woman of the Year 2025”
-
Kosovari godet me makinë motoçiklistin e rrëzuar dhe thotë: Mendova se ishte kaproll!
Jeta në Austri
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra Qyteti i Bregenzit në Austri po përgatitet të zyrtarizojë një zonë për larje nudo në bregun...
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?