Lajme
Çfarë do të ndryshojë Scholz rreth Bashkimit Evropian?
3 janë çështjet kryesore që Scholz kërkon të ndryshojë rreth Bashkimit Evropian.
Së pari, është çështja e Mbrojtjes së Përbashkët.
Lufta në Ukrainë e ka tronditur Europën në një pikë ku ka arritur të nxjerrë në pah shumë fusha, në të cilat ajo ka disa mangësi të thella.
Sipas shumë analistëve, propozimet e Macron për një ‘autonomi strategjike’ po tingëllojnë gjithnjë e më të arsyeshme qysh prej fillimit të luftës.
Kjo sepse lufta e bëri edhe më të qartë se një politikë e përbashkët e mbrojtjes në BE mungon, dhe mjafton të shohësh se nuk ka një ushtri të përbashkët europiane, transmeton euronews, përcjell Albinfo.ch.
Në fakt, kjo ide e mbrojtur me zë të lartë nga Macron prej kohësh, ka hasur shpesh rezistencën e shumë shteteve anëtare.
Por, gjatë fjalimit të tij Scholz propozoi krijimin e një Sistem të ri Evropian të Mbrojtjes Ajrore, duke u zotuar se Gjermania do të bënte investime të konsiderueshme në vitet e ardhshme.
“Ne kemi shumë punë për të bërë në Evropë, kur vjen puna për të mbrojtur veten kundër kërcënimeve ajrore dhe hapësinore”, tha Scholz.
Dhe, edhe pse ky propozim është shumë larg atij të Macron për krijimin e një ushtrie të përbashkët europiane, ai është pa dyshim një hap në të njëjtin drejtim.
Zgjerimi dhe Vetoja Kombëtare
Për sa i përket çështjes së dytë, Scholz foli edhe për problemin e zgjerimit.
Bashkimi Evropian nuk është zgjeruar që nga viti 2013, kur Kroacia u anëtarësua.
Në fakt, ai është tkurrur nëse marrim parasysh se Britania e Madhe u largua me anë të fushatës së Brexit.
Dhe vetoja kombëtare kontribuon gjithashtu në këtë çështje, duke qenë se në ditët e sotme shumica e vendimeve në BE merren nga një shumicë e cilësuar e anëtarëve që do të thotë se që një propozim të pranohet, të paktën 55% e shteteve anëtare të BE-së që duhet të përfaqësojnë të paktën 65% të popullsisë totale të saj duhet të votojë pro.
Deri këtu është në rregull, por kjo nuk vlen për çështjet e politikës së jashtme – të cilat kërkojnë unanimitet absolut.
Me fjalë të tjera, nëse një shtet i vetëm anëtar vendos veton, vendimi dështon.
Kjo ka ndodhur në shumë raste si kur Hungaria kërcënoi se do të vendoste veton ndaj sanksioneve ruse nëse nuk merrte një sërë koncesionesh të miratuara në këmbim.
Ose në rastin e bllokimit të Bullgarisë në negociatat e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë nëse një sërë kërkesash të saj nuk plotësoheshin.
Duket qartazi si një këngë që e kemi dëgjuar shpesh dhe deri tani ajo ka rezultuar të jetë gati gjithmonë e suksesshme.
Ja pse, Scholz në fjalimin e tij tha se reforma është absolutisht e nevojshme në këto dy aspekte pasi çështja e unanimitetit, sipas tij, funksionon vetëm nëse presioni për të vepruar është i ulët.
Në rastet kur presioni është i lartë si krizat e mëdha apo lufta në Ukrainë, nevoja për veprim të menjëhershëm nga ana e BE-së ndalohet nga ky standard, i cili sipas kancelarit gjerman, duhet ndryshuar sa më parë.
Në të njëjtën kohë, ai tha se rreziku që një vend i caktuar të përdorë veton e tij për të parandaluar veprimet apo për të arritur interesa të veçanta, rritet me çdo shtet anëtar që i shtohet bllokut.
Ja pse, sipas Scholz, BE-ja duhet gradualisht të largohet nga unanimiteti për të përqafuar ‘votimin e shumicës‘ kur vjen puna për të vendosur për një politikë të jashtme të përbashkët.
Këto ishin vetëm disa nga propozimet e kancelarit gjerman, por duket se lufta në Ukrainë, pandemia dhe krizat e njëpasnjëshme me të cilat po përballemi po e bëjnë gjithnjë e më të dukshme nevojën e BE-së për t’u bërë e pavarur dhe e vetëqëndrueshme.
Se sa këto ide do ta ndihmojnë Europën për t’i arritur këto qëllime në një situatë kaq të komplikuar, vetëm koha do ta tregojë.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









