Kosova
Çfarë përfiton Kosova dhe Serbia nëse arrijnë një marrëveshje
Blinken tha se liderët e Kosovës dhe Serbisë do të marrin shpërblim në rast të një marrëveshje, Price tregon se çka nënkupton kjo
Raportohet se sekretari amerikan, Anthony Blinken, i ka dërguar së fundi një letër presidentit serb, Aleksandar Vuciq, përcjell albinfo.ch.
Me këtë rast, Blinken ndër të tjerash ka deklaruar se zyrtarët shtetërorë të Kosovës dhe Serbisë duhet të bëjnë kompromise të vështira, por prej të cilave populli do të ketë përfitime të mëdha.
“Jam i bindur se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës do të sjellë siguri dhe prosperitet për Serbinë dhe të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Sigurisht, liderët serbë dhe kosovarë do të bëjnë kompromise të vështira për t’i arritur këto qëllime, por shpërblimet për popullin serb – dhe gjithë rajonin – do të jenë të mëdha”, ka thënë Blinken.
Në lidhje me këtë, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, ka specifikuar se për çfarë shpërblimesh kishte në mendje Blinken.
“Siç e dini, Sekretari është kyçur personalisht në shumë prej këtyre çështjeve në rajon. Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë kanë tërhequr vëmendjen e tij të plotë”, theksoi ai.
Sipas Price, me arritjen e marrëveshjes ka mundësi që shqiptarët dhe serbët ta bëjnë Ballkanin Perëndimor më të qëndrueshëm, më të sigurt, duke ndërtuar po ashtu edhe rrugë dhe ura ndërmjet komuniteteve në rajon.
“Kjo është ajo që ne duam të bëjmë në këtë rast. Kjo është ajo që ne vërtet duam të bëjmë me diplomacinë tonë në të gjithë rajonin – për të nxitur më shumë ndërlidhje dhe nëpërmjet këtyre ndërlidhjeje, të ndërtojmë mirëkuptim, partneritet, siguri, stabilitet dhe prosperitet”, deklaroi Price.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës së fundi kanë deklaruar se përkrahin planin e hartuar franko-gjerman, i cili sheh normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Ndër të tjerash, SHBA-ja vazhdimisht ka kërkuar nga Kosova formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













