Kosova
Çfarë vështirësi kanë qytetarët e Shqipërisë në Kosovë
Nga njëra anë leja e qëndrimit e nga ana tjetër kontrata e punës kërkoheshin në të njëjtën kohë, duke krijuar një përplasje dhe vështirësi për shqiptarët që jetojnë në Kosovë
Fiks Fare udhëtoi drejt Prishtinës pas ankesave të shumta që shqiptarë që jetojnë në Kosovë kanë hasur me lejet e qëndrimit.
Ata thanë se e kanë të vështirë për t’u pajisur me një leje qëndrimi, e ndërkohë, për të siguruar një kontratë punë në Kosovë, duhet domosdoshmërish të jesh me leje qëndrimi.
Pas këtyre informacioneve, bashkëpunëtorët e Fiksit shkuan pranë zyrës së emigracionit për të marrë informacion se çfarë dokumentacioni duhet të plotësosh për të përfituar lejen e punës, transmeton TCH.
Në kushtet që duhet të plotësoje për t’u punësuar, ishte edhe leja e qëndrimit. Ndërkohë, kur bashkëpunëtorët e Fiksit pyetën në një kompani call- center se çfarë dokumentacioni duhet të plotësoje për të lidhur një kontratë punë, ata pohuan domosdoshmërinë e një leje qëndrimi në Kosovë. Pa këtë të fundit mund të gjobitesh nëse je në një marrëdhënie pune, përcjell albinfo.ch.
Nga njëra anë leja e qëndrimit e nga ana tjetër kontrata e punës kërkoheshin në të njëjtën kohë, duke krijuar një përplasje dhe vështirësi për shqiptarët që jetojnë në Kosovë.
Fiksi ju drejtua përsëri zyrës së emigracionit e ata deklaruan se familjen nuk mund ta transferosh në Kosovë pa kaluar dy vite, ndërkohë që leja e qëndrimit jepet për një vit.
Jo vetëm vështirësitë në dokumentacion, por shqiptarët trajtohen ligjërisht njësoj si çdo qytetar jo shtetas i Kosovës, duke mos pasur asnjë procedurë lehtësuese.
Fiksi kërkoi një përgjigje pranë Ministrisë së Brendshme Kosovë. Valon Krasniqi, drejtor i drejtorisë së migracionit pranë kësaj ministrie , deklaron për Fiksin se ligjërisht çdo qytetar trajtohet njësoj për leje qëndrimi pavarësisht se është shqiptar apo shtetas tjetër. Ai nuk pranon se ka probleme me lejen e qëndrimit, dhe se për të lidhur një kontratë punë nuk është e domosdoshme leja.
Krasniqi tregoi se është miratuar një ligj para një viti i cili thotë se me anë të një vendimi këshilli ministrash mund të përjashtosh shtetas të një vendi nga lejet e qëndrimit. Ai pohon se në këtë rast kanë patur parasysh shqiptarët, por këtë nuk mund ta thotë publikisht.
Ai thotë se deri më sot procedurat për të arritur deri tek leja e përhershme kanë zgjatur deri në 10 vite.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










