Futboll
Celina tregon pse kaloi në Swansea
Bersant Celina ka folur për aventurën e re me skuadrën uellsiane

Futbollisti shqiptar, Bersant Celina, edhe zyrtarisht është prezantuar te skuadra e re e tij, Swansea City, shkruan albinfo.ch.
Ai kaloi nga Manchester City për rreth pesë milionë euro, derisa tani do të garojë në Championship.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe mezi pres të fillojmë sezonin e ri”, është shprehur Celina.
Ai ka treguar pse iu bashkua skuadrës uellsiane. “Kur kam dëgjuar se Swansea më ka kërkuar, nuk kam pasur asnjë dyshim. E di filozofinë e klubit. Kam qenë në Manchester City për një kohë të gjatë, dhe mendoj se ishte koha e duhur për t’u larguar”, ka thënë futbollisti nga Kosova.
Faqja zyrtare e Swanseas ka treguar historinë e tij. Ai u lind në Kosovë, por për shkak të luftës emigroi në Norvegji, aty ku e nisi gjithçka.
“Isha 15-vjeçar kur jam larguar nga Norvegjia për të shkuar në Manchester City. Isha në ekipin e të rinjve dhe gjithashtu kam luajtur në Holandë, që më ka ndihmuar shumë”, theksoi tutje Celina.
“Doja diçka ndryshe, dhe tani jam i lumtur”.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë Fat i madh për çiftin Bujupi në Britani: 600 mijë euro në loto...
-
Orkestra Simfonike e TKOBAP-së mahnit në Festivalin “Respighi Bologna 2025”
-
Bern
Shoqata “Bashkimi” në Bern organizon festë për 28 Nëntorin
-
Kosova, e vetmja përfaqësuese e librit shqip në Panairin e Frankfurtit
-
Ekspozitë: “Migracioni – E ardhmja në retrospektivë”
Jeta në Austri
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese Vjena gjobiti supermarketet për etiketa çmimesh të rreme dhe mungesë zbritjesh pas 1,200 inspektimeve; rrjetet e...
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026
-
Austri: Promovohet romanit autobiografik „KREUZTANNE“ nga Fate Velaj