Shkurt.ch
Çiftet „divorcohen“ për shkak të taksave
Çiftet divorcohen duke u përpjekur për të kursyer para me këtë mashtrim.
Divorcohen për të shpëtuar mijëra franga në vit. Në të vërtetë, ata janë ende një çift dhe jetojnë së bashku. Çiftet e pasura zvicerane po përdorin këtë „trik“ për shkak se ata duan t‘u shmanen taksave, raporton “Sonntagszeitung”, përcjell albinfo.ch.
Një veprim i këtill është atraktiv veçanërisht për çifte të pasura, thotë avokati nga Lausanne, Franck Ammann. Ai vlerëson se pesë për qind e çifteve të martuara janë divorcuar për shkak të taksave më të ulëta. Bëhet fjalë për më shumë se 800 raste në vit në Zvicër.
Të njëjtën po e bëjnë edhe pensionistët. Sipas ligjit aktual AHV, çiftet marrin më shumë se 150 për qind të pensionit maksimal, ndërsa të pamartuar marrin pension të plotë për person, që është 200 për qind. Sipas “Sonntagszeitung”, janë katër deri në pesë çifte të moshës së daljes në pension, të cilët dëshirojnë të divorcohen për të marrë një pension më të lartë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon Kompania Bau Investment Schweiz AG, me seli në Schlieren të Cyrihut, po forcon praninë e saj... -
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore














