Integrimi
Cila është gjendja e organizimit të shqiptarëve në Zvicër?
Në numër ka organizata dhe shoqata të shumta që kanë objektiva shumë të mëdha në letër mirëpo nëse i sheh aktivitetet reale të tyre vërehen diskrepanca të mëdha
Deri në përfundim të luftës çlirimtare në Kosovë dhe fitimin e disa të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni dhe Luginë të Preshevës, i gjithë organizimi i shqiptarëve në diasporë i kushtohej përpjekjeve për çlirim. Të gjitha resurset intelektuale, financiare por edhe fizike që ekzistonin qenë vënë në dispozicion të çlirimit të atdheut. Pas përfundimit të luftës vërehej një “lodhje” e diasporës e cila për vite të tëra kishte kontribuar jashtë mase për vendlindjen në përgjithësi dhe për familjet e tyre në veçanti. Ky kontribut i madh vazhdoi edhe pas luftës në formë të ndihmave financiare por edhe të investimeve të ndryshme. Shqiptarët kudo që ndodhen në Ballkan nuk do të ishin këtu ku janë pa përkrahjen e madhe të diasporës.
Ky kontribut po vazhdon edhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Çdo vit dërgohen në Kosovë me transaksione bankare nga diaspora mbi 500 milion Euro. Po të llogariten edhe shuma të mëdha që dërgohen direkt pa u regjistruar askund, atëherë mund të merret me mend se shuma e përgjithshme është shumë më e madhe. Duke pasur parasysh që buxheti i Kosovës nuk arrin në dy miliardë Euro, kjo tregon që përmasat e ndihmës së diasporës janë substanciale dhe se pa këtë ndihmë Kosova do të gjendej në një gjendje shumë më të rëndë. Shembulli i kontributit financiar tregon më së miri se çfarë potenciali ekziston në diasporë dhe sa të mëdha janë mundësitë.
- Emra të mëdhenj e punë të vogla
Organizimi emergjent për ndihma akute në vendlindje ka kaluar kaherë sikurse ka ardhur kaherë koha për një organizim tjetër. Ky organizim duhet të ketë një kualitet tjetër. Në numër ka organizata dhe shoqata të shumta që kanë objektiva shumë të mëdha në letër mirëpo nëse i sheh aktivitetet reale të tyre vërehen diskrepanca të mëdha. Populli thotë “fjalë shumë, punë pak”. Në veçanti shqetësuese është që janë themeluar organizata me emra shumë të mëdhenj për përfaqësim demek të shqiptarëve të Zvicrës me idenë që të jenë adresë të cilës duhet t`u drejtohen institucione zvicerane si dhe ato të vendlindjes. Ato organizata që kanë objektiva të tilla e kanë edhe një përgjegjësi publike për informim se sa janë arritur ato qëllime. Nëse jo, do të duhej të ridefinohen qëllimet e tilla. Është më shumë se sa e papërgjegjshme që të marrësh obligime të përfaqësimit të gjithë komunitetit të shqiptarëve të Zvicrës dhe t`i bësh disa aktivitete më tepër qesharake se sa serioze. Sjelljet e tilla i dëmtojnë edhe organizatat eventuale që mund të vinë më vonë e të cilave u lihet një hipotekë e një imazhi joserioz të organizimit të shqiptarëve. Dukuria e emrave të mëdhenj e punëve më pak se sa të vogla duhet të ndërrohet gjithsesi.
- Degradimi i elitave
Problemit të organizimit të dobët dhe joadekuat në diasporë po i ndihmon shumë edhe degradimi i të ashtuquajturës “elitë” politike në të gjitha trojet e banuara me shqiptarë në Ballkan. Pjesa dërmuese e politikanëve “kompetencën” më të madhe e ka në pasurim të pandershëm në kurriz të popullit. Kjo “kulturë” është duke e ngulfatur shtetformimin dhe të ardhmen e gjeneratave që po vinë. Duhet të jemi të vetëdijshëm që këtyre dukurive po i “ndihmon” shumica e popullit. Qoftë në formë të dhënies së votës njerëzve që dihet publikisht që janë plotësisht të korruptuar, mosdaljes në votime, të mosangazhimit civil kundër këtyre dukurive, etj. Kosova, një vend me më pak se dy milionë banorë ia kalon me numrin e ministrive shumicës së vendeve me shumë milionë banorë. E tëra kjo ka pasur vetëm një qëllim, realizimin e synimeve personale për pushtet të partnerëve në qeverisje. Ky ka qenë i vetmi kriter i vërtetë për formimin e tërë këtyre Ministrive. Kjo është një “politikë” skajshmërisht e papërgjegjshme. Nëse e shohim performancën e tyre, përveç komenteve cinike nuk mbetet tjetër për t`u thënë.
