Kosova
Cilët ishin takimet e Ibrahim Rugovës me guerilët e UÇK-së?
Kontaktet sekrete të Rugovës me UÇK-në ishin në janar të vitit 1999 Kontaktet sekrete të Rugovës me UÇK-në ishin në janar të vitit 1999
Kanë kaluar gati dy dekada që nga përfundimi i luftës, dhe në opinionin kosovarë kishte pas mëdyshje nëse presidenti i ndjerë i Kosovës, Ibrahim Rugova që drejtonte Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) kishte pasur kontakte me Shtabin e atëhershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), apo dy taborët kishin vazhduar rrugën ndaras. Këto dilema mundohet t’i shtjellojë njëri nga protagonistët e asaj kohe Milazim Krasniqi.
Ky i fundit së fundi ka botuar edhe një libër nga ajo periudhë, më e vështira e historisë së re të Kosovës “sekretet që nuk i mori me vete Ibrahim Rugova”.
Sipas Krasniqit, presidenti Rugova për herë të parë kontaktet e drejtpërdrejta me UÇK-në i kishte pasur në janar të vitit 1999.
I deleguar i Rugovës te UÇK-ja ishte caktuar njëri prej themeluesve të LDK-së, Milazim Krasniqi. Në Shtabin e UÇK-së, pos Krasniqit, kishte shkuar edhe Faruk Spahiu dhe ishte ndërmjetësuar nga Qazim Thaçi, shkruan Express, transmeton albinfo.ch.
Zyrtarët e LDK-së i kishte pritur Shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi. Këto janë disa prej ngjarjeve që përshkruhen në librin e shkrimtarit Milazim Krasniqi, i titulluar “Sekretet që nuk i mori me vete Ibrahim Rugova”.
“Unë e pranova propozimin, por i kërkova që me mua të vinte Faruk Spahija, i cili ishte anëtar i Kryesisë së LDK-së dhe një nga njerëzit, që edhe Rugova e konsideronte korrekt. Ai u pajtuar me propozimin tim dhe unë e organizova shkuarjen, me ndërmjetësimin e Qazim Thaçit, me logjistikën e Osman Qerretit (Komandant Çunit) dhe biseduam me Shefin e Shtabit Operativ të UÇK-së, Bislim Zyrapin, në Shtabin e tij në Berishë”, shkruan Krasniqi, në faqen 50 të librit.
Shkuarja e zyrtarëve të LDK-së në Shtabin e UÇK-së mbahej sekret edhe prej amerikanëve…
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











