Integrimi
“Çështja Halili” ndan në dysh Parlamentin e Kantonit Baselland
Në fund mbizotëruan ato forca që nuk donin t`ia linin ekzekutivit mundësinë e vendimit për natyralizim. Kështu, "Çështja Halili" doli kundërproduktive për ata që ishin në favor të ndryshimit

Këshilli bashkiak i komunës Oberdorf (BL) dëshiron të vendosë vetë për natyralizimet në të ardhmen dhe jo që këtë ta bëjë ekzekutivi.
Banorët do të vendosin javën tjetër për rregulloren e re, e cila është iniciuar veç tjerash edhe nën ndikimin e “çështjes Halili” në komunën e afërt, Bubendorf, shkruan bzbasel.ch. Komunat e tjera mund të ndjekin këtë shembull.
Siç është shkruar tashmë shumë herë gjatë viteve të fundit, familjes shqiptare Halili nga Kosova ka disa vite që i mohohej pasaporta zvicerane. Pas shumë peripecishë, bashkëshortja dhe fëmijët e Hamdi Halilit e kanë marrë këtë pasaportë ndërsa vetë kryefamiljari po përballet ende me refuzimin. Tashmë dy herë me radhë natyralizimin e tij e ka kundërshtuar Asambleja e qytetarëve e komunës Bubikon.
Këshilli i vendit ose asamblea qytetare është një institucion i demokracisë së drejtpërdrejtë zvicerane, ku marrin pjesë të gjithë qytetarët e komunës përkatëse me të drejtë vote, shkruan albinfo.ch
Në nivelin kantonal, çështja “Halili” ka dështuar për fare pak. Me 44 Kundër dhe 41 vota Pro, parlamenti i Kantonit Baselland ka fundosur para tri javësh një kërkesë parlamentare të bërë nga administratori i komunës së Bubendorfit, Thomas Noack (PS), transmeton albinfo.ch. Ai donte që vendimi për aplikimet e natyralizimit të vihej në kompetencën e organeve ekzekutive të zgjedhura siç është këshilli i qytetarëve ose këshilli bashkiak.
Kjo kërkohej pasi kosovarit Hamdi Halili i është refuzuar dy herë radhazi pasaporta e kuqe nga këshilli i vendit, i komunës Bubendorf.
Sidoqoftë, vetëm “çështja Halili” nuk ishte e mjaftueshme: natyralizimet mbeten edhe më tutje punë për asamblenë e qytetarëve në këtë kanton.
Ishte afër, por në fund mbizotëruan ato forca që nuk donin t`ia linin ekzekutivit mundësinë e vendimit për natyralizim, përcjell albinfo.ch. Kështu, “Çështja Halili” doli kundërproduktive për ata që ishin në favor të ndryshimit.
Ashtu si dhe më parë, në shumicën dërmuese të komunave të këtij kantoni, natyralizimi i të huajve mbetet çështje e legjislativit posaçërisht asambleve të qytetarëve.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri “Cybersecurity & Networking Night 2025” mblodhi me dhjetëra profesionistë të teknologjisë, inxhinierë dhe ekspertë të fushave...
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
-
Londër
Londër: Shqiptarja zgjidhet nxënësja më e mirë për vitin 2025, ftohet nga pesë universitete botërore
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor