Futboll
Challandes: Kërkohet kualifikimi i Kosovës
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në futboll, zvicerani Bernard Challandes, në konferencë për media në prag të dy ndeshjeve të fundit të National Leauge kundër Maltës dhe Azerbajxhanit ka thënë se lojtarëve nuk do t’u bëjë presion për fitore, por presion për lojë më të mirë se ajo kundër Ishujve Faroe.
“Para nesh janë dy ndeshje shumë të rëndësishme dhe po dëgjoj prej njerëzve këtu, por edhe prej shqiptarëve që jetojnë në Zvicër që gjithmonë kërkojnë fitore, mirëpo më duhet ta përsëris edhe një herë se për mua nuk është gjëja më e rëndësishme fitorja dhe si trajner nuk mund të mendoj vetëm për fitoren, përkatësisht vetëm për rezultatin. Për mua gjëja më e rëndësishme është se si të luajmë më mirë, veçmas pas ndeshjes që e kemi pasur kundër Ishujve Faroe. Pra, tash për tash mendoj vetëm se si të luajmë më mirë. Kjo nënkupton se presioni ndaj ekipit nuk është që të arrijmë fitore, por është që të luajmë më mirë dhe ashtu siç kërkoj unë si ekip dhe të kemi mentalitet më të mirë”, ka thënë ai.
Challandes përsërit se nuk ka qenë i kënaqur me ekipin se si ka luajtur kundër Ishujve Faroe, ku Kosova barazoi 1:1.
Sipas tij, gjatë këtyre ditëve do të punohet për të bërë zgjedhjet më të mira në situatat në të cilat ekipi ka pasur vështirësi, sidomos në repartin e mbrojtjes. Challandes ka thënë se që nga ndeshja me Ishujt Faroe i ka shikuar më shumë se 30 futbollistë, disa prej të cilëve ende nuk janë në rrethin e ngushtë për t’u përzgjedhur, por që janë kandidatë për të qenë pjesë e Kosovës në një të ardhme të afërt.
Zvicerani ka thënë se synon të arrijë pozitën e parë në grup që ia siguron play-offin, por tha se edhe nëse kjo nuk arrihet, nuk do të jetë fundi i botës, pasi qëllimi kryesor është ndërtimi i ekipit për të ardhmen.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











