Bota
Cili është qyteti më i sigurt në botë?
Lista rendit 60 qytete, dhe indeksi u përpoq të përfshijë konceptin e "rezistencës urbane", domethënë aftësinë e qyteteve për të thithur goditje dhe për t'u rikuperuar prej tyre
Sipas Indeksit të qyteteve më të sigurta në botë të publikuar nga Economist, Tokio është qyteti më i sigurt në botë dhe Amsterdam në Evropë. Zgjedhja konsiston në tregues si infrastruktura, shëndetësia dhe siguria personale.
Singapori është qyteti i dytë më i sigurt në botë, pas kryeqytetit të Japonisë, ndërsa Osaka e Japonisë është e treta në listë. Të njëjtat qytete gjithashtu plotësuan ato pozicione sipas treguesve të 2015 dhe 2017, shkruan albinfo.ch.
Lista rendit 60 qytete, dhe indeksi u përpoq të përfshijë konceptin e “rezistencës urbane”, domethënë aftësinë e qyteteve për të thithur goditje dhe për t’u rikuperuar prej tyre, thanë studiuesit.
Janë vlerësuar katër lloje të sigurisë: dixhitale, infrastrukturore, shëndetësore dhe personale.
Rajoni i Azi-Paqësorit mbizotëron listën me dhjetë qytetet më të sigurta, si vitet e kaluara. Nga tri shtetet e rajonit të lartpërmendur në dhjetë qytetet e para bëjnë pjesë: Seul (Korea e Jugut) si dhe Sydney dhe Melbourne të Austrisë në vendin e pestë respektivisht të dhjetin. (i 10-ti).
Dy qytete evropiane dhe dy të Amerikës së Veriut janë në dhjetë të parat.
Amsterdam është i katërti në listë, Kopenhagen është i teti, Toronto është e gjashta dhe Uashingtoni është i shtati.
Ndërkaq qytetet si: Lagos (Nigeri), Caracas (Venezuela), Yangon (Myanmar), Karaçi pakistanez dhe Dhaka (Bangladesh) janë pesë qytetet më të pasigurta, sipas këtij indeksi.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas Aktorja e njohur shqiptare Liri Lushi do të interpretojë rolin e Donika Kastriotit, figura dhe legjenda,... -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin -
Valdete Hoti, kur humanizmi shndërrohet në mision jete -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













