Futboll
Challandes sjell edhe një futbollist nga Zvicra te Kosova
I fundit që pritet t’i bashkohet Kosovës është Mirlind Kryeziu, i cili luan në Zurich
Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ende nuk di për humbje nga pesë ndeshje zyrtare me Kosovën.
Trajneri zviceran ka katër fitore dhe një barazim, madje, nuk ka pësuar asnjë gol, shkruan albinfo.ch.
Përveç rezultateve, një numër i madh i futbollistëve po pranojnë të luajnë për Kosovën, duke i bindur që të zgjedhin ‘Dardanëve’ para përfaqësuesve tjera.
I fundit është Mirlind Kryeziu, i cili është pjesë e skuadrës zvicerane, Zurich, raporton “Supersport”.
Ai luan si qendërmbrojtës dhe ka qenë pjesë e grupmoshave të Zvicrës nga U-16 deri tek U-20.
Përveç tij, për dy ndeshjet e ardhshme ka shumë mundësi të grumbullohet edhe portieri i Manchester Cityt, Arijanet Muriq, që nga shtatori ka vendosur të luajë për Kosovën.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë














