Kosova
Cikloni nga jugu i Italisë në Kosovë, apelohet të shmangen udhëtimet e panevojshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se cikloni i ardhur nga jugu i Italisë dhe rajoni i Detit Jon ka shkaktuar reshje intensive të borës në disa zona të vendit ndërsa ka bërë të ditur se kjo situatë do të vijojë edhe në ditët e tjera të javës.
Gjendja do të jetë më e theksuar gjatë së hënës (13 janar), ku temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri në -3 gradë Celsius ndërsa ato maksimale ndërmjet -2 deri në -1 gradë Celsius. Do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-7 m/s, transmeton albinfo.ch.
IHMK-ja ka bërë thirrje për kujdes të shtuar dhe të shmangen udhëtimet e panevojshme.
“Një ciklon që ka ardhur nga jugu i Italisë dhe rajoni i Detit Jon ka sjellë reshje intensive në disa zona, kryesisht me lartësi mesataren dhe një rënie të ndjeshme të temperaturave në të gjithë vendin. Kjo situatë meteorologjike pritet të vijojë me reshje të reja bore, kryesisht ditën e hënë.Ngricat tashmë janë prezente në të gjitha zonat, duke e bërë qarkullimin më të vështirë. Për këtë arsye, rekomandohet kujdes i shtuar për drejtuesit e automjeteve, të cilët duhet të jenë të pajisur me mjete dimërore dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme. Gjithashtu, këmbësorët dhe personat e moshuar këshillohen të tregojnë kujdes maksimal për të shmangur rrëshqitjet dhe incidentet në rrugë”, thuhet në njoftim.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










