Kosova
Çfarë ndodh pas largimit të deputetëve të Listës serbe nga Kuvendi?
Lista srbe sot në Kuvendin e Kosovës ka dorëzuar edhe mandatet e 10 deputetëve pas dorëheqjeve kolektive në Veri
Lista serbe sot në Kuvendin e Kosovës ka dorëzuar edhe mandatet e 10 deputetëve pas dorëheqjeve kolektive në veri. Dje, katër kryetarët bashkë me këshilltarët komunalë kanë dhënë dorëheqje nga këto pozita. Të gjitha këto veprime u ndërmorën nga serbët për shkak të vendimit për targa të marrë nga Qeveria e Kosovës. Se çfarë pasojash do të ketë dhe si do të funksionojnë këto institucione, detaje ka dhënë juristi Ehat Miftaraj, përcjell albindo.ch.
Lista serbe ka vazhduar largimin nga institucionet e Kosovës. Të hënën janë larguar edhe 10 deputetët e këtij subjekti nga Kuvendi i Kosovës. Kushti i tyre për kthim në institucione është tërheqja e vendimi për targat, krijimi asociacionit dhe emërimi i një komandanti serb të policisë në veri.
Juristi Ehat Miftaraj, në një bisedë ka thënë se largimi i deputetëve serbë ndikon në votimin e ligjeve për çka kërkohet 2/3 e votave.
“Në rastin e Kuvendit të Kosovës, në momentin që formalizohen dorëheqjet e 10 deputetëve, e cila nënkupton që Kuvendi i Kosovës do të ketë 10 deputetë më pak në këtë fazë. Çka ndikon kjo në punën e kuvendit lidhet kryesisht me votimin e ligjeve dhe politikave ku kërkohet 2/3 e dyfishta të votave, pra këto ligje do të jenë të pamundura të votohen”, tha ai.
Miftaraj tha se nëse ka vullnet deputetët e dorëhequr mund të zëvendësohen me persona tjerë nga Lista Serbe “nëse ka vullnet prej tyre”.
“Në bazë të ligjeve është që Lista Serbe në zgjedhjet e fundit i ka marrë të gjitha mandatet nga votat e qytetarëve serbë, kështu që në bazë të ligjit, KQZ duhet që nga radhët e kësaj partie të propozojë në kuvend personat që mundin t’i përmbushin këto vende, gjithmonë nëse të njëjtit kanë vullnet t’i marrin këto pozita. Nëse s’kanë vullnet, këto pozita mbesin të paplotësuara, por në fazat e mëvonshme nuk përjashtohet mundësia që ata t’i marrin këto pozita, nëse ka vullnet politik prej Listës Serbe”
Ai foli edhe për dorëheqjet e kryetarëve të katër komunave veriore të Kosovës. Sipas tij, në këtë rast presidentja duhet t’i shpallë zgjedhjet.
“Në raport me komunat në të cilat kanë dhënë dorëheqje kryetarët serbë, në bazë të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese konsiderohet që këto dorëheqje kanë efekt politik andaj presidentja e Kosovës në bashkëpunim me Komisionin Zgjedhor do të duhej të takoheshin sa më shpejtë që brenda afatit ligjor prej 45 ditëve të shpallin zgjedhjet në këto komuna”, deklaroi Miftaraj për Express.
Ai mohoi mundësinë që mandatet e dorëzuara mund të kthehen mbrapa.
“Nëse formalizohen këto dorëheqje, atëherë sigurisht që mandati nuk mund të kthehet mbrapa”, tha ai.
Lidhur me dorëheqjen e katër kryetarëve të komunave veriore, ka reaguar dje edhe Blerim Vela, shef i stafit në kabinetin e presidentes Vjosa Osmani.
Ai tha se “vetëm zgjedhjet prodhojnë përfaqësim ligjor dhe legjitim”.
“Strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë kurrë nuk kanë qenë/do të jenë përfaqësues ligjorë dhe legjitimë të serbëve. Vetëm zgjedhjet sipas kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës prodhojnë përfaqësim ligjor dhe legjitim. Kryetarët e 4 komunave që dhanë dorëheqjen i tradhtuan qytetarët në ato komuna”, ka shkruar ai.
Ndërkaq, sipas rregullores së Kuvendit të Kosovës, ndër të tjerash, një deputet thuhet se e humb statusin e deputetit të Kuvendit kur jep dorëheqje.

Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë









