Lajme
Cilat shtete europiane kanë më pak kufizime për udhëtimet?
Teksa Europa ka nisur të heqë shumicën e kufizimeve, udhëtimet përmes kontinentit diçka e arritshme gjithnjë e më shumë.
Certifikata e gjelbër po shpërndahet thuajse në çdo vend të Unionit, ndaj është ndër dokumentet më të rëndësishme për ata që duan të udhëtojnë në Europë. Kliko këtu për të mësuar si funksionon certifikata e gjelbër.
Cilat janë vendet më të mira për të udhëtuar tani në Europë?
Italia
Italia ka çelur dyert për turistët ndërkombëtarë që prej fillimit të qershorit, të cilëve iu duhet të paraqesin test negativ për COVID-19 me të mbërritur në vend.
Për disa shtete, përfshi këtu SHBA, karantina 10-ditore mbetet e detyrueshme.
Të gjitha provincat e Italisë pritet të kategorizohen se vende me “rrezik të ulët” para fundit të qershorit, çka do të thotë se udhëtimet nga njëra zonë të tjetrën do të lejohen.
Kafenetë, baret, restorantet, hotelet dhe teatrot janë hapur pjesërisht.
Maskat mbeten të detyrueshme në ambiente publike, si brenda ashtu edhe jashtë.
Ora policore nis në mesnatë, por edhe kjo masë pritet të hiqet më 21 qershor.
Franca
Nëse jeni të vaksinuar me një prej vaksinave të miratuara nga BE, udhëtimi drejt Francës është i mundur për të gjithë turistët ndërkombëtarë.
Megjithatë, pavarësisht vërtetimit të vaksinës, qytetarët duhet të paraqesin test negativ për COVID-19 të 72-orëve të fundit.
Në Francë, ora policore nis në 11 të darkës, ndërsa kafet dhe restorantet janë të hapura por me kapacitet më të ulët.
Maskat janë të detyrueshme në të gjitha ambientet publike, por kjo pritet të ndryshojë në fund të këtij muaji.
Spanja
Spanja mirëpret të gjithë ata që janë të vaksinuar, si dhe turistët nga Europa që paraqesin test negativ.
Autoritetet spanjolle kanë prezantuar një plan masash në bazë të rajoneve, ku në zonat me rrezik të ulët, baret dhe restorantet mund të punojnë deri në gjysmën e kapaciteteve e të qëndrojnë hapur deri në orën 3 pas mesnate.
Greqia
Greqia ishte ndër vendet e para që u hap për turistët.
Udhëtarët duhet paraqesin vërtetim se janë të vaksinuar, ose test negativ PCR.
Kafet, baret dhe restorantet qëndrojnë hapur deri në mesnate. Gjithashtu sitet e mirënjohura historike, si për shembulli Akropoli i Athinës, janë plotësisht të hapura dhe funksionale.
Gjermania
Ashtu si Spanja, secili prej 16 landeve të Gjermanisë ka masa të ndryshme.
Kufizimet për personat e vaksinuar me të dy dozat janë hequr plotësisht, ndërsa hotelet dhe restorantet janë të hapura./Euronews
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












