Koronavirusi: çast pas çasti
Cilat janë kriteret për hapjen e shkollave
Përpara një vendimi për rihapjen e shkollave në vend, duhet të merren parasysh gjashtë kritere kyçe për të vlerësuar gjendjen e tyre të gatishmërisë dhe për të ndihmuar me planifikimin.
Në këtë konkluzion del raporti me temë “Korniza për rihapjen e shkollave” i përgatitur një një sërë aktorësh si Banka Botërore, Unicef, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, etj.
Sipas raportit, elementët kyç që duhen analizuar janë politikat, financimi, funksionimi i sigurt, të nxënit, arritja deri te fëmijët më të margjinalizuar dhe mirëqenia/mbrojtja.
Dokumenti sugjeron se përpara rihapjes së shkollave, duhen përgatitur procedurat dhe planet kryesore të financimit që nevojiten për përmirësimin e të mësuarit, duke i kushtuar vëmendje funksionimit të sigurt, duke përfshirë përmirësimin e praktikave të mësimit në distancë.
Ndërsa, si pjesë e procesit të rihapjes duhet të ndiqet një qasje proaktive për të integruar sërish fëmijët e margjinalizuar dhe ata që nuk ndjekin shkollën, transmeton Scan, përcjell albinfo.ch.
Sugjerohet investim në furnizimin me ujë, kanalizimet dhe higjienën për të zbutur rreziqet dhe arsimin kompensues për të plotësuar kohën mësimore të humbur. Ndërsa për shkollat e rihapura kërkohet monitorim në mënyrë aktive i treguesve shëndetësorë, duke i kushtuar vëmendje mirëqenies dhe mbrojtjes.
Raporti thekson se duhet përmirësuar pedagogjia, të përshtatet arsimi në distancë, për të kombinuar mësimdhënien me të nxënit, duke përfshirë njohuritë mbi përhapjen dhe parandalimin e infektimit.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










