Lajme
Cilat kantone dhe komuna zvicerane natyralizojnë më shumë të huaj?
Në total, rreth 40,000 shtetas të huaj marrin shtetësi zvicerane çdo vit. Por ku është shkalla e natyralizimit më e lartë dhe më e ulët?
Platforma e lajmeve 20Minuten ka përdorur të dhëna zyrtare për të treguar se cilat kantone dhe komuna u japin pasaporta zvicerane shumicës së aplikantëve.
Le t’i shohim së pari kantonet.
Në këtë drejtim, rajonet më “ndërkombëtare” të vendit janë në krye: shkalla e natyralizimit e Gjenevës është 2.84 për 100 individë të kualifikuar, dhe ajo e Cyrihut 2.16 për qind.
Vaud vjen menjëherë pas me 1.95 për qind, Zug me 1.88, Berna me 1.79 dhe Basel-Stadt me 1.74 për qind.
Kantonet që natyralizojnë më pak të huaj – më pak se 1 përqind të të gjithë individëve të kualifikuar – janë Jura (0.44 përqind), Neuchâtel (0.63), Nidwalden (0.65), si dhe Valais dhe Obwalden (0.8 përqind).
Si duken këto shifra në nivel komunal?
Shanset tuaja më të mira për t’u bërë zviceran janë nëse jetoni në komunitatt e Provence (Vaud) dhe Schupfart në kantonin Aargau, ku 13.8 dhe 13.6 përqind e 100 personave të kualifikuar, përkatësisht, janë të natyralizuar.
Më pas është Jussy në Gjenevë (10.6 përqind), e ndjekur nga Boltigen, kantoni i Bernës, (9.8 për qind), Flühli, Lucernë, (9.1 për qind) dhe Silenen (Uri) – 8.5 përqind, transmeton albinfo.ch.
Dhe nëse shpresoni të bëheni zviceran, mos u zhvendosni në Jura, ku disa komunitete – duke përfshirë Haute-Ajoie, Bure dhe Courtedoux – kanë një shkallë natyralizimi zero përqind, shkruan thelocal.
Në Valais, Bourg-St-Pierre dhe Hérémence, si dhe Bergün dhe Sils në Graubünden kanë të njëjtën normë zero, që do të thotë se ose nuk kanë asnjë të huaj që jeton në mes tyre, ose thjesht nuk u japin asnjë shtetësi.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