- Çfarë bën Ministria e Diasporës?
Çfarë projekti me përmbajtje dhe me rezultate konkrete ka realizuar Ministria e Diasporës? Për regjistrimin e diasporës nuk duhet një Ministri e tërë. Duke pasur parasysh numrin dhe potencialin jashtëzakonisht të madh të diasporës, do të ishte kuptimplote që të ekzistojë një Ministri e tillë por jo për të bërë vizita të rregullta në diasporë dhe pa kurrfarë efekti afatgjatë. Për të arritur rezultate duhet formuluar një strategji të qartë me një koncept profesional dhe sidomos duke punuar me zell. Në bazë të statistikave të ndryshme duket që në diasporë jetojnë rreth 700 000 persona, vetëm nga Kosova. Asnjë vend tjetër në Evropë nuk ka aq shumë njerëz në diasporë në proporcion me popullatën e përgjithshme në vendin e prejardhjes. Në anën tjetër përfaqësimi politik i diasporës në vendlindje nuk ekziston fare dhe as nuk ka koncepte serioze për një përfaqësim të tillë. Një përfaqësim i tillë në rend të parë do të ishte në interes të Kosovës, ngase ka shumë njerëz profesionistë që do të mund të kontribuonin në drejtime të ndryshme.
Për momentin si duket më të suksesshmet janë organizatat e ndryshme fetare me agjenda të dyshimta dhe financime jotranspartente. Përgjegjësia për këto zhvillime u bie në rend të parë qeverive të vendlindjes për mosangazhim dhe po ashtu organizimit të dobët të diasporës. Ndikimi afatgjatë që mund dhe do të kenë këto organizata do t`i lerë pasojat e veta. Organizimi në diasporë nuk guxon assesi të jetë ekskluziv etnik. Pjesëmarrja dhe integrimi në jetën sociale dhe institucionale në vendet ku jetojmë në diasporë janë të një rëndësie shumë të madhe dhe të domosdoshme. Në këtë mënyrë mund të kontribuohet në shumë drejtime. Sikurse në vendin e migrimit po ashtu edhe në vendlindje. Për këtë kemi shembuj të shumtë të shkencëtarëve, biznesmenëve, artistëve, sportistëve, politikanëve, gazetarëve, etj. të cilët kanë arritur suksese të mëdha në Zvicër. Këtë nivel të suksesit nuk e kemi pasur asnjëherë më parë. Po ashtu nuk e kemi pasur asnjëherë më parë përgjegjësinë më të madhe, ngase suksesi ynë sot varet në rend të parë nga angazhimi ynë. Një prej punëve kryesore është edukimi i mirë i fëmijëve dhe përkrahja e tyre. Këtu është çelësi i suksesit afatgjatë.
Diaspora e papërfaqësuar
Në diasporë jetojnë rreth 700 000 persona, vetëm nga Kosova. Asnjë vend tjetër në Evropë nuk ka aq shumë njerëz në diasporë në proporcion me popullatën e përgjithshme në vendin e prejardhjes. Në anën tjetër përfaqësimi politik i diasporës në vendlindje nuk ekziston fare dhe as nuk ka koncepte serioze për një përfaqësim të tillë. Një përfaqësim i tillë në rend të parë do të ishte në interes të Kosovës, ngase ka shumë njerëz profesionistë që do të mund të kontribuonin në drejtime të ndryshme.
*Hamit Zeqiri është ekspert social dhe kryetar i Konferencës së këshillimoreve për Integrim në nivel të Zvicrës, KOFI
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese









