Lajme
Cila pjesë e Zvicrës do të prekej më shumë nga tërmeti?
Një prej rreziqeve më të mëdha natyrore që e kanosin Zvicrën janë pa dyshim edhe tërmetet. Autoritetet zvicerane kanë hartuar një model që mat rrezikun nga tërmeti, i cili tregon se cila pjesë e shtetit të Zvicrës mund të dëmtohet më shumë nga një tërmet i fuqishëm, shkruan 20minuten, përcjell albinfo.ch.
Sizmo.ethz.ch është modeli që rrezikun më të madh e parasheh pikërisht në qytetet më të mëdha të Zvicrës. Në Basel, Gjenevë, Cyrih e Lucern do të dëmtoheshin më së shumti njerëz.
Dëmet në ndërtesa pritet, sipas modelit të jenë në kantonet e Bernit, Valais, Cyrihut, Vaud dhe Basel – Stadt, ku përllogaritet të jetë edhe gjysma e dëmit financiar.
Sipas këtij modeli, rreth 40,000 deri në 175,000 njerëz mund të mbesin pa strehë e rreth 150 deri në 1600 njerëz mund të humbin jetën. Llogaritet që dëmet nga shkatërrimi i ndërtesave mund të shkojë nga 11 deri në 44 miliardë franga, shkruan 20minuten, përcjell albinfo.ch.
Modeli ka bërë edhe krahasime mes tërmeteve në të kaluarën dhe situatën e tanishme, ku një përsëritje e tërmetit të vitit 1356 në Basel me 6.6 shkallë do të mund të vriste 3000 njerëz e të shkaktonte dëme deri në 45 miliardë franga.
E-Diaspora
-
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve Fehmi Mahalla: “Kënaqësia më e madhe nuk është vetëm medalja ime, por ajo e garuesit. Aty... -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










