Shëndetësi
Cilat janë dobitë shëndetësore nëse qani
E qara është një nga veprimet më njerëzore, edhe pse nga disa persona konsiderohet si shenjë dobësie
Por, e qara përveç se shpreh ndjenja, ka edhe përfitime shëndetësore.
Stresi
Një studim i vitit 2014 zbuloi se të qarat mund t’i ndihmojnë njerëzit të pushojnë gjatë kohës stresuese. Rezultatet e të qarit nuk janë të menjëhershme dhe mund të duhen disa minuta para se trupi të fillojë të qetësohet. Sipas studiuesve, e qara aktivizon sistemin nervor parasimpatik (PNS). Kur aktivizohet, PNS ka një efekt qetësues në tru, transmeton ATSH.
Tensioni i gjakut
Presioni i lartë i gjakut mund të çojë në disa çështje serioze shëndetësore si goditje në zemër, çmenduri dhe madje edhe në dëmtim të veshkave. Por lajmi i mirë është se sipas disa studimeve, të qarat jo vetëm që ulin tensionin e gjakut, por edhe e mbajnë atë në kontroll, përcjell albinfo.ch.
Akumulimi i toksinave
Lotët që rrjedhin sytë tuaj mund të pastrojnë mbeturinat, si tymi dhe pluhuri. Gjithashtu, kur qajmë lotët tanë largojnë toksinat që grumbullohen në trup për shkak të stresit. Kjo heqje e toksinave ndihmon në uljen e niveleve të kortizolit në trup, duke rezultuar kështu në një gjendje shpirtërore më të lehtë. Prandaj, nuk është për t’u habitur që ne shpesh ndiejmë që pesha largohet pas një seance të mirë të të qarit.
Lëkundjet e humorit
Nëse po pyesni veten pse sjellja juaj është bërë agresive dhe vazhdoni të ndjeheni të shqetësuar dhe irrituar kohët e fundit, atëherë duhet të dini që nuk mund të ketë përgjigje përfundimtare. Lëkundjet e humorit mund të ndodhin për arsye të ndryshme. Një arsye e tillë është akumulimi i manganit në trup.
Kur qajmë, mangani i tepërt rrjedh nga trupi së bashku me lotët tanë. Kjo zvogëlon përqendrimin e tij në trup dhe ju bën të ndjeheni të qetë dhe të përqendruar.
Dhembja
Kur jemi në dhembje fizike, disa lot shpesh shpërthejnë në mënyrë të pavullnetshme. Kjo është mënyra e trupit për të zvogëluar ndjesinë e dhembjes. Hulumtimet kanë zbuluar se përveç të qenit qetësues, duke derdhur lot emocional çliron oksitocinën dhe endorfinat. Këto kimikate i bëjnë njerëzit të ndjehen mirë dhe gjithashtu mund të lehtësojnë dhembjet fizike dhe emocionale.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












