Lajme
Cilat shtete duan influencë në Ballkan dhe si e realizojnë atë
Krahas BE-së e SHBA-së janë edhe disa fuqi të tjera botërore që po orientohen gjithnjë e më shumë drejt Evropës Juglindore. Në analizën e DPA-së renditen disa vende: Rusia, Turqia dhe Kina
Se Bashkimi Europian dhe integrimi euro-atlantik për shumë vetë në rajon përbën bazën e shpresës për një të ardhme më të mirë në Europë, kjo nuk do koment. BE edhe më tutje mbetet investitorja më e fuqishme e rajonit, megjithë krizën aktuale. Në një intervistë me DW, Stefan Lehne, studiues i fondacionit “Carnegie Europe” me qendër në Bruksel ka theksuar se “si në anën ekonomike, ndihma teknike e të tjera, BE është në mënyrë të pakrahasueshme më e angazhuar, se sa vende të tjera, më shumë se SHBA, Rusia, Turqia do të jenë ndonjëherë”.
Mirëpo, krahas BE-së e SHBA-së janë edhe disa fuqi të tjera botërore që po orientohen gjithnjë e më shumë drejt Evropës Juglindore, shkruan dpa. Në analizën e agjencisë gjermane të lajmeve, të transmetuar nga deutsche welle renditen disa vende:
Rusia
Oligarkët rusë kanë blerë pjesë të mëdha të bregdetit malazez të Adriatikut me çmime fantastike. Serbia nga ana e saj e ka shitur industrinë e naftës për një çmim tejet të lirë tek Gazpromi. Ndërsa serbët boshnjakë ia kanë lënë firmave ruse rafineritë në Bosanski Brod dhe Modricë. Mediat shtetërore “Sputnik” dhe “RT” ia dalin të jenë rregullisht prezente në mediat e Ballkanit. Ndërsa në krizën e tejzgjatur të Maqedonisë, Moska mbështet kreun e qeverisë, Gruevski, ndërsa BE dhe SHBA opozitën. Po kështu ndahen frontet edhe në Kosovë. BE e SHBA mbështet shqiptarët, Rusia serbët. Rusia aktualisht dërgon 6 avionë të tipit MiG29 dhe një sistem mbrojtës raketor për Serbinë.
Turqia
Ky vend ka zellin e madh të rikonstruktojë xhamitë historike të shkatërruara nga lufta si në Prizren, Prishtinë, Banja Llukë dhe Sarajevë. Nga ana tjetër Turqia dëshiron të paraqitet si invenstitore e madhe në pjesët e varfra të Bosnjes e Serbisë jugore. Agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu ndërkohë është kthyer në një burim të rëndësishëm informacioni mediat rajonale në gjuhët e rajonit.
Kina
Ky vend po ndërton me kredi dhe firmat e veta autostrada të rëndësishme në rajon, ura dhe linja hekurudhore. Kina po ashtu ka filluar rikonstruksionin e një centrali energjitik në Serbi, ka blerë fabrikën e çelikut në Smederevë, në Serbi dhe ka hyrë edhe në sektorin bankar rajonal.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












