Autotech
Cila kompani shet më shumë smartfonë?
Pavarësisht një rënie me 8%, koreanojugori “Samsung” mbetet lideri botëror, me 20,8% të tregut
Tregu botëror i smartfonëve regjistroi në vitin 2018 rënien më të fortë të regjistruar ndonjëherë dhe viti 2019 nuk pritet të jetë më pozitiv, sipas të dhënave më të fundit.
“Gjatë vitit të kaluar, u shitën 1,4 miliardë telefona, ose një rënie me 4,1%”, sipas kabinetit IDC, që parashikon një rënie të re në vitin 2019.
“Përveç një grushti tregjesh me rritje të fortë si India, Indonezia, Koreja e Jugut dhe Vietnami, nuk janë regjistruar shumë përfitime në 2018”, thotë analisti Ryan Reith.
Sipas atij, tregu ka rënë sepse konsumatorët i ndërrojnë më rrallë smartfonët e tyre, i konsiderojnë shumë të shtrenjtë dhe për shkak të pasigurive politike dhe ekonomike, transmeton ‘ATSH’.
Megjithatë, pavarësisht një rënie me 8%, koreanojugori “Samsung” mbetet lideri botëror, me 20,8% të tregut, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa “Apple” ka arritur të rimarrë vendin e dytë me 14,9% të tregut, i ndjekur nga kinezi “Huawei” (14,7%).
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











