Shkurt.ch
Çiftet homoseksuale martohen në kishë
Sinodi i Kishës protestante të kantonit Vaud pranon parimin e një riti fetar për çiftet homoseksuale
Sinodi i Kishës protestante të kantonit Vaud të shtunën pranoi parimin e një riti fetar për çiftet martesore në partneritet të regjistruar. Ai do të vendosë për formën e këtij riti më vonë. Çiftet e seksit të njëjtë të lidhur në partneritet të regjistruar këtë vit do të mund ta kenë një rit brenda kishës protestante të kantonit Vaud.Pas hyrjes në procedurë të votimi të së premtes, Sinodi, i mbledhur në komunën e Saint-Sulpice, e pranoi të shtunën këtë rit për homoseksualët. Ai e ka kaluar «një hap të rëndësishëm» pas një debati «të gjerë, të ushqyer dhe konstruktiv», i cili përfundoi me një numër të qartë votimesh: 59 vota për, 9 kundër dhe 7 abstenime, njofton Kisha protestante në komunikatën e saj.Sinodi e ka shtyrë për më vonë çështjen delikate të llojit të liturgjisë, e cila do të propozohet. Ai e ka ngarkuar Këshillin sinodal, ose organin ekzekutiv të kishës, t’i nënshtrojë rite të ndryshme deri në fund të legjislaturës në qershor 2014.Gjatë debatit zëra të shumtë kanë vërejtur se bekimi i propozuar është shumë i afërt ndaj një bekimi martesor. Kjo pikë e ka ndarë kuvendin, i cili prapëseprapë ishte në shumicën e tij në favor të ritit për çiftet në partneritet. Me këtë vendim kisha protestante e Vaud-it bëhet kisha e dhjetë në Zvicër dhe e para ndër kishat frankofone që propozon një rit fetar për çiftet e të njëjtit seks.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










