Bota
Cigarja e fundit në Angli do të pihet në 2050-ën
Më shumë se 7 milionë persona vdesin çdo vit nga sëmundje që shkaktohen nga pirja e duhanit, të paktën sipas shifrave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Por numri i duhanpirësve në botë, por edhe në vendin tonë, është në rënie.
Ndërkohë, në Angli është zhvilluar një studim së fundmi, i cili ka dalë në përfundimin se në vitin 2050 nuk do të pihet më cigare në këtë vend.
Cigarja e fundit e ndezur në Angli do të jetë pas 30-vjetësh në Derby, parashikojnë studiuesit.
Studimi është kërkuar nga një prej kompanive më të mëdha në botë të duhanit dhe është kryer nga analistë të “Frontier Economics”, të cilët janë bazuar në të dhënat e punësimit, të ardhurat, arsimi dhe shëndetësia, shkruan alsatm, përcjell albinfo.ch.
Sipas këtij raporti, nëse do të ruhet ky trend i lënies së duhanit, atëherë nga 7.4 milionë duhanpirës në Angli, do të reduktohen në zero për 30 vjet.
Rritja e përdorimit të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar (NHS) që ndihmon njerëzit të lënë duhanin, por edhe cigaret elektronike kanë ndikuar ndjeshëm në uljen e numrit të duhanpirësve në Angli.
Hulumtimi del në përfundimin se brenda vititi 2024 në Angli do të ketë qytete pa duhan dhe i pari do të jetë Bristoli.
Në vitin 1990, pothuajse një e treta e të rriturve britanikë ishin duhanpirës, ndërsa sot ky numër është ulur me 15 për qind.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














