Shkurt.ch
Çfarë thonë britanikët, sa miqësorë janë zviceranët
Pas Hungarisë renditet Zvica në vend të tretë si vendi me njerëzit më pak miqësorë (reth 38 për qind e të anketuarve janë përgjigjur kështu)
Sipas një sondazhi të kryer së fundmi në Britani, njerëzit më miqësore sipas britanikëve janë holandezët.
73 për qind e personave që u anketuan votuan se holandezët janë njerëzit më miqësorë, të ndjekur nga portugezët (me 70 për qind). Ndërsa njerëzit më pak miqësorë ishin francezët, të cilët u renditën në fund të këtij sondazhi.
Pas holadezëve dhe portugezëve, të tretët në listë u renditën spanjollët (me 67 për qind). Suedezët u renditën në vend të katërt (me 64 për qind), ndërsa irlandezët në vend të pestë (me 62 për qind), transmeton monitor.
Kur u pyetën se përse ata kishin arritur në këtë konkluzion, ata u shprehën se një ndër cilësitë që i bëri ata t’i etiketojnë holandezët si njerëzit më miqësorë është mikpritja që këta të fundit tregojnë ndaj turistëve (rreth 26 për qind e të anketuarve thanë këtë cilësi), ata flasin lehtësisht në anglisht duke mos krijuar vështirësi në komunikim (rreth 18 për qind e të anketuarve u shprehën kështu) dhe ata nuk e kishin fare bezdi të të kthenin përgjigje kur i pyesje për diçka (rreth 23 për qind e të anketuarve u shprehën kështu), përcjell albinfo.ch.
Përveç shteteve me njerëzit me miqësorë në Evropë, ky sondazh analizoi gjithashu edhe shtetet me njerëzit më pak miqësorë.
Në fund të tabelës, pas francezëve renditen hungarezët si njerëzit më pak miqësorë në Evropë (rreth 41 për qind e të anketuarve janë përgjigjur kështu).
Pas Hungarisë renditet Zvica në vend të tretë si vendi me njerëzit më pak miqësorë (reth 38 për qind e të anketuarve janë përgjigjur kështu).
Në vend të katërt renditet Finalanda (rreth 34 për qind e të anketuarve janë përgjigjur kështu) dhe në vend të pestë, Gjermania (me rreth 31 për qind të të anketuarve të përgjigjur kështu).
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









