Lajme
Cili është vendi i vetëm në planet me shumë turistë?
Pandemia ka shkatërruar industrinë e udhëtimeve, pasi hotelet, restorantet dhe linjat ajrore në destinacione anembanë botës e shohin veten duke ulur në mënyrë dramatike shpenzimet, ndërsa përpiqen të mbijetojnë.
Por, ka një vend në planet ku ka shumë turistë tani: Ishujt Chatham. Arkipelagu i largët i Oqeanit Paqësor është teknikisht pjesë e Zelandës së Re. Dhe ndërsa kufijtë e Zelandës së Re mbeten kryesisht të mbyllur dhe vendasit këshillohen që të mos udhëtojnë jashtë shtetit në këtë kohë, Chathams – rreth 500 milje në lindje të ishullit Jugor të vendit – janë bërë ishujt me më së shumti turistë, shkruan “CNN”, përcjell albinfo.ch.
Në një vit tipik, Chathams – dy ishujt kryesore të populluar të të cilëve janë Chatham Island dhe Pitt Island – marrin rreth 2,000 turistë. Kjo krahasohet me rreth 700 banorë me kohë të plotë, shumica e të cilëve jetojnë në Chatham Island, më i madhi i arkipelagut. Por, 2020 nuk është një vit tipik. Largësia e Chathams zakonisht e bën atë një pjesë të vendit që Zelanda e Re nuk e viziton kurrë. Tani, kjo largësi është një avantazh, pasi njerëzit po bëjnë udhëtimet drejt ishujve si një mënyrë për t’u ndjerë sikur janë në një pushim shumë të largët pa pasur nevojë për karantinë ose për të bërë një test Covid.
“Kjo ndodhi mjaft shpejt”, shpjegon Jackie Gurden, menaxheri i turizmit në ishujt në lidhje me rritjen e turizmit në Chathams.
Gurden vlerëson se ka 150 shtretër në ishuj në një përzierje hotelesh, shtëpizash, bujtina dhe rezidenca lokale, shumica e pronave janë në pronësi private. E vetmja kompani ajrore që shërben në arkipelag është Air Chathams, e cila operon vetëm pak fluturimesh në javë midis ishullit Chatham dhe asaj që vendasit i referohen si “kontinent”, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi Sipas shifrave zyrtare gjuha shqipe flitet me 3 përqind... -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore















