Lajme
Cili është aeroporti më i ngarkuar në botë tani për tani
Aeroporti Ndërkombëtar Anchorage i Alaskës kohët e fundit ka pasur një ngritje të papritur të rëndësisë.
Tani është aeroporti më i ngarkuar në botë, të paktën të shtunave.
“E shtuna është një ditë e zënë për operacione ngarkesash, që është buka dhe gjalpi ynë, por është gjithashtu dita më e ngadaltë për shërbimin e pasagjerëve”, shpjegon menaxheri i aeroportit, Jim Szczesniak.
“Kështu, për shembull, të shtunën, më 2 maj, ne në Anchorage kishim 744 operacione fluturimi, ndërsa Chicago kishte vetëm 579 dhe Atlanta kishte vetëm 529”. Anchorage gjithashtu rrëmbeu shkurtimisht titullin si aeroporti më të ngarkuar në botë të shtunën, shkruan CNN, përcjell albinfo.ch.
Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar që trafiku i pasagjerëve të jetë në rënie me më shumë se 90%, sipas Angela Gittens, drejtoreshës së përgjithshme të ACI World.
“Kërkesa është zhdukur shumë”, ka thënë ajo, përcjell tutje albinfo.ch.
Aeroporti Anchorage pozicionohet në avantazh të përsosur gjeografik. Vendndodhja e tij, krejtësisht në krye të botës, do të thotë që aeroplanët “fluturojnë lart dhe mbi majë [të globit] për të shkurtuar distancën”, thotë Szczesniak.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










