Kuriozitete
Çift zviceran, 17 mijë km me biçikletë për ta takuar të birin
Guido Huwiler dhe Rita Ruttimann, aventurën e tyre e nisën shkurtin e vitit të shkuar, duke kaluar në 20 shtete. Çiklizmi aq intensiv ishte i vështirë për ta, por kjo rezultoi të jetë një përpjekje e dobishme
Rreth 17 mijë kilometra udhëtim me biçikletë iu deshën një çifti zviceran për të arritur në Lojërat Olimpike Dimërore në Pyeongchang. Babai dhe nëna e skiatorit zviceran, Mischa Gasser, lanë prapa çdo gjë për të përmbushur ëndrrën e tyre – ta shohin djalin e tyre duke garuar.
Të dy në mes të pesëdhjetave, Guido Huwiler dhe Rita Ruttimann, aventurën e tyre e nisën shkurtin e vitit të shkuar, duke kaluar në 20 shtete. Çiklizmi aq intensiv ishte i vështirë për ta, por kjo rezultoi të jetë një përpjekje e dobishme.
Ata treguan për momentin më të vështirë gjatë udhëtimit të tyre, e që ishte një autostradë që kalon Uzbekistanin, Taxhikistanin dhe Kirgistanin, 4.000 metra mbi nivelin e detit. “Është e bukur të lejohet të bëhet ky aktivitet. Ne e kishim menduar gjatë këtë dhe me të vërtetë kjo ishte sfidë” ka thënë Huwiler.
E, pasi ta shohin djalin e tyre teksa garon më 17 shkurt, dy çiklistët do të rifillojnë udhëtimin e tyre përgjatë brigjeve të Koresë së Jugut, dhe më pas me aeroplan do të shkojnë në Japoni.
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese









